Punën që e bëjnë ata mbetet çdo herë sekret për opinionin. Shumica e tyre edhe nuk tregojnë fare se janë pjesë e këtij institucioni. Ata paguhen nga shëtitë për të mbledhur informata sekrete. Në opinion njihen edhe si “spiunë”.
Por, edhe pse puna e tyre mbetet sekrete, punëtorëve të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) u kanë dalë në shesh pagat që marrin.
Sipas draft-buxhetit të vitit 2013, punëtorët e AKI-të marrin mesatarisht nga 2.800 euro në muaj në emër të pagave dhe mëditjeve.
“Agjencia Kosovare e Inteligjencës ka 90 punëtorë. Për paga dhe mëditje do të shpenzojë 3 milionë euro, kurse, në mallra dhe shërbime 890.000 euro”, thuhet në draft-buxhetin e vitit 2013.
Pavarësisht se pagat e agjentëve janë mbajtur sekret deri më tani nga institucionet kompetente, ose është përfolur se janë dukshëm më të ulëta, bazuar në draft-buxhetin e vitit 2013 të përgatitur nga Ministria e Financave dhe të miratuar nga Qeveria e Kosovës, Agjencia Kosovare e Inteligjencës për paga dhe mëditje këtë vit i ka në dispozicion 3 milionë euro, përderisa numri i përgjithshëm i të punësuarve në këtë institucion është 90.
Në bazë të një kalkulimi të thjeshtë del se paga mesatare mujore, bashkë me mëditjet, në AKI është rreth 2.800 euro, nxjerr konkludimin portali “Indeksonline”.
Në deklarimin e pasurisë për këtë vit në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, vetëm pagë mujore, pa mëditje, ka deklaruar 1.270 euro; zëvendësi i Smakajt, Latif Merovci, ka deklaruar pagë mujore 1.180 euro, dhe Agron Selimaj, inspektor i përgjithshëm në AKI, ka deklaruar 1.180 euro pagë mujore.
I Paskan pagat te larta, por te pakten te bejne punen mire ne sherbim te Kosoves e popullit shqiptar
Qeveria duhet te shikoje dhe te perjetoje varferine qe ka pjesa me e madhe e popullit ! Nga vjedhjet me menyrat nga me te ndryshme,duke perdoru dhe Ligjet ! ne thonjza.