“Mbrojtja civile” e Serbisë mban ushtrime në veri

18 Nëntor 2012, 15:40Rajoni TEMA

 Organizata serbe, e ashtuquajtur “Civilna zastita” apo “Mbrojtja civile”, ka paralajmëruar për sot mbajtjen e ushtrimeve simuluese në veri të Mitrovicës.

Ky organizim thuhet se zhvillohet nën përkujdesjen e Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, e cila drejtohet nga Aleksandër Vulin.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës thonë se nuk kanë marrë asnjë kërkesë për organizimin e ushtrimeve të tilla.

Por, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se, në bazë të informacioneve që ka policia, organizata “Mbrojtja Civile” do të demonstrojë një ushtrim të reagimit në rast të emergjencave apo situatës së zjarrit.

“Policia do të mbledhë informata dhe do ta luajë rolin në kuadër të përgjegjësive që ka për rendin publik”, ka thënë Hoti.

“Mbrojtja Civile”, nga institucionet e Kosovës konsiderohet si strukturë paralele, e cila vepron në veri të vendit.

1 komente në ““Mbrojtja civile” e Serbisë mban ushtrime në veri”

  1. Tironsi "ZZ" says:

    Nuk do te habitesha sikur te mbanin ushtrime edhe ne “Bulevardin Deshmoret e Kombit” ne Tirane.
    Karaxhiqin Sali e kemi ne krye. Qeveria eshte komplet e shitur tek serbet; Nishani, Berisha, Imami …
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/sali-karaberisha.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje