Berisha e Thaçi, në Shkup për pavarësinë

25 Nëntor 2012, 13:15Rajoni TEMA

Kryeministri Berisha dhe kryeministri i Kosoves Hashim Thaçi, do marrin pjese ne ceremoninë e organizuar nën patronatin e Këshillit Mbarëkombëtarë dhe zëvendëskryeministrit të Maqedonisë, Musa Xhaferri.

Në kete veprimtari do të marrin pjesë edhe liderët politik nga trojet shqiptare, ndërsa nga partitë shqiptare në Maqedoni do të jetë i pranishëm kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ndërsa akoma nuk është konfirmuar prania e liderëve të tjerë shqiptarë në Maqedoni.

Gjatë ditës do te mbahen disa aktivitete festive që organizohen në Shkup, duke nisur me vendosjen e kurorave të luleve pranë shtatores së Hasan Prishtinës në Shkup nga ana e kryeministrave Berisha dhe Thaçi dhe duke vijuar me aktivitete tjera.

Në festimet e sotme janë përfshirë edhe aktivitete për flamurin kombëtar nga nxënësit e shkollave shqipe në Shkup. Në mbrëmje do të ceremonia festive në sallën “Boris Trajkovski”, ku do të jenë të pranishëm dy kryeministrat shqiptarë.

 

4 komente në “Berisha e Thaçi, në Shkup për pavarësinë”

  1. Teo says:

    Kam vetem dy fjale per kete “atdhetarizem i shtirur”

    http://atdhetari.com/

  2. luma kuqe KUKES says:

    KETA TE DY nuk jane kryeministra Shqipetar,KETA JANE DY TRADHETAR.

  3. L.Itali says:

    Si ka mundesi ky budallallek?Shqiptaret nen Maqedoninë nuk kane fituar PAVARSi!Perse kerkojne te genjejne popullin shqiptar nen thundren maqedonase keta dy kryeministra.Shqiptaret nuk kane pavarsi totale por gjysem Pavarsi!Per kete une nuk e festoj pavarsine me shqiptaret e Kosoves,Maqedonise,Malit te zi dhe Camerise!Sigurisht njoh minimalizmin e pavarsise qe shpalli ne Vlore me 28 Nentor plaku i shquar Ismail Qemali.Shqiptaret nen Maqedonine duhet te rrebelohen per kete gjendje te poshterimit te tyre dhe t’i kthejne mbrapsht Sali Berishen dhe Hashim Thacin!Mashtrimet nuk kane vend ne mes te shqiptareve!Jemi populli me fatzi ne Europe dhe nuk dime te reagojme se kemi qelbesira si Sali Berisha dhe te papergjegjshem si Hashim Thaci!….Shqiperia nuk feston 100 vjetorin e pavarsise por te pergjysmimit te Kombit!Eshte mashtrim i ndyre kjo qe ben Berisha me Thacin ne trevat shqiptare nen Maqedonine!Te shitur dhe antishqiptare me gjysem pavaresi!Ndaj une nuk festoj pavarsine,por vajtoj 100 vjetorin e shprishjes se Kombit tim nga Europa e vjeter,fqinjet grabitqare dhe shqiptaret antishqiptare!Requiem per SHQIPERINE e vertet!

  4. drenica says:

    ju lumt o ju kryministra po ju na rritet zemrat tona qe ne maqedoni shkuat dhe idhat keto fjal boll asht qe kan plass armiqet tan kur i kan par te gjith te bashkuar keshtu duhet te qendrojm gjithmon hallall ju qoft bravo kurr ma mir nuk keni punuar as vepruar. sedi si mendojn keta qe kan tha komente por mos flisni palidhje si mendoni ju per nje jav te behemi shtet pa probleme mos u ngutni se behet mir qysh asht duke u ber kurr ma mir nuk kan qen shqiptaret se tash URIME 100 vjetori i gjith shqiptarve URIME .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje