Shqipëria mban peng ekonominë e Kosovës

21 Nëntor 2012, 12:09Rajoni TEMA
Shqipëria mban peng ekonominë e Kosovës

Nga Enis Veliu

Bashkëpunimi ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë, edhe më tej vazhdon të zhvillohet thuajse vetëm në iniciativa private, por jo edhe në aspekt ndërinstitucional.

Dy projekte të mëdha ekonomike të nisur prej vitesh, ai për ndërtimin e portit të Shëngjinit dhe ai për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit, thuajse kanë dështuar plotësisht, për shkak të mungesës së vullnetit institucional nga të dyja anët e kufirit.

Përfaqësues të bizneseve në Kosovë thonë se bashkëpunimi ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë po mungon edhe më tej.

Berat Rukici, sekretar i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë se Qeveria e Shqipërisë ka bllokuar Kosovën në aspektin ekonomik, e sidomos sa i përket bllokimit të projektit për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit.

“Shqipëria po e mban peng Kosovën në aspektin ekonomik”, tha ai.

Sipas tij, bashkëpunim institucional mes Kosovës dhe Shqipërisë ka pasur vetëm në aspektin emocional, por jo edhe në praktikë. Rukici thotë se emocionet duhet lënë anash kur bëhet fjalë për bashkëpunim ndërshtetëror në mes dy shteteve.

Edhe Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), thotë se në aspektin ekonomik, deri më tani në raport me Shqipërinë ka pasur vetëm bashkëpunim dhe iniciativa individuale të bizneseve, por jo edhe institucionale. Sipas tij, të dyja qeveritë, si ajo e Kosovës, ashtu edhe ajo e Shqipërisë, nuk kanë bërë thuajse asgjë për integrimin ekonomik të të dyja shteteve.

“Sikur të kishin shkuar punët mirë në realizimin e projektit për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe punët në ndërtimin e portit të Shëngjinit, sot shkëmbimet tregtare mes këtyre dyja shteteve do të ishin dukshëm më të mëdha”, tha Shahini.

Sipas ti, të dyja qeveritë duhet të punojnë maksimalisht që këto dy projekte me rëndësi për shtetet, por edhe bizneset të realizohen sa më shpejt që është e mundur.

Ai tha se nga ndërtimi i portit të Shëngjinit, bizneseve kosovare u krijohet qasje më e lehtë dhe e afërt në det.

Ndërkaq, nga ndërtimi i linjës së interkonjeksionit Kosovës po ashtu i krijohet qasje në një treg më të gjerë energjetik. Sipas tij, rritja e eksportit të prodhimeve kosovare në Shqipëri është bërë vetëm falë iniciativave private.“Eksporti i prodhimeve kosovare në Shqipëri është rritur për 17 përqind vetëm falë punës së madhe të biznesit kosovar”, tha ai.

Përfaqësues të bizneseve thonë se vetë këto dy shtete kane qenë edhe pengesa serioze, duke vendosur taksa e tarifa për prodhimet e importuara. Para pak kohësh Shqipëria pati vendosur taksa për patatet e eksportuara nga Kosova për në Shqipëri, ndërkaq pak kohë më vonë Kosova pati vendosur taksë për çimenton e importuar nga ky shtet./ZERI

10 komente në “Shqipëria mban peng ekonominë e Kosovës”

  1. kuq e zi says:

    sepse ne nuk jemi akoma shtete po pashalleqe dhe ata qe na qeverisin jane bejlere dhe kane per prone cimento e energji… dhe ajo me kryesorja jemi shume te dobet si popull !!!!!!

  2. Dean says:

    Jo bre burra,ekonomine e kosoves e mba peng Ed Rama qy nuk voton ato 3 ligjet.

    1. xha Jaho says:

      O Dean, o partizan!
      Jepi Cezarit, ate qe i takon cezarit. Ekonomine e ka ne dore qeveria dhe jo opozita. BE nuk te jep pare, por te merr. Ekonomine e mban peng (S)ali (S)erbi, se do qe Kosova te varet ekonomikisht nga Serbia, si edhe me pare. Nuk heq dore serbi nga kosova (e thote vete gjithmone) Hapini syte o mjerane slavo-shqiptare – Dean e partizan

      1. Dean says:

        Bej shaka,xha Jaho.Mos i merr seriozisht ato qe kam shkru mesiper.

      2. Kopenhagen says:

        xha Jaho,
        qeke plakur, dhe s´po arrin te kuptosh ironine e Dean-it.
        Ose je i ri nne forum ?
        Te pershendesim nga larg

    2. Dean, po qai edvin i ka fajet edhe pse ka dal lakuriq ne foto.Asht i pamoralshem dhe puqist.

      1. Dean says:

        Lol……
        Ajo foto lakuriq ka ndikue shum keq ne miqesine shekullore midis Shqiptareve dhe kosovareve.E ka dhi fare me ate foto,po hajde mo.Kamunistat njifen per pasionin e tyre me pozu lakuriq……hahaha

  3. Ben Chicago says:

    Fajin e ka Edi, qe Sala ka shoke fazllicin dhe nuk lejon lidjen e korentit me kosoven,sai poshter qe qenka ky rama mo.

  4. tomori i beratit says:

    =O Popull.Sa popull koti qe paskemi qene ne KOMBI SHQIPETAR.Ka INJORANT E DEBILA qe thone qe zhvillimin ekonomik ndermjet shqiperis dhe kosoves e pengon opozita shqiptare.O kuje e zez .O popull muti.Eshte nje DHE VETEM NJE qe lufton kunder SHQIPTARIZMIT.Spiuni famekeq i u.d.b sali ram serbi.E thot hapur edhe ish presidenti malazez z.Bullatoviç ne nje liber te botuar kohet e fundit.Dora e fort e u.d.b.ne shqiperi arin deri atje sa ne mbledhjen e KESHILLIT TE SIGURIS KOMBETARE ne vendin tone ka mar pjes edhe nderlidhesi berish-u.d.b.damir faslliç.E kuptoni se çflisni o popull muti (edhe un bashk me ju) e perseris POPULL MUTI.

  5. preshevali says:

    Pse or Shqiperia, kur Sali Baba me hajdut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje