Nis aplikimi për veteranët, i pari aplikon Thaçi

14 Nëntor 2012, 20:57Rajoni TEMA

Nën drejtimin e ministrit të Ministrisë së Forcës së Sigurisë, Agim Çeku u mbajt takimi i radhës i komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të UÇK-së, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Çeku vlerësoi se dinamika, e cila ishte e përcaktuar nga komisioni, është duke u zbatuar pikërisht në përputhje me vendimet e komisionit.

Pasi janë përfunduar të gjitha obligimet e marra nga ana e komisionit, procesi i verifikimit të statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të UÇK-së do të fillojë nesër.

“Janë shtypur dhe janë shpërndarë formularët për të gjitha kategoritë në të gjitha zyrat e këtyre shoqatave të këtyre kategorive, në të gjitha komunat e Kosovës. kështu që, që nga nesër, veteranët, familjet e dëshmorëve, invalidët, i ftoj që të drejtohen drejt zyrave të shoqatave të tyre nëpër komuna, t’i marrin aplikacionit, t’i plotësojnë ato, dhe t’i dorëzojnë aty ku i kanë tërhequr”, tha Çeku.

Kryetari i Komisionit, Agim Çeku shpjegoi se të gjithë veteranët duhet që në komunën ku jetojnë dhe aty të aplikojnë dhe të shkruajnë ku kanë shërbyer, vendin, skuadrën, togun, batalionin dhe brigadën. Seleksionimi nga ana e Sekretarisë së Komisionit do të bëhet në bazë të brigadave dhe njësive ku kanë shërbyer ata.

“Veteranët duhet të dinë se nuk kanë nevojë që të vrapojnë pas komandantëve, të kërkojnë nënshkrimin e tyre. Mjafton që në formular të cekin njësinë ku kanë qenë, zonën operative ku kanë vepruar, dhe pastaj vetë komandantët do të ftohen që të vërtetojnë atë që aplikantët e prezantojnë”, ka shpjeguar Çeku.

Ndërkaq, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se të enjten në ora 10:30, në zyrat e kësaj organizate, ndër të parët që do të aplikojnë për njohjen e statusit të veteranit do të jenë kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Mbrojtjes, Agim Çeku.

“Ish-drejtori i Drejtorisë Politike të SHP të UÇK-së, Kryeministri i Republikës, z.Hashim Thaçi dhe ish shefi i SHP të UÇK-së, Ministri i FSK-së, z.Agim Çeku, do të plotësojnë aplikacionet e para, për njohjen e statusit të veteranit të UÇK-së”, thuhet në njoftimin e OVL të UÇK-së. /Zëri/

11 komente në “Nis aplikimi për veteranët, i pari aplikon Thaçi”

  1. Sem Luma says:

    Mire ka bere, eshte send qe i takon. Respektin dhe mirenjohjen per angazhimin e tij ne lufte, nuk mund t´ja konstestoj askush. Angazhimi i tij ne Luften e UCK-se dhe te qenurit Kryeminister ne detyre me 17 shkurt 2008 (Shpallja e Pavaresise se Kosoves) – jane gjera qe do ta nderojne cdo here Hashim Thacin.
    Ndersa veprimet e tija (tani si kryetar qeverie) mund dhe duhet te kritikohen.
    Zhgenjimin me te madh me fjalet dhe veprat e Hashim Thacit e kam perjetuar vitin e kaluar, kur ne nje interviste dhene Radios Evropa e Lire ishte kategorik se nuk do te kete pranim te fusnotes 1244 ne emrin e Kosoves ne takimet rajonale, dhe pa kaluar dy-tri dite i hengri fjalet…

  2. taxhmedin ismaili says:

    Pershendetje: Shtrohet pyetja per ish pjesetaret te UCK qe kan qen nga maqedonia se qka do behet me ata a do te i takoj kjo oferte aplikimi ? dua te falemderoj ne emer te gjith luftetareve te UCK ne kosove dhe ne emer timin Z.kryeministrin e kosoves Hashim Thaqi qe ka marun kete inicijatove. ju lutem te me ktheni pergjigjen , falemderit juve .

  3. faton rama says:

    a munda me gjet aplikaconin ne web faqe per veteranet e luftes edhe si shkon procedura per me apliku ? un e kom dajen veteran te luftes asllan shala ka qen ne koshare ne brigaden 138 agim ramadoni komandant rrustem berisha . asllan shala tash gjindet ne franc edhe nuk po din si me apliku online apo si shkon procedura e aplikimit . ju lutem me ktheni nje pergjegj sa ma shpejt qe eshte e mundshme

    me respekt te veqant faton rama nga lagjja kroi i vitakut ne mitrovic .

  4. blerim mustafa says:

    ju lutem a ka mendesi te ma dergoni formularin se si duhet te aplikohet nga kosove si deh nga jashte konkretisht nga italia.
    ju faliminderit…

  5. Bardhi says:

    Nuk besoj se edhe tashti do zvogelohet numri i veteraneve te luftes.Ngase ka shume djem e vasha qe jane stolisur me libreza te veteraneve pa qene asnj dite ne UCK,bile pa e pare fare luften.Ka mjaftue qe nje nga anetaret e e familjes te kete qen ne lufte dhe te kete shoke te forte ne krye te batalioneve,brigadave e Zonave.Ai u ka bere libreza te lira si te blehen libreza nxnesish neper librari.Ky esht turpi me i madh qe mund ndodh tek ne.Bile ata qe jane te tille rrefehen me shume se kane luftuar.E tashti eshte mire qe dikush te shkoj ne pergjegjesi,por une mendoj me shume pergjegjesi i takon qti qe e ka firmos se sa ati qe ja ka ber te mundshme librezen.Shume prej tyre kane gezuar shume te mira,bursa,banim ne konvikte,regjistrim ne fak. e shkolla e te mesme.Bile ka edhe deshmor qe jane falsifikuar,jane vrare si civil e permes dajallareve e shokeve te tyre i kane ftur nepe varreza deshmoresh,u kane bere permendore,cdo vit u kendojne hymne,pa qene asnje dite ne lufte.Ka edhe te tille as qe jane plagosur e gezojen te drejta si te plagosur.Ky esht TURP.Te afermit,udheheqesit dhe ushtaraket e njemendete e dine,i njohin te tillet,familjet e tyre.I dine edhe qe u kane sherbye me te paverteta dhe leshim dokumentesh falso,qofte si te njohur,qofte per nje dreke te majme apo qofte edhe pagesa me leke.

  6. Zeqir Lekaj says:

    Si dhe ku mund te aplikojm ma se lehti apo ku te orjentohemi ne qe jetojm ne Zvicerr. me nderime Z.L.

    1. Fadil Rekaj says:

      ku mund ta dergoj ankesen me qense emri im nuk gjindet ne mesin e MM te RKS ne eksil

  7. fitim thaqi says:

    esht nje mundesi emir me zvoglu numrin . le te dahen ne dy grupe ata ushtaret qe kan qen, 1998 me ata kur i ka ra nato.24 03 1999 mos ti shtijn ni list,me nje vend se ata qe kan fryr listen i kan shti mas 24 03 1999 ka mundesi mi hjek ju pershendes fitimi obiliq

  8. Doda says:

    a ka mundsi dikush te ma tregoj ku mundem ta gjej formularin permes internetit ju faliminderit

  9. ardiana says:

    kam nje pyetje nese ka mundesi te me prgjigjeni,bashkeshorti ka qene pjesetar i UçK dhe i plagosur a ka kohe per aplikim,ku mund te marr aplikacionin dhe a kam te drejte une si bashkeshorte te aplikoj.
    Flm per mirekuptim pres pergjigjen tuaj
    Me respekt

  10. kam deshir te aplikoj per fsk po nuk po di si te aplikoj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje