Hetime ndaj tetë policëve serbë të Kosovës

23 Nëntor 2012, 11:38Rajoni TEMA

Zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës, Besim Hoti ka thënë  se PK-ja ka nisur hetimin e brendshëm kundër tetë pjesëtarëve të saj të përkatësisë etnike serbe, sepse kanë refuzuar urdhrat e shtabit rajonal gjatë ngjarjeve të tensionuara në Kroin e Vitakut, në veri të Mitrovicës.

Megjithë mos përmendjen e arsyetimit për nisjen e hetimeve kundër tetë pjesëtarëve serbë të PK-së nga ana e Hotit, merret vesh se ata kanë refuzuar të ndërhyjnë për të parandaluar sulmet e banorëve serbë kundër punëtorëve shqiptarë që punojnë në ndërtimin e shtëpive në veri të Mitrovicës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje