Kuçi: Sa të kemi pare do ndërtojmë autostrada

12 Nëntor 2012, 21:59Rajoni TEMA

Ideja e ndryshimit të kahjes së autostradës “Ibrahim Rugova”, e dalë pas takimit të dytë të kryeministrit, Hashim Thaçi dhe atij serb, Ivica Daçiç, është hedhur poshtë nga numri dy i qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuçi, duke thënë se askush nuk mund t’ia ndryshojë rrugët Kosovës. Gjithashtu ai ka thënë se qeveria e Kosovës është e interesuar që në bisedimet e ardhshme me Serbinë të inkuadrojë edhe opozitën dhe shoqërinë civile.

Pas mbledhjes së kabinetit qeveritar në një konferencë për media, Hajredin Kuçi ka thënë se çështja e autostradës është ende si ide, por, siç ka thënë ai, logjika e qeverisë është që të bëhet nga buxheti i Bashkimit Evropian. Madje ai ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet kinse Serbia do ta ndryshoj kahjen e autostradës “Ibrahim Rugova”.

“Unë i kam dëgjuar ato dhe i kam parë në mediat tonë. Nuk ndryshon askush në Kosovë rrugë dhe ne e kemi një fobi çka të përmendet në raport me Serbinë. Sa të kemi pare kemi me maru autostrada dhe rruga e kombit u është ndërtuar tash. Kështu që nuk bëhen autostradat me vendime politike, por me vendime buxhetore. Brenda Kosovës çka të na merr mendja kemi me bërë, por duhet me bërë atë që kemi pare dhe ligj”, ka theksuar Kuçi.

Ndërkohë i pyetur rreth inkuadrimit edhe të opozitës apo oponentëve të tjerë në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, zëvendëskryeministri ka thënë se Qeveria e Kosovës është e interesuar për spektër më të gjerë të involvuar në këtë proces./RTVD/

5 komente në “Kuçi: Sa të kemi pare do ndërtojmë autostrada”

  1. pjeter gjini says:

    edhe ky duket hajn e tradhtar

  2. raimondi says:

    Shume mire ka folur zoteria –Tamam , prere, shkurt dhe qarte

  3. pw says:

    Emri i rruges te le per te deshiruar.

  4. Shqiptari nga Ballkani çuditës says:

    Si mund të bërtas haptas ministri i një shteti me 60% banorë të papunë: “sa të kemi pare kemi me maru autostrada” dhe “çka të na merr mendja kemi me bërë (do të bëjmë)”. Vetëm piratët flasin kështu. Ministri e bën atë që ka nevojë kombi së pari. Autostrada është shumë larg nevojave të tjera. Nuk i duhet Kosovës ose Shqipërisë rrugë për importim të mallrave nga Serbia, por fabrika të reja për vende pune. Rruga mund të pres. Autostrada pa ekonomi të shëndoshë është dobi për të huajin dhe nënshtrim i kombit për interesat nga jashtë.

    Njeriu është shumë më i zgjuar se sa makina. Ai ka mundësi ta shes veten.

  5. Shqiptari nga Kosova says:

    Kjo eshte shkurtpamesi dhe mungese e theksur kreativiteti.Prapa kesaj me gjase megjithate fshihet mundesia per perfitime qindramilionshe sic ndodhi ne Shqiperi me Rrugen e Kombit. Cfare jane keta qe dine te ndertojne autostradat me te shtrenjta ne bote. Hajdute e asgje tjeter!
    Edhe rruget nacionale te ndertuara me pak para na mjaftojne neve, ne Shqiperi e Kosove.
    Duhet investuar ne bujqesi, blegtori, ne ekonomine e vogel e xehtari.
    Duhet hapur perspektive te rinjve qe te punojne e te jetojne me donjitet e ne mireqenie, duke e dashur e jo share vendin e tyre qe nuk ju afron asgje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje