Gjermania Natali Velija dyshohet se nuk i ka marrë 1.4 milionë eurot të gjitha për vete, por i ka derdhur në katër llogari bankare si ryshfet për zyrtarë të shtetit. Për këtë ajo ka qenë e gatshme të dëshmonte të hënën në Prokurori për të “zbardhur korrupsionin” në Ministrinë e Punëve të Brendshme, por, sipas mbrojtësit të saj, prokurorët e rastit nuk kanë dashur ta dëgjonin. Të martën, nuk ka pranuar të fliste fare gjatë një tentative për ta intervistuar, sepse ka thënë se nuk është në gjendje të flasë.
Burime brenda procesit kanë thënë se pronarja e kompanisë “Consulting EU Sh.p.” ka transferuar mbi një milion euro me katër kosovarë si ryshfet të tenderit prej 14 milionë eurosh për prodhimin e pasaportave të fituar nga kompania austriake “Österreichische Staatsdruckerei” .
Gazeta “Zëri” pati raportuar kohë më parë për keqpërdorimet që po ndodhin në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Një milion e katërqind mijë euro të kësaj ministrie, me të cilat do të duhej të paguhej kompania austriake “Osterreichische Staatsdruckerei” (OSD) për prodhimin e mijëra pasaportave kosovare, janë “avulluar”.
Gjatë një hulumtimi, “Zëri” kishte mësuar se shuma e parave është zhdukur në Prishtinë, dhe atë nga përfaqësuesja e OSD-së në Prishtinë, Natali Velija, e cila, pasi i ka marrë paratë nga dikasteri i brendshëm, nuk i ka përcjellë ato te kompania të cilën e përfaqëson.
Burime të besueshme të “Zërit” brenda MPB-së kanë bërë me dije se gjermanja këtë veprim e ka ndërmarrë falë bashkëpunimit të saj edhe me disa zyrtarë të lartë të MPB-së.
Mos gaboj gazeta Zeri ishte ajo qe denoncoi Sali Berishen per hedhjen ne ere te projektit te interkonjeksionit me Kosoven, per hater te Fazllicit. Bravo
SA MIRE DO ISHTE QE GAZETA TEMA TE IVESTIKONTE DORIS PARK APO ATE TE O.S.B.E.(QOFTEN) NE TIRAN SEPSE NE MENDONIM GJERMANET NUK BEJNE DALLAVERE
2 vite i jetova ne gjermani me hajduta dhe plehra nuke i gjene ne bote ku me ofruan edhe pashaporten lirija e drejtesija qetesia jane vetem ketu ne Australi