“Programi me 13 pika të bashkërenduara duhet ta pasojë ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë dhe bllokimin e mallrave të Serbisë në Kosovë. E para, e zmbraps Serbinë politikisht dhe ia ndërpret avancimin e integrimt evropian, kurse e dyta e dëmton ekonomikisht Serbinë, që po na dëmton ne aq shumë”.
Kështu është shprehur lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë për media, ku ka shpalosur 13 pikat, të cilat, siç tha ai, paraqesin dy hapa themelorë dhe fillestarë në kuadër të strategjisë për sovranitet dhe integritet territorial.
“Kosova ndodhet në defensivë dhe me këta dy hapa që i paraprijnë programit për bashkimin e Mitrovicës dhe integrimin e veriut, ne vijmë në ofensivë”, u shpreh Kurti.
“Thaçi duke u sjellë mirë me Serbinë po e bën atë më të egër karshi shqiptarëve. Normalizimi i marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë po sjell më shumë dhunë të Serbisë në Kosovë. Qeveria e Kosovës duke mos dashur ta rrezikojë aspak pushtetin e saj në Prishtinë po e rrezikon jetën dhe pronën e qytetarëve shqiptarë në veri. Gjestet e shkapërderdhur të Qeverisë së Kosovës në veri pa strategji, pa vullnet politik dhe pa program janë dështime me paramendim dhe rezultat i dialogut me Serbinë ku Qeveria e Kosovës bisedon me Serbinë ndërkaq Serbia vepron në Kosovë”, theksoi Kurti.
njezez te mencur te Vetevendosjes si Albin Kurti ua dine zakonet serbeve dhe dine dhe se si u duhet pergjigjur.
Po shqiptaret nder shekuj i terheq pas vetes haiduti e tradhetari dhe te mencurin e atdhetarin e kane lene gjithmone ne qoshe.
Kurti duhet të flas qartë, se unë nuk po e kuptoj gjuhën e tij këtu. Frikohem se edhe shqiptarët tjerë “të thjeshtë” sikur unë, nuk e kuptojnë arsyen pse VV ka udhëheqës të cilët janë më të pasur si i gjithë buxheti i shtetit të Kosovës. Kush i paguan këta? Ne shqiptarët e Kosovës jo. Kush atëherë, dhe për çka?
Të gjitha partitë politike nga Prishtina, pa asnjë dallim, nuk kanë bërë asgjë të mirë për shqiptarët nga Kosova. Këta janë parazitët tanë.