Vendimi i ish kryediplomatit të Serbisë, tani president i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Vuk Jeremiç, që të caktojë debat mbi punën e Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës, Serbisë nuk do t’i sjellë kurrfarë përfitimi, por, mund ta shtyjë në rrugën drejt konfrontimit me vendet evropiane dhe botërore, nga të cilët varet fati i integrimit të saj, thonë analistë serbë dhe ndërkombëtarë.
Vendimi i Jeremiçit ka pasuar lirimin si të pafajshëm të gjeneralëve kroatë, Ante Gotovina dhe Mlladen Markaç nga Dhoma e Apelit e Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës.
Jeremiç ka shkruar në rrjetin social Twitter, se vendimi për lirimin e të akuzuarve për spastrim etnik, nuk duhet fshehur.
“Në të kundërtën, dikush do të mendojë, se kjo është një recetë edhe për veriun e Kosovës”, ka thënë ai, duke aluduar për operacionin “Stuhia”(Oluja), për të cilin akuzoheshin Gotovina dhe Markaç, gjatë të cilit, sipas aktakuzës, ishte larguar qëllimisht nga territori kroat i Krajinës, popullata civile serbe.
Analistët në Serbi, por edhe ata të huaj, nuk e shohin me sy të mirë iniciativën e Jeremiçit.
Ish diplomati i Serbisë, Vatroslav Vekariç, thotë se nuk mund të mohohet se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mund të debatojë për organet e OKB-së që i ka nën përgjegjësi, ku bie edhe Tribunali i Hagës. Por, ai në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, flet për rrethanat që mund ta komprometojnë iniciativën e Jeremiçit.
“Kjo rrethanë, ka të bëjë me faktin se Vuk Jermeiçi ka kërkuar që Asambleja të debatojë për Tribunalin e Hagës, i motivuar nga vendimi ndaj gjeneralëve kroatë. Motivimi i tij ka bazë emotive, andaj, që në fillim, nuk është gjë e mirë”, thotë ai, duke shtuar se Jeremiç nuk është sjellë si duhet të sillet një kryesues i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
“Është hap politik, që duke përfaqësuar Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, të vendosësh në rend dite një temë që i intereson vendit tënd. Për këtë do të marrë shumë kritika”, shpjegon ish diplomati.
Jelena Miliç, drejtoreshë e OJQ-së, Qendra për Studime Euro-Atlantike, vë në pah hipokrizinë dhe qasjen dekonstrukitve që sipas saj reflekton iniciativa e fundit e Jeremiqit.
“Kur caktoni një debat të tillë në OKB, duke mos ofruar alternativë, atëherë është e qartë se ju nuk keni qëllim të sinqertë mbi kontributin e drejtësisë tranzicionale të një tribunali ndërkombëtar, por, krejt diçka tjetër. Kjo është që të përgatitet terreni për të diskualifikuar të gjitha gjykimet e ardhshme, që do t’i nxjerrë Tribunali i Hagës, e që lidhen kryesisht me Srebrenicën”, shprehet Miliç.
Ajo thekson se Jeremiç as që ka reaguar kur presidenti serb Tomisllav Nikoliç e ka ofenduar Tribunalin, duke këmbëngulur se në Srebrenicë nuk ka pasur gjenocid, pa marrë parasysh vendimet e gjykatave, që e cilësojnë si të tillë.
Proceset jetike, të rëndësishme për të ardhmen e Serbisë janë nisur në një drejtim racional dhe iniciativa e Jeremiçit, mund t’ju japë një goditje të rëndë, vlerëson Vatroslav Vekariç.
“Është procesi i integrimeve evropiane, e paralelisht me të, edhe procesi i dialogut politik me Prishtinën. Të gjitha këto janë nisur në një drejtim racional, dhe me këtë iniciativë, ky drejtim racional vihet në pikëpyetje”, shprehet Vekariç.
Nga vlerësimet e ekspertëve të Serbisë, nuk është larg as mendimi i analistit britanik.
James Ker-Lindsay, ekspert për marrëdhënie ndërkombëtare në London School of Economics, thotë për Radion Evropa e Lirë, se sa do që të mund të ketë sjellë frustrim në Serbi, vendimi i Tribunalit për gjeneralët kroatë, nuk beson se Serbia mund të arrijë diçka me debatin në OKB.
“Mendoj se debati në OKB mbi gjykimin e gjeneralëve kroatë, si dhe hapja e çështjes së tribunaleve ad hoc ndërkombëtare të OKB, mund ta çojë Serbinë në një konfrontim me vendet kryesore të BE-së”.
“Problemi tjetër është se dihet struktura e AP të OKB-së dhe në këtë kuptim, që më parë dihet se nga cilat shtete do të marrë Serbia mbështetje. Thënë realisht, këto nuk janë vende, nga debati i të cilave, Serbia do të ndjehej si fitimtare”, shprehet Linsay.
Ai thotë se vendet që do të mund ta mbështesin Serbinë, do të jenë ato, që marrin zakonisht kritika për shkeljen e të drejtave të njeriut në vendin e tyre.
“Mes tyre mund të themi se gjendet Irani. Atëherë shtrohet pyetja, çfarë dobie merr Serbia nga kjo. Prandaj mendoj se është argument mjaft i fuqishëm ai, se debati në OKB nuk është në interesin e Serbisë, e cila po synon anëtarësimin në BE”, thotë James Ker-Lindsay./REL
Sa qef i keni ju kryeredaktorët kur flitet për serb apo grek që kurrë nuk harroni tu vini edhe nga një foto të tyre nga frika se mos nuk njihen antishqiptarët si puna e këtij m.. këtu
Jepiani Jahjages kete marreveshje ta lexoj:
description
Ja marrëveshja ndërmjet Ahmet Zogut dhe kryeministrit serb, Nikolla Pashiç
Publikuar: E diel 18 Nëntore 2012, 15:17 0 Komente 0 Rekomandime
Teksti i plotë i Marrëveshjes ndërmjet Ahmet Zogut dhe kryeministrit serb Nikolla Pashiç (marrëveshje e nënshkruar në vitin 1924 në këmbim të ndihmës që serbët i dhanë Zogut për tu rikthyer në Shqipëri duke luftuar qeverinë e Fan Nolit).
“1. Shqipëria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.
2. Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohë dinastinë Karagjorgjeviq.
3. Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njohë Ahmet Zogun si kryetar shteti …dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.
4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anulohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.
5. Shqipëria do të mbajë një xhandarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e shfarosur çdo lëvizje të ngritur kundër Ahmet Zogut dhe kundër regjimit të vendosur prej tij.
6. Në këtë xhandarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficerë rusë të ish ushtrisë të Gjeneralit Vrangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë xhandarmëri me mjete financiare dhe armë.
7. Në xhandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerë jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranojë në interes të dy vendeve.
8. Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganor në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpërmes kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.
9. Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllavë do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.
10. Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit që mbeten në zotërimin e Jugosllavisë.
11. Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe do t’i bashkohet Hierarkisë Ortodokse të Beogradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do të varet nga ajo Jugosllave.
12. Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranojë në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.
13. Për çdo koncesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera, ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.
14. Në qoftë se Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t’i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.
15. Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.
16. Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy palëve”).
Marrëveshja Nikolla Pashiç – Ahmet Zogu e gushtit të vitit 1924 …Arkivi Qendror i Shtetit, fondi 251, dosja 105, viti 1924, Citohet sipas Faton Mehmetaj, Veprimtaria kriminale e “Dorës së Zezë” serbe në trojet shqiptare, Prishtinë, 2004,f.207./tema/
Eshte nje rast i shkelqyer qe delegacioni shqiptar ne OKB te behet nje me ate kroat dhe ti perplasin ketij surratM… me dokumenta per krimet e Serbise ne Kosove, Bosnje etj. Sigurisht qe kjo eshte fantazia ime se eunuket E Ministrise sone te Jashtme nuk do bejne asgje, sa te kemi ne krye te vendit kete bande proserbe.
Pika 5 dhe 6 janë gjithashtu pjesë e marrëveshjes së re me qeverinë e Kosovës:
Kosova do të mbajë një xhandarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar çdo lëvizje të ngritur kundër regjimit të vendosur nga Prishtina.
Për çdo koncesion që Kosova do të ju bëjë vendeve të tjera, ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Serbia.
Pika 8 është përshtatur sot kështu:
Në mes Kosovës dhe Serbisë do të stabilizohet një bashkim doganor në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve të mallrave nga Serbia. Kosova nuk do të ketë të drejtë të exportimit si shtet i pavarur, por vetëm me fusnotë ku tregohet qartë se ajo është pjesë e Serbisë.