Dy milionë euro besohet se do të kushtonte shitblerja e arit, që dyshohet se është vjedhur në dhomën e dëshmive në Policinë e Pejës. Pjesë e pazareve dyshohet se është bërë shefi i hetimeve të Policisë së Pejës, Ragip Bytyqi, së bashku me djalin e vëllait të të ndjerit Sali Kastrati, Kushtrim Kastrati.
Kushtrim Kastrati është tregtar ari së bashku me Xhemë Gashin dhe ata dyshohen se në bashkëpunim edhe me Ragip Hajdinin e hetuesin Ragip Bytyqi kanë kryer veprën penale të pranimit të mallrave të vjedhura dhe mashtrimit.
Në paraburgim ndodhen prej së shtunës kur ishin arrestuar në qytetin e Pejës gjatë një aksioni që kishte rezultuar me konfiskimin e një sasie ari, një pjesë e të cilit dyshohet se është vjedhur në fillim të këtij viti në dhomën e dëshmive në Policisë Rajonale të Pejës, shkruan Koha Ditore.
Gazeta ka siguruar dosjen fillestare të prokurorit të EULEX-it, Pascal Perssons, me të cilën ka arritur ta bindë një gjyqtar të EULEX-it që katër të dyshuarve t’ua caktojë masën e paraburgimit prej 30 ditësh.
hahahaha, po Ilir Meta vodhi arin e nje shteti te teru e nuk u be gje, ju po beni fiq fiq per 1 kile.
ciksi! kokelopa nuk e ka vjedhur i vetem arin shqiptar ai ka dy ortake qe e mbrojne .nanon dh berishen