Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçic, deklaroi se Serbia në zgjidhjen e çështjes së Kosovës (ai mendon për zgjidhjen e statusit), nuk ka bashkëbisedues në Prishtinë, sepse “përfaqësuesit e saj nuk dëshirojnë të bisedojnë për këtë, pasi mendojnë se çështja e statusit është e zgjidhur”.
Sipas asaj që tha Daçic për televizionin Pink, edhe kryeministri Thaçi e ka të qartë se çështja mund të zgjidhet vetëm nëse gjendet një zgjidhje e pranueshme edhe për serbët.
“Jemi të gatshëm të arrijmë marrëveshje që do të përfillte interesat e serbëve dhe të shqiptarëve”, porositi ai, i cili gjatë komunikimit dy herësh me Thaçin në Bruksel, takimet i karakterizoi si “shumë më korrekte sesa dikush ka pritur”.
“Po ta kisha takuar Thaçin gjatë luftës, me siguri do ta likuidoja, ashtu sikundër edhe ai mua. Por, pasi ka ardhur koha e paqes, duhet të gjejmë njëfarë zgjidhje”, theksoi ai.
Pos tjerash, ai përkujtoi se marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufijve, që do të fillojë të zbatohet nga muaji dhjetor, e ka arritur ekipi i qeverisë së mëparshme dhe që është realitet që ajo marrëveshje duhet të zbatohet.
Ai shpjegoi se ky zbatim nuk do të sjellë risi, pasi edhe deri tashti janë kryer kontrolle në kalime drejt Kosovës, por në të ardhshmen do të ekzistojë vetëm një punkt, kur rolin ekzekutiv do ta ketë EULEX-i./KD
Dacic eshte si puna e asaj kurves qe krenohet se eshte e virgjer ne p… por nga bytha ato qe hyne e dalin nuk quhen….!!!
hahahahahahaaa
Na i mbushe “syte me lot” o uturakmbajtes i Miloshevicit. Ju te dy nuk e kishit vrare dot njeri tjetrin sepse asnjeri prej jush nuk ka qene i pranishem kur shkrepesha kembeza. Njeri neper kafet e Tiranes, tjetri ne ato te Beogradit,,,,aty nuk vret dot njeri sepse parfumi i vajzave te reja te mjegullon.
Ata qe dhane jeten per kauzen kombetare,, nuk luftuan per bisedime me nje njeri si Ju, qe per te treguar “trimerine”,,,,terrorizon shqiptaret e Bujanovcit dhe Medvegjes me forca speciale. Kjo duhet te ishte e vetmja teme qe duhet te bisedonit ju te dy dhe jo perrallat me likuidim qe iu tregohen serbeve.
Serbët vetëm tek likuidimi e kanë mendjen.
kan vra pak po duan edhe me shum