Të shtëna nga armë të zjarrit nga serbë dhe shqiptarë janë dëgjuar të martën rreth orës 10:45 në lagjen Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës në një incident. Rastin e të shtënave me armë të zjarrit e ka konfirmuar edhe policia në Mitrovicë, e cila ka kërkuar edhe ndihmën e EULEX-in dhe KFOR-it për qetësimin e situatës në këtë pjesë të Mitrovicës. Për fat të mirë në këtë incident të armatosur nuk ka pasur të lënduar nga armët e zjarrit, ka thënë policia.
Burime të gazetës kanë thënë për ‘Koha Ditore’ se incidenti ka filluar kur inspektorë të ndërtimit të UNMIK-ut kanë dalë në lagjen Kroi i Vitakut dhe kanë kërkuar nga punëtorët shqiptarë që po rindërtonin shtëpi e djegura gjatë luftës që t’i ndërpresin punimet. Shqiptarët kanë injoruar inspektorët e UNMIK-ut duke vazhduar punimet në rindërtimin e shtëpive.
Pas kësaj një grup serbësh të tubuar aty, që kanë shoqëruar inspektorët e UNMIK-ut deri tek shtëpitë e shqiptarëve, kanë filluar të gjuajnë me gurë punëtorët shqiptarë. Pas kësaj edhe punëtorët shqiptarë, kanë filluar t’i gjuajnë grupin serb gjithashtu me gurë.
Pas kësaj serbët kanë filluar të qëllojnë me armë. Edhe shqiptarët kanë filluar t’iu përgjigjen të shtënave me të shtëna.
Nazmi Ismaili, përfaqësues i lagjes ‘Kroi i Vitakut’ ka theksuar se i tërë incidenti ka filluar me ardhjen e inspektorëve të UNMIK-ut të shoqëruar edhe nga një grup serbësh. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Besim Hoti në lidhje me këtë ka theksuar se ka pasuar të shtëna me armë të zjarrin nga të dyja palët e policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e KFOR-it dhe të EULEX-it, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Disa gëzhoja janë gjetur në afërsi të një shtëpie.
Hoti me tej ka shtuar se situata në lagjen ‘Kroi i Vitakut’ është qetësuar, punimet janë ndërprerë ndërsa që policia është duke e hetuar këtë incident.
Digjen tri vetura në veri të Mitrovicës
Tre automjete private janë djegur si rezultat i zjarrvënies së qëllimshme me substanca ndezëse, transmeton ndërkohë KTV njoftimin e policisë.
Në njoftim po ashtu thuhet se dy vetura janë djegur në Mitrovicë, ndërsa një tjetër në Zveçan. “Njësitë policore, të cilat kanë reaguar në vendngjarje, kanë konstatuar se persona ende të paidentifikuar, me ndihmë të substancës ndezëse, që besohet të jetë derivat i naftës, benzinë, u kanë vënë zjarrin automjeteve. Nuk është raportuar për të lënduar”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës i ka regjistruar rastet si vepra penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Bobo shiko tani kur ti hipin kosovaret prape traktoreve dhe yxhym, nga syte kembet..
Keshtu ishte edhe para 1oo vjetesh,Isa Boletini nisi per ne Vlore ndersa ushtria serbe okupoi Kosoven.
E vetmja rruge eshte qe tjua kthejme Serbeve me te njejten gjuhe. Plumi me plum! Dhe derrat serb duhet me i gjujt me çifte!