Kryeministri i Kroacisë Zoran Milanoviç, i cili ka ofruar ndërmjetësim objektiv ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ka shprehur qëndrimin e politikës shtetërore të Kroacisë, ka deklaruar sot presidenti kroat, Ivo Josipoviç, raportojnë mediat serbe.
“Ne, në njërën anë kemi njohur pavarësinë e Kosovës dhe i dëshirojmë afirmim dhe sukses të plotë, ndërsa në anën tjetër me Serbinë, që e kemi fqinj, dëshirojmë të kemi marrëdhëniet më të mira të mundshme. Nëse në këtë mund të ndihmojmë edhe aktivisht, mendoj se ky është një hap shumë i mirë dhe një çështje po ashtu shumë e mirë,” ka thënë Josipoviç në manifestimin e jubileut të Fakultetit të Shkencave Politike, raporton gazeta serbe Blic.
Josipoviç sot është takuar me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, i cili për dy ditë vizitoi Kroacinë.
Unë nuk i vë në pyetja qëllimet tuaja dhe nuk sygjeroj asgjë qëllimkeqe ndaj nesh, por ja një pyetje: si do të ndiheshit ju si kryeministër i Kroacisë po të propozonte një ministër i Bullgarisë për ndërmejtësim rreth çështjes së pavarësisë së serbëve në Kroaci.
Ja që kështu ndihemi edhe ne si komb shqiptar. Natyrisht se qeveria jonë mendon ndryshe. Ministrat tanë nga Prishtina besojnë më shumë në shenjën e Mercedesit se sa në flamurin e kombit tonë. Nëse ju mund të ju ofroni këtyre “këtë ndihmë”, natyrisht se ju puthin juve këmbët.
Edhe një lojë e shovinistëve sllavo-serb, në kurriz të të sotmes dhe të ardhmes së shqiptarëve. Në popull janë të freskëta kujtime që rrëqethin, nga koha kur eshalonët e vdekjes policore ushtarake jugosllave, në kuadër të të cilave bënin pjesë edhe formacionet e specialcave kroat, të cilat në 100 vjeteshin e fundit na përbuzën, na rrahën, na burgosën na vranë e na masakruan. Mjafton të pyetën dëshmitarët e gjallë, fatmirësisht të cilët ende jetojnë, se çfarë përjetuan në Kampet e përqendrimit në Goli Otok, në Stara Gradishkë….etj., të cilat administroheshin nga këto dhelpra kroate, kushërinj të parë të serbëve, që tani paskan “ofruar ndërmjetësim objektiv ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.