Gjykata e Strasburgut detyron Serbinë t’i paguajë pensionet e Kosovës

13 Nëntor 2012, 18:37Rajoni TEMA

Gjykata e Strasburgut detyron Serbinë lidhur me katër problemeve të mëdha, të cilat ka filluar ose do të fillojë t’i zgjidhë, ka thënë përfaqësuesi juridik i Serbisë para kësaj gjykate, Slavolub Cariç.

Siç shkruan gazeta “Veçenje novosti”, grupi i dytë i problemeve ka të bëjë me pensionet e Kosovës, të cilat Serbia duhet t’i paguajë pas aktvendimit të plotfuqishëm në rastin Grudiç (çift bashkëshortor nga Kosova me vendbanim në Novi Pazar, i cili kohë më parë ka fituar kontestin kundër shtetit të Serbisë), transmeton Qik-u.

Fjala është për borxhet ndaj pensionistëve të kombësisë shqiptare, por edhe serbe dhe boshnjake, të cilat lindën pas vendosjes së protektoratit ndërkombëtar në Kosovë. Ministria serbe e Punës dhe e Politikës Sociale ishte justifikuar se nuk kishte qasje më në dokumentacionin e pensionistëve dhe se nuk kishte pagesa nga Kosova në Fondin e Sigurimit Pensional të Serbisë. Por Gjykata evropiane ka konkluduar se pensionistët nuk janë fajtorë për këtë dhe se u është mohuar e drejta për pronën.

Sipas gazetës, kjo çështje me siguri do të zgjidhet në kuadër të bisedimeve Beograd- Prishtinë

Problemi tjetër ka të bëjë me kursimet e vjetra devizore, që prek edhe shumë kursimtarë të Kosovës.

5 komente në “Gjykata e Strasburgut detyron Serbinë t’i paguajë pensionet e Kosovës”

  1. Pelasgian says:

    e sa e sa shqiptar nga kosova kan parate e bllokuara ne bankat serbe .
    edhe per kte te bisedohet

  2. BERISHA LARGOHU, DO TE VOTOJ KUNDER PS-SE, LSI-SE, PD-SE AK-SE, DHE ASAJ PDIU-SE. says:

    Pershendes vendimin e gjykates se Strasburgut.

  3. Ramy says:

    Problem me serbin ?
    Kemi solucionin efikas “Niku me dylbi”. 100 % te garantuar per 24 ore pensionet vine direkt tek ju.

    1. Xen Berish Deledashi says:

      me mire te dergojme sllobodanken apo burrin e saj, baben tend shpirteror saliun. E sigurt qe zgjidhin pune

  4. era says:

    Ramy pi nje çaj kamomil! Sa ta paska prish gjumin ku niku me dylbi mo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje