Natali Velija, shtetase gjermane, e arrestuar para dy ditësh për përfitimin joligjor të 1.4 milion eurove, që ishin deponuar për të paguar pasaportat biometrike të Kosovës, pranon se të gjitha këto para i ka marrë, por më pas ato ua ka dhënë zyrtarëve të lartë vendorë.
Por, para se të publikojë emrat e të gjithë mitmarrësve, ajo ka kërkuar siguri nga autoritetet ndërkombëtare. Kërkesa e saj ka ardhur të mërkurën pasdite në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, ku ndaj saj dhe Fisnik e Betim Blakajt, është mbajtur seanca për caktim të paraburgimit dhe atë pas kërkesës së prokurorit ndërkombëtar të EULEX-it, Pascal Persoons.
Gjyqtari i procedurës paraprake Vehbi Kashtanjeva, ka miratuar kërkesën e prokurorit për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për Natali Velijan, ndërsa për vëllezërit Fisnik e Betim Blakaj ka vendosur që t’ua caktojë masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej tridhjetë ditësh.
Pavarësisht se Velija ka kërkuar siguri, duke aluduar që të jetë dëshmitare e mbrojtur me qëllim të zbulimit të shumë informatave rreth këtij rasti, asaj paraburgimi i është caktuar si e dyshuar për veprën penale të mashtrimit, për vjedhje të rëndë, për veprën penale të shpërdorimit, atë të keqpërdorimit të besimit, veprën penale të falsifikimit të dokumenteve dhe rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve…./Zeri
perendimoret jan hajdute, por moderne.
E shkreta, cpati qe ju fut ketij muhabeti.
E kupton ajo se me ke do kete te beje. Organaizatat kriminale kosovare
jane shume me mire te organizuara se cdo strukture shteterore dhe vetem
nje menyre ka per ti zhdukur. Ti hetosh me struktura te fshehta, jo ato
zyrtare. Dhe mbasi sigurohet informacion i sakte por qe fatkeqesisht
smund te perdoret zyrtarisht, tu futet nga nje plumb ne koke.
Kjo femer “e shkrete”, do gjendet e vdekur dhe me versionin zyrtar “Vrau veten”.
Plumbin duan te tere qe vjedhin, sidomos ato te lidhur me pushtetin.
Ne qytetarët “e ndershëm” në Kosovë nuk e kemi jetën të sigururtë vetëm pse ne e dimë se ata e dinë se ne e dimë, e le më po të na kishin paguar “ata” neve një milionë euro për diçka.