Gjukanoviçi ditët e ardhshme pritet të publikojë përbërjen e kabinetit të tij të ri qeveritar. Por opozita e ka kritikuar rikthimin e tij si hap prapa për demokracinë e Malit të Zi.
Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç ia ka besuar Milo Gjukanoviçit mandatin për formimin e qeverisë së re malazeze. Kjo ka qenë kërkesë e partisë demokratike të socialistëve të Gjukanoviçit, e cila në zgjedhjet e 14 tetorit 2012 siguroi numrin më të madh të mandateve në Kuvendin Republikan.
Zëra pro dhe kundër rikthimit të Gjukanoviçit
Gjukanoviç, i cili ka kaluar më shumë se dy dekada në funksionet me të larta shtetërore të Malit të Zi në vitin 2010 u tërhoq nga posti i kryeministrit. Emërimi i Millo Gjukanoviçit si kryeministër i vendit komentohet në forma të ndryshme në Mal të Zi. Nga njëra anë partia në pushtet dhe partnerët e koalicionit të saj thonë se në kohën e krizës Mali i Zi ka nevojë për një politikan të fuqishëm, i cili t’u bëjë ballë sfidave që e presin vendin. Nga ana tjetër opozita thotë se në postin e kryeministrit është një hap prapa për demokracinë e Malit të Zi.
Ranko Krivokapiç, kryetari i partisë socialdemokrate partnere e koalicionit qeveritar, thotë se vendin e presin sfida të mëdha e nisur nga përvoja që ka, Gjukanoviçi është në gjendje t’u bëjë ballë këtyre sfidave. “Ai nuk rikthehet për t’u afirmuar më tej, por për shkak se situata është shumë e vështirë dhe ne duhet të zgjedhim ekipin më të mirë për përballimin e krizës.”
Opozita thotë se Gjukanoviçi nuk është në gjendje të ndyshojë vetveten e jo më Malin e Zi. Sipas kryetarit të partisë socialiste popullore Srdjan Miliç: “Ata që e kanë sjellë Malin e Zi në këtë pozitë, vështirë se mund t’i zgjidhin problemet. Malit të Zi i duhet një politikë serioze për të luftuar varfërinë dhe për t’u bërë ballë të gjitha sfidave të tjera që na presin gjatë rrugës drejt integrimit evropian.”
Shkreli: Shqiptarët në Mal të Zi kanë arsye ta përkrahin Gjukanoviçin
Ndërkaq Luigj Shkreli, deputet nga rradhët e Partisë Demokratike të socialistëve në pushtet thotë, se shqiptarët në Mal të Zi kanë arsye ta përkrahin Gjukanoviçin dhe të jenë pjesë e ekipit të tij qeveritar. Luigj Shkreli: “Mos të përmendim vitin 1999 ku në Mal të Zi gjetën strehim mbi njëqind mijë vëllezër e motra nga Kosova, meritë e z. Gjukanoviç, por njohja e Kosovës, marrëdhëniet e shkëlqyera me shtetin e Shqipërisë, hapja e pikave kufitare, fakulteti, materniteti, duhet ta pranojmë se të gjitha këto ndonëse nuk e kanë çuar deri në përsosje pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi, por absolutisht që gjendja ka lëvizur nga vendi dhe po ecën përpara.”
Mbetet që Gjukanoviç në ditët e ardhshme të publikojë përbërjen e kabinetit të tij të ri, i cili sipas të gjitha gjasave do të përbëhet nga koalicioni tashmë në pushtet si dhe partitë e popujve pakicë: Partija Boshnjake, Iniciativa qytetare e Kroatëve dhe Koalicioni i shqiptarëve./DW
Kryetari i fisit me te madh eshte kryetar i shtetit. Keshtu funksionon ne kete shtet sllavo-shqiptar.
Z.Luigj shkrela mir se pote duket se shqiptart e malit te zi ja paskan borxh gjukanovicit apo na tregon ti luigj gjukani 18 shqiptar ci i rrahen e i torturuan pa kurr far vertettimi vecse ishin shqiptar dhe foleshin per te drejtat e tyre u burgosen nga gjukanoviqi po per luften e dubrovnikut e tiera et tiera ci bani gjukani yt zot rrote luigj cka bane ti per shqiptar per se ije handikap ne kam e kam ditur por per se ije ne krye se kam ditur aj njeri i cili nuk don vehten aj smundet me qit dikan tieter per tme dashur se dashuri me rrena nuk zgjat por jekshtu bjen mini ne hekura kadal kadal .
SNA RR…neve per malin e zi..
Luigj Shkrelit i doli boja se eshte meshef mjafte pas perdes te Gjukanoviqit , eshte meshefur per injorantat qe nuk shofin me larg se hunda e tyre se ai ka qene ne sherbim te sigurimit malazias si Lulanaj (Dinosha) dhe Sinishta. Cfare duhet te bejme me kesi agjentave te regjur titiste, keta ishin kunder Millosheviqit por jo titizmit dhe komunizmit te tij.
Vendi eshte ne mjerim per shqiptaret ne vendlindje nje kondidat doli Anton Lulgjuraj dhe te gjithe keta me Gjukanoviqin te bashkuar dhe e fksun popullin dhe bertitshin titistet se don shqiptaret me shume se te tjeret! Kjo eshte e natyrshme qe don kombin tande me shume po te pytesesh Gjokanoviqin ke don me shume shqipetarin apo malaziun ai do pergjigjet: “se ti qenke injorant”! Gjukanoviqi me ndihmen e Berishes tone burgosi dhe torturoje nje mori vetem se kerkuan me shume te drejta njerzore, shume prej shqiptaresh qe u torturuen qene pleqe e plaka 80 vjecare, 25 te burgosur e ne kerkim. Keta agjente te shitur nuk lejojne te marrin fryme shqiptaret bashhkombas. Gje qe bera thirrje Aleances Kuq e Zi per te nderhy per te drejta te tyre. Dhe mos tu besohet ship folesve agjente te titizmit malazias nuk reformohen per pa vdeke.