Mësuesja me allti

9 Nëntor 2012, 13:17Rajoni TEMA

Një femër 36 vjeçare nga Mitrovica është arrestuar pasi i ka treguar armën një mashkulli, i cili kërkonte nga ajo t’i lironte banesën. Pas arrestimit, ajo është liruar në procedurë të rregullt nën dyshimin për armëmbajtje pa leje. E dyshuara është mësuese e gjuhës angleze dhe jep mësim privat

Askund nuk shkon pa revole. As kur jep mësim për nxënësit që duan ta mësojnë anglishten. Revolen “Ekol” mësuesja Valbona Peci e kishte me vete edhe të mërkurën kur kishte përfunduar mësimin privat me nxënësit. Sikur ta dinte se 34 vjeçari do t’i hynte në zyrë ku edhe do të kërkonte nga ajo që t’ia lirojë banesën në të cilën banonte. “Ashtu ishim marrë vesh”, i kishte thënë personi mësueses Valbona.

Duke mos duruar presionin e tij, mësuesja e anglishtes e hapi çantën dhe revolen e nxori mbi tavolinë. “Unë kam revole, ki kujdes çka po flet. Fol tash nëse guxon me fol. Pa këtë unë nuk shkoj kërrkund”, ishin fjalët që Valbona ia kishte thënë personit. Ky i fundit, tejet i frikësuar, menjëherë e ka lajmëruar policinë duke e paraqitur rastin si kanosje ndaj tij. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar mësuesen dhe e kanë dërguar në stacionin policor për t’i marrë deklaratën.

“Sipas deklaratës së ankuesit, e dyshuara thuhet ta ketë kanosur me armë, pasi të njëjtit kishin filluar një zënkë verbale për shkak të mospërmbushjes së një marrëveshjeje në mes tyre rreth një çështje pronësore”, thuhet në komunikatën zyrtare të Policisë nga rajoni i Mitrovicës./EXPRESS

9 komente në “Mësuesja me allti”

  1. raimondi says:

    Bravo Mesuese ! Ashtu ri gjithmone….

  2. Valbona Peci says:

    Se pari merrini informatat e sakta pastaj jepni nje lajm e jo po merrni lajme jo te sakta prej plehrave qe mjerisht e luajn rolin e policeve e ju e mbuloni tere opinjonon me genjeshtra te tyre.

    Mesuesja se pari nuk ju ka drejtuar personit fare me allti,
    se dyti pse nuk permendet edhe emri e mbiemri i personit tjeter qe gjoja mesuesja ju paska drejtuar me arm po veq emri dhe mbiemri i mesueses?
    se treti me rendesi eshte rezultati dhe e verteta e jo kjo qe ju lehni lidhje e pa lidhje se e kini flliq krejt Kosoven,

    Ne pyetje eshte qe te demtohet karriera e nje mesuesje shume efikase me 12 vjet eksperience pune e jo dhenja e nje lajmi te sakt.

    Krenohem shum qe jam nje mesuese qe e shfrytezoj emrin tim te vertete e nuk mbijetoj ne emrin e dikujt tjeter, e aq ma shume krenohem per mbajtjen e armes!!!
    Me respekt: Valbona Peci
    (Mesuesja me allti)

    1. raimondi says:

      Mesuese mos u zemeroni se shkrimi edhe pse mund te kete pasaktesi qe rjedhin nga informacioni i policise , prape flet me nota simpatie per ju

      Dhe ne qe e lexojme te perkrahim dhe Te urojme gjithe te mirat

      Peace !

    2. patrioti says:

      hahahha prsh zyshke

  3. kol Tivari says:

    Te lumte zonje.Perball nje maskilizmi te shfrenuar e idiot,arma asht menyra ma e mire.Ata qe nuk kan respektin per grate,jane pjesa ma e neveritshme e burrave.Edhe nje here pershendetje e respekt.

  4. FLORA says:

    Pershendetje mesueses ruaju nga ujqerit se shum jan ALLAHU TE NDIHMOFT,respekt jo nuk je e demtur .

  5. toni says:

    Bravo Valbon,ti kishim dhe ne ca mesuese si ti ne Shqiperi ndoshta Saliu dhe partia nuk do i perdorte per qellime politike,na jane mbushur shkollat me militante dhe partiake.flm

  6. Treviso says:

    Bravo zonja Flora, ke pasur fatin qe nuk je ndeshur me policine e Nardit.
    Policia ka vepruar shume mire ne drejtimin tuaj.
    Te pergezoj per veprimin qe ke kryer. Te uroj qe te punosh e qete ne profesionin tuaj, si mesuese e Anglishtes.

  7. Toni says:

    Duket qarte nje montazh shume qesharake ndaj zonjushes Valbona Peci. Ketu nuk eshte interesimi qe te behet nje informim kercenimi por nje hap per te demtuar imazhin profesional te asaj vajze sepse nuk permendet shume per kercenimin po per armen qe po e bartka gjdokund madje edhe ne mesim etj etj.
    Jam i sigurt qe sikur vajza ne fjale do ti kishte drejtuar armen atij personi qe spaska kurfar emri do ta kishte qelluar per vdekje

    Krenohem shume me ty mesuese!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje