Në Kosovë veprojnë mbi 20 organizata kriminale serbe

17 Nëntor 2012, 11:37Rajoni TEMA

Në veriun e Kosovës, të banuar me serbë, veprojnë së paku 21 grupe të organizuara, të cilat autoritetet shtetërore i dinë për struktura vandaliste e kriminale, shkruan sot “Koha Ditore” në vazhdimin e dytë dhe të fundit rreth pranisë së formacioneve militante politike e fetare serbe. Formacioni më i organizuar është lëvizja popullore serbe “SNP 1398”.

Një burim i gazetës i afërt me strukturat e sigurisë së Kosovës, i ka treguar “Kohës Ditore” në kushte anonimiteti për të gjitha grupet aktive që funksionojnë në veri. Gjashtë i ka përshkruar në detaje. Ka treguar se kush i drejton ato, kë kanë në përbërje dhe ku e kanë selinë.

Gjykata Kushtetuese e Serbisë një ditë më parë ka marrë vendim për të mos ndaluar veprimtarinë e organizatës “SNP 1398”, aktivitetet e së cilës përbëjnë problem edhe për vetë fqinjin verior të Kosovës.

1 komente në “Në Kosovë veprojnë mbi 20 organizata kriminale serbe”

  1. bela e madhe says:

    Vazhdoni i lini te veprojne e te marrin fryme lirisht, se sot jane kriminele, neser perkrahen nga serbet e mitrovices e i hyjne politikes, pasneser me mbeshtetjen e botes u fusin shqelmin shqiptareve nga Mitrovica !
    Po ju keshtu vazhdoni me mendjen te hajdutlleku, tufa e qepes e rakia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje