Haga konfirmon, më 29 nëntor vendimi për Haradinajn

22 Nëntor 2012, 11:33Rajoni TEMA

Verdikti në rastin e rigjykimit të pjesshëm të Ramush Haradinajt, Idriz Balajt and Lahi Brahimajt, tre ish- komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të publikohet të enjten më 29 nëntor, në orën 9, ka bërë me dije Tribunali i Hagës, përmes një njoftimi të postuar në uebfaqen e vet.

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka përfunduar në qershor seancat dëgjimore për rastin Haradinaj dhe të tjerët.
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rajonin e Dukagjinit, Haradinaj, dhe dy bashkëluftëtarët e tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj janë kthyer në Hagë për shkak të dëshmive shtesë të paraqitura nga dy dëshmitarë.

Ramush Haradinaj është shpallur i pafajshëm në prill të vitit 2008, por Tribunali vendosi për një rigjykim të pjesshëm, i cili filloi në korrik të vitit 2010.

Haradinaj, Balaj dhe Brahimaj akuzohen për “vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës”./KD

2 komente në “Haga konfirmon, më 29 nëntor vendimi për Haradinajn”

  1. nuk na mbron asnjeri,jemi komb dhe i shtypur dhe na nxjerrin fajtore per krime kufte !Per te gjitha ato krime tortura dhe perdhunime nga shkerdhatat serbe ,pse nuk ndihet njeri !http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?8795-Rr%EBfime-t%EB-vajzave-shqiptare-t%EB-dhunuara-gjat%EB-luft%EBs-n%EB-Kosov%EB

  2. Cakalli7 says:

    derisa nxorren te pafajshem ate kroatin hajdut pulash qe ka perzene nga shtepia 250 mije e kusur serbe perse duhet te rrije ne burg kosovari qe ka bere shume me pak? Apo meqe ai eshte katolik edhe ky myslyman ligji nuk eshte njesoj per ta?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje