Georgievski: Mësoni gjuhën shqipe nëse dëshironi që të keni ardhmëri në Maqedoni

18 Nëntor 2012, 19:26Rajoni TEMA

Ish-kryeministri dhe lideri i VMRO-Partia Popullore, Lubço Georgievski ka theksuar se maqedonasit patjetër duhet të mësohen të bashkëjetojnë me shqiptarët.

Ai këtë e ka theksuar në një intervistë për “Evropa e Lirë” duke folur për marrëdhëniet ndëretnike dhe idenë e tij të vjetër për shkëmbim territoresh midis shqiptarëve dhe maqedonasve.

“Tashmë nuk ka projekt për shkëmbim të territoreve. Tani mësoni gjuhën shqipe nëse dëshironi që të keni ardhmëri në Maqedoni. Këtë e flas disa herë, dhe këtë e them edhe në mënyrë simbolike, sepse besoj se është realitet. Mendoj se një nga handikepet më të mëdha të popullit maqedonas në këtë shtet të përbashkët është se shqiptarët e dinë gjuhën tonë, ndërsa ne nuk dimë gjuhën e tyre. Ky është realiteti. Ne duhet të mësohemi që të jetojmë me shqiptarët, ne patjetër të sillemi më tolerantë, ne patjetër duhet të dimë se çdo përmendore e ndërtuar sipas një rrëfimi të rrejshëm iriton shqiptarët dhe për fat të keq ky iritim s`ka të bëjë vetëm me shqiptarët”, theksoi ish-kryeministri Georgievski, i cili tashmë është pjesë e koalicionit të gjerë opozitar me Lidhjen Social demokrate në Maqedoni.

Sipas tij, maqedonasit kanë humbur komunitetet si maqedonasit mysliman dhe torbeshët në momentin kur filluan të rrëfejnë përralla për Maqedoninë antike, sepse edhe ata u gjetën të fyer në ato rrëfime. “Mendoj se dalngadal do të humbasin të gjitha bashkësitë etnike minore, duke rrëfyer të kaluarën tonë përmes përrallave të famshme, duke mos shikuar se demografia po na shkrin si popull dhe si komb. Unë mendoj se ne po jetojmë në një hipnozë dhe sa më shpejt të zgjohemi nga ajo hipnozë do të ishte më mirë”, ka theksuar Georgievski.

I pyetur se a mendon se në stabilitetin e përgjithshëm në Maqedoni do të ndikonte tejmase, inkuadrimi i një partie shqiptare në koalicionin e përgjithshëm parazgjedhor opozitar, lideri i VMRO-Popullore deklaroi se absolutisht do të ishte në të mirë dhe se koalicioni i përgjithshëm opozitar po punon në këtë drejtim për të krijuar një imazh të ri. “Për ne do të ishte ideale të hyjë një parti shqiptare në bllokun tonë, për të demonstruar një realitet të ri demokratik dhe multietnik në Maqedoni. Këto tentime nga ana jonë akoma nuk janë mbyllur dhe ne po bëjmë përpjekje që kjo të realizohet. Besoni nëse kjo nuk ndodhë, ne nuk do të jemi fajtor, për shkak toleranca jonë në këtë drejtim është shumë e madhe”, deklaroi Lubço Georgievski.

Ai ka theksuar se di shumë gjëra personale për krerët aktual të VMRO-DPMNE dhe kryeministrit Nikolla Gruevski dhe se nuk dëshiron të ngacmohet në këtë drejtim. Sipas tij, nëse do të ketë ndonjë tentim kundër tij, atëherë ai do të kundërpërgjigjet. (INA)

18 komente në “Georgievski: Mësoni gjuhën shqipe nëse dëshironi që të keni ardhmëri në Maqedoni”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Prisni edhe pak sa te shporrim Saliun, se po filluat ta mesoni tani, sdo tju marrin vesh, se eshte ne mode gjuha e ceceneve te Saliut, gjuhe qe shume shpejt do dali jashte perdorimit per arsye teknike.

    1. ilir says:

      Georgievski eshte sllavi i pare qe e kupton se nuk mund ta shembesh murin me koke!!

    2. Epirioti says:

      Ky IshKryeministri Georgevski po me Habit koheve te fundi me keto Deklarata Realiste, por smbaj mend nese ishte i tille kur ishte ne pushtet. Mos Valle ka ZBULU ndonje RRENJE ORTODOKSE SHQIPTARE Ky si shume Akademike qe sot bejne pjes ne AKADEMINE e SHKENCAVE te MAQEDONISE dhe Nuk e Deklarojne qe jane Shqiptar Ortodoks per shume Arsye….. qe Shqiptaret e Maqedonise i dine me mire….. Mister i gjalle….. Mbetet per tu studiuar Origjina e ketij IshKryeministri….

  2. pjeter gjini says:

    biles vone po filloni me pranu rrealitetin ,,sllav hesapi ………………..

  3. me pelqejne says:

    Me pelqejne maqedonasit. Ne tranzicion su degjuan njehere per keq. Vetem shqiptaret. Dua te them shqiptaret e shqiperise me salen ne krye u ben nje shembull negativ ne gjithe bote. Gjithe bota na merr si shembull dhe na permendin si shembull negativ.
    Shqiptaret e maqedonise nese duan paqe dhe te ardhme duhet te integrohen me maqedonasit.
    Larg sales, larg shqiperise eshte e ardhme me e mire per brezat e rinj maqedonas.
    Harroeni horrorrin sali dhe shqiperi.
    22 vjet horror.

    1. XHEVDET BASHA says:

      “Horrorri shqiptar” qe permendni ju i/e nderuar ka bere qe juve te njeheni si nje pakice kombetare ne Maqedoni. Komenti yt nuk me cudit sepse keni 22 vjet qe villni vetem vrer per Shqiperine dhe shqiptaret qe ju ndihmuan ne ditet me te veshtira. Juve shpresoni akoma qe kuajt e Tyrqise te pijne uje ne gjolet tuaja. Ato kohe iken.Qendroni afer Shqiperise dhe shqiptareve se do ju haje ujku….

    2. Dashamiresi says:

      Zoti “Keto me pelqejne”,me dukeni plotesisht nje prodhim “Made in Berisha”,shqiptar i bastarduar,qe punon si kolone e peste e sllaveve.

  4. Tema says:

    Tema, mund te me jepni nyjen e artikullit origjinal? Faleminderit ?

  5. Doni ALBO says:

    Ashtu eshte bishe sllave, jepi shembull edhe ketyre kopilave filogreke qe komentojne ketu qe ardhmeria eshte e Shqiptareve e jo armiqeve tone greko-sllave.

  6. Dr. Vehip (Veip) Proda says:

    Me vjen mire, per kaq sa lexoj, qe Lupco Georgievski, ish-kryeminister i Maqedonise, ka filluar te kthjellohet (ne se s`behet ne kuader te fushates zgjedhore-ne se s`eshte taktike elektorale), cka tregon se, mbase, clirohet nga demonet e shovinizmit dhe te ultranacionalizmit! Nuk eshte vone per te reflektuar, por sinqerisht! Kombin maqedonas dhe Republiken e Maqedonise, ndonese me dhembje, kane qene shqiptaret te paret, qe i kane njohur. Por kete, shovenet na e moren per dobesi! Ata kishin harruar se na kishin tkurrur e ngjeshur aq shume sa, kur doli nje rreze Dielli, shqiptaret natyrshem filluan te “bymehen”. Edhe ameba njeqelizore bymehet ne te ngrohet dhe tkurret ne te ftohet e jo me nje komb!
    Maqedonasit, ne se duan shtet, ben ta pranojne ndergjgjegjeshit bashkejetesen me shqiptaret dhe t`i respektojne ata, sepse jetojne ne trojet e tyre etnike, qe jane te patjetersueshme. E theksoj: t`i respektojne, s`them t`i duan cka do te ishte ne te mire te tyre, po ta ndjenin.
    Ndonje shqiptar qe, “per inat te vjehrres kerkon te shkoje me mullixhine”, ben mire t`i therrase mendjes! Gjej rastin te bej edhe nje thirrje tjeter, te cilen e kam lansuar edhe me pare, per te gjithe shqiptaret ne Kosove dhe ne viset e tjera etnike shqiptare ne Maqedoni, ne Mal te Zi, ne Serbi dhe ne diaspore: Gjate 100 vjeteve nen pushtimin e eger serbosllav, UDB-a dhe pararendeset e praparendeset e saj, kane bere shume rekrutime ne radhet e shqiptareve, ne rrethana te veshtira ekzistenciale per ta e familjet e tyre ne shumice, pa harruar ata qe jane vene ne sherbim te armiqve te Kombi Shqiptar me vetedashje, per “benefice”! Sot, cdonjeri prej tyre, e ka per detyre t`ua tregoje kete fakt femijve, nipave e mbesave, ne menyre qe ata te jene te parapergatitur, sepse nje dite, sherbimet sekrete serbe e te tjere, do t`u trokasin “pinjolleve” ne dere dhe do t`u kerkojne venien e tyre ne sherbimin e qarqeve kundershqiptare! Kur ata do te kundershtojne, qarqet shoveve do t`u vene ne tavoline materialin kompromentues-qenijen e te parit ne sherbim te tyre ! “Pinjollet”, te gjendur para nje te panjohure tronditese, mund te nenshtrohen. Por, kur e dine, i kane marre masat dhe demi minimizohet ne maksimum! Kjo vlen edhe per shqiptaret ne Cameri dhe ne trojet e tjera etnike shqiptare ne Greqi, si dhe kudo gjetiu!

    1. Horri i Bulevardit says:

      Jam shume dakort me ju.

  7. qeparo says:

    duhet edhe te kthehen ne muslimane, pa imanin e allahut ska te ardhme te ndritur

  8. boss says:

    si duket ika ra,,nfije,, georgievski, realiteti eshte se maqedonet jane pakice kosmike kundrejt shqiptarve

  9. Cakalli7 says:

    e mo kukulla e turqve qe je bere gazi i botes kudo neper bote, sa shume te duan amerikanet

  10. Zigur Qarri says:

    A do te ishte me me leverdi fqinje direkt me Bullgarine ose direkt me kulturen bullgare,apo me kulturen fantazem maqedonase?
    Gjithesesi me armiqesi te perjeteshme nuk shkohet larg.Shpresojm qe fqinjet tane ta akceptojn se kohet kan ndryshuar ne favor te shqiptareve,qe te kuptojn se faktori shqiptar ka fitur terren ne Ballkan dhe eshte i rendesishem dhe me leverdi per ta pasur partner.

  11. E ARDHMJA E SLLAVOMAQEDONIS KA VETEM DY RUGDALJE
    1. OSE DO TE SHKARTOHET NE 4 PJES (KJO NUK JU KUVENDON SHQIPTARVE)
    2. OSE BRENDA DISA VITEVE KY SHTET SIQ ESHT SOT DO TE QUHET SHTETI I TRET SHQIPTAR ILIRIDA

    NESE E KENI VEREJTUR STATISTIKEN E POPULLATES NE MKD SHIHET QART SE SHQIPTARET KAN RITJE MASIVE MBI 70% RINI KURSE TE SLLAVOMAQEDONASIT ESHT E KUNDERTA
    KJO GJE I FRIGSON SHUM SLLAVOMAQEDONASIT BULLGARIN GREQIN DHE SERBIN PRANDAJ KETA SHTETE QE I CEKA JU KUVENDON QE MAQEDONIA TE SHKATROHET VETEM QE MOS TE REALIZOHET SHTETI I TRET I SHQIPTARVE ILIRIDA DHE KETA SHTETE BEJN DHE MONTOJN CMOS POLITIKE TE FLLIQUR QE MAQEDONIA TE COPTOHET E TE NDAHET NE KATER PJES
    DERI SA TE REALIZOHET SHTETI I TRET SHQIPTAR ILIRIDA POLITIKAJT SHQIPTAR NE KTE VEND DO TE MUNDOHEN SA DO QE TE KEN MUNDESI TE ARIN DICKA NGA MARVESHJA E OHRIT POR MA TEPER QELLIMI I POLITIKAJVE TONE ESHT QE TE RINÊ TE QETÊ MOS TE JU JAPIN SHANC SHTETEVE QE I CEKA ME LART AS GRUEVSKIT PER TA NISUR NJI KONFLIT TE MONTUAR NGA KTA SHTETE
    DHE GJITHSESI ME DUHET TA THEM SE VETEM PER DISA INCIDENTE QE NDODHIN NE GOSTIVAR OSE NE SHKUP OSE EDHE NDONJI QYTET TJETR KU JETOJM NE AS KUSH NGA POLITIKAJT SHQIPTAR NUK DO TA NIS LUFTEN DHE ME DUHET POASHTU TA THEM SE DERI SA TE REALIZOHET SHTETI YNE ILIRIDA ASNJE PARTI SHQIPTARE NUK DO TE JET SERIOZE PRA SKURT E SHQIP DERI ATEHER FITOFT KUSH ESHT ME I ZOTI
    KTE GJE E KA KUPTU EDHE GRUEVSKI POR MA SE MIRI E DIN GEORGEVSKI
    KALONI MIR ATDHETARE MI TE NDERUAR

  12. Zeni says:

    Ky eshte nje ze realist dhe eshte per t’u pershendetur,nese nuk behet per qellime elektorale.Ne nje shtet me dy kombe,sic eshe Maqedonia, qe te kete unitet te gjithe qytetaret duhet te jene te bashkuar dhe gjuha eshte nje mjet qe bashkon kombet.Percarja asnjehere nuk ka qene ne dobi te asnje vendi.

  13. E ARDHMJA E SLLAVOMAQEDONIS KA VETEM DY RUGDALJE
    1. OSE DO TE SHKARTOHET NE 4 PJES (KJO NUK JU KUVENDON SHQIPTARVE)
    2. OSE BRENDA DISA VITEVE KY SHTET SIQ ESHT SOT DO TE QUHET SHTETI I TRET SHQIPTAR ILIRIDA

    NESE E KENI VEREJTUR STATISTIKEN E POPULLATES NE MKD SHIHET QART SE SHQIPTARET KAN RITJE MASIVE MBI 70% RINI KURSE TE SLLAVOMAQEDONASIT ESHT E KUNDERTA
    KJO GJE I FRIGSON SHUM SLLAVOMAQEDONASIT, BULLGARIN GREQIN DHE SERBIN PRANDAJ KETA SHTETE QE I CEKA JU KUVENDON QE MAQEDONIA TE SHKATROHET VETEM QE MOS TE REALIZOHET SHTETI I TRET I SHQIPTARVE ILIRIDA DHE KETA SHTETE BEJN DHE MONTOJN CMOS MW POLITIKEN E TYRE TE FLLIQUR QE MAQEDONIA TE COPTOHET E TE NDAHET NE KATER PJES
    DERI SA TE REALIZOHET SHTETI I TRET SHQIPTAR ILIRIDA POLITIKAJT SHQIPTAR NE KTE VEND DO TE MUNDOHEN SA DO QE TE KEN MUNDESI TE ARIN DICKA NGA MARVESHJA E OHRIT POR MA TEPER QELLIMI I POLITIKAJVE TONE ESHT QE TE RINÊ TE QETÊ MOS TE JU JAPIN SHANC SHTETEVE QE I CEKA ME LART AS GRUEVSKIT PER TA NISUR NJI KONFLIT TE MONTUAR NGA KTA SHTETE
    DHE GJITHSESI ME DUHET TA THEM SE VETEM PER DISA INCIDENTE QE NDODHIN NE GOSTIVAR OSE NE SHKUP OSE EDHE NE NDONJI QYTET TJETR KU JETOJM NE AS KUSH NGA POLITIKAJT SHQIPTAR NUK DO TA NIS LUFTEN DHE ME DUHET POASHTU TA THEM SE DERI SA TE REALIZOHET SHTETI YNE ILIRIDA ASNJE PARTI SHQIPTARE NUK DO TE JET SERIOZE PRA SHKURT E SHQIP DERI ATEHER FITOFT KUSH ESHT ME I ZOTI
    KTE GJE E KA KUPTU EDHE GRUEVSKI POR MA SE MIRI E DIN GEORGEVSKI

    GJITHSESI DESHIROJ TE SHTOJ EDHE KETE SE NE MKD KUR POPULLI SHQIPTAR SHPESH HER MBETET NE UDHEKRYQ OSE NE TUNEL KU NUK SHIHET AS FILLIMI AS MBARIMI PRA PA PERKRAHES POLITIKAN E SHFRYTZOJN RASTIN ATA SIQ I QUAJM NE ME MJEKRA NE PRAPAVI QE JAN SHUM TE SHPERNDAR TANI NE TERE MAQEDONIN DHE ME GJER DHE JAN SHUM TE REZIKSHME QELLIMET E TYRE BRENDA NEVE SHQIPTARVE NE MES VETI DHE NDAJ TE TJERVE SEPSE ATA FLASIN NE EMER TE ALLAHUT XHELESHANEHU POR JAN HASMIT E FESE ISLAME DHE JAN HASMIT E KOMBIT SHQIPTAR

    E PER NE FUND EDHE KTE NUK DESHIROJ TA LEJ ONASH PER SHQIPTARET ME BISHT GJEGJESISHT PER SHQIPTARET QE KAN LINDUR SHQIPTAR E JAN KTHY TURQ SEPSE NJE SHEMBULL NE GOSTIVAR NGA VI UNE ESHT INTERESANTE SE KA VETEM 3 FAMILJE ME ORIGJINI ORGJINALE TURKE KURSE PJESA TJETR ME BISHT JU JEP AQ PERKRAJE SA QE TASH ME KEMI EDHE PARTIT TURKE TDP E TJERA…. NE KTE VEND UNE KUNDER TURQVE TE VERTET NUK KAM KURGJE KUNDER POR KAM KUNDER ATYRE ME BISHT SEPSE EDHE KTA JAN NJELLOJ TE REZIKSHEM JO PER MOMENTIN POR NE TE ARDHMEN QE DO TE THOT SE NGA KTA NJERZ DO TE KERKOHEN SHKOLLA TURKE UNIVERSITETE E TJEREA E TJERA TE DREJTA DIKUR DO TE PERFUNDOJE KJO GJE DERI TEK QELLIMET E ERDOGANIT QE ESHT ENDRA E TIJ TE KET KRAHINA NE TROJET TONA

    KOMBI DHE FEJA IME JAN SIKUR BABAI DHE NENA IME QE NUK MUND TE NDROHEN ASNJEHER

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje