EULEX paraburgos Limajn

25 Nëntor 2012, 15:57Rajoni TEMA

EULEX-i kishte zgjedhur uikendin, gjegjësisht ditën e shtunë, që ish-komandantit të UÇK-së, Fatmir Limajt dhe tre ish-bashkëluftëtarëve të tij, Naser Shalës, Naser Krasniqit dhe Nexhmi Krasniqit t’u shqiptojë masën e paraburgimit prej tridhjetë ditësh.

Pas një spektakli mediatik disaorësh, për gjoja “aksionin e policisë” për arrestimin e deputetit Fatmir Limaj dhe katër të tjerëve të akuzuar për krime lufte, që doli të ishte spekulim, një kolegj i gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Kosovës, ka miratuar kërkesën e prokurorit të EULEX-it, Maurico Salustro, që të dyshuarve të të ashtuquajturit rasti “Kleçka” t’u shqiptohet masa e paraburgimit prej tridhjetë ditësh, për shkak të rrezikut që të dyshuarit të arratisen jashtë Kosove.

 

Para se të caktohet masa e paraburgimit është mbajtur një seancë dëgjimore, ku trupi gjykues ka dëgjuar kërkesën e prokurorit dhe deklarimet e avokatëve të të dyshuarve.

Prokurori Salustro, sipas avokatëve të katër të akuzuarve e ka kërkuar paraburgimin me arsyetimin se të njëjtit mund të ikin nga Kosova dhe rrjedhimisht t’i ikin ballafaqimit me drejtësinë.

Tre ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naser Shala, Naser Krasniqi dhe Nexhmi Krasniqi, janë marrë të parët në pyetje nga prokurori i EULEX-it. I fundit ndërkaq, është marrë në pyetje Fatmir Limaj, i cili para se të ftohej nga EULEX-i ka qenë në Shqipëri, ku është nderuar me titullin qytetar nderi i qytetit historik të Vlorës.

Ndërkaq, me të dëgjuar se policia e misionit evropian po e kërkon, Limaj është rikthyer në Prishtinë, ku së bashku me avokatin e tij, Tahir Rrecaj, ka shkuar në EULEX, siç është thënë, për të marrë ftesën, e më pas nga aty ka vazhduar për në Gjykatën Supreme, ku i është shqiptuar masa e paraburgimit.

Sapo është marrë vendimi për paraburgim kanë reaguar avokatët e të akuzuarve, të cilët e kanë cilësuar hapin e trupit gjykues si vendim absurd, të turpshëm dhe të pabazë.

Avokati i deputetit Fatmir Limaj, Tahir Rrecaj, ka thënë se vendimi i kryetarit të trupit gjykues është vendim skandaloz dhe i ndikuar politikisht.

“Është absurde që Limaj sot ka ardhur në bazë të një thirrje telefonike nga Tirana dhe është paraqitur në kohën e caktuar në policinë e EULEX-it dhe në gjykatë, dhe të thuhet se ekziston rreziku i ikjes. Kjo është me të vërtetë e paprecedent dhe kjo nuk ka guxuar të ndodhë në drejtësinë e Kosovës. Ne do të apelojmë aktvendimin, nesër do të shkruaj ankesën, ditën e hënë do ta paraqes dhe shpresoj e besoj se Kolegji i Gjykatës Supreme, i cili është kompetent të vendosë lidhur me ankesën do ta anulojë këtë vendim, sepse nuk ka asnjë arsye të vetme ligjore që ky vendim të qëndrojë”, ka thënë Rrecaj, duke shtuar se është absurde dhe është fyese për karakterin dhe personalitetin e Limajt, që t’i thuhet se duhet të qëndrosh në paraburgim sepse mund të ikësh nga Kosova.

Shumë më i ashpër se Rrecaj është treguar avokati tjetër, Mahut Halimi, i cili në rastin “Kleçka” mbron Nexhmi Krasniqin, i cili ka thënë se rasti i Limajt dhe të tjerëve është riaktualizuar pasi që shefi i EULEX-it, Marnak, e ka vizituar Beogradin zyrtar.

“Gjyqtari si kryetar i trupit gjykues i cili thirret në këtë lëndë nuk e ka asnjë shkresë të vetme të lëndës, nuk e ka asnjë faqe, nuk e ka marrë vendimin të cilin Gjykata Supreme e ka komunikuar para disa ditësh. Shtrohet pyetje, mbi çfarë bazash gjykatësi si kryetar i trupit gjykues vendos për masën e paraburgimit pa mbështetje ligjore në kundërshtim me dispozitat themelore të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në kundërshtim me dispozitat e Konventës Evropiane mbi mbrojtjen e të drejtave të njeriut në të cilat thirret aq shumë misioni i EULEX-it dhe vetë me të dy këmbët i shkelë”, ka thënë ai, duke paralajmëruar se do të shtrojë ankesë te Kolegji i Gjykatës Supreme.

Edhe avokati i Naser Shalës, Naser Krasniqit, Bajram Tmava, është shprehur i indinjuar me veprimin e gjykatësve të EULEX-it, i cili gjithashtu ka paralajmëruar ankesë. “Ky është nonsens i llojit të vet që pa baza ligjore, pa kritere dhe pa autorizime ligjore të caktohet paraburgimi”, ka thënë shkurt ai para gazetarëve.

Ish- komandanti i UÇK-së, Fatmir Limaj me ish- bashkëluftëtarët e tij, ishte shpallur i pafajshëm për rastin “Kleçka” në muajin maj të këtij viti nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë. Mirëpo, prokurori i rastit, Maurico Salustro kishte bërë ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës, ku kjo gjykatë në afat rekord arriti që ta shqyrtojë këtë rast, dhe kolegji i gjyqtarëve ka anuluar vendimin e gjykatës së parë, duke e rikthyer rastin nga fillimi.

Për më tepër, Gjykata Supreme ka vendosur që të shpallë si të pranueshme deklaratat dhe ditarin e dëshmitarit kryesor, Agim Zogaj, i njohur si dëshmitari “X”, i cili kishte bërë vetëvrasje shtatorin e vitit të kaluar në Gjermani.

Trupi gjykues i Gjykatës Supreme ka vendosur po ashtu që të pranojë provat që ishin gjetur në shtëpinë e Fatmir Limajt, në ditën kur shtëpia e këtij të fundit ishte bastisur për një hetim në lidhje për korrupsion.

Sikurse provat e gjetura në shtëpinë e Limajt e po ashtu dëshmitë e dëshmitarit “X”, ishin shpallur të papranueshme nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë.

Fatmir Limaj ishte shpallur i pafajshëm për krime lufte edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës./Zeri

33 komente në “EULEX paraburgos Limajn”

  1. kel ukaj says:

    Para vitesh kam njoh nje ushtar te UCK. Kemi pire kafe e biseduar disa here. Nje dite me thote “mund te me japish 100 euro borgj”. Me thote se nuk eshte paguar dhe sapo te terheqe rrogen do te me paguaje. Une menjehere nxjerr potofolin e i jap 100 euro. Kaloj nje jave nje muaj kaloj muaj i dyte dhe provoj ta therras ne cellular. E kishim lene qe do te me therriste ish-ushtari i UCK-se prandaj i lashe kohen e nevojshme. Ne cellular zoteria nuk me pergjigjej. Nuk eshte problemi tek 100 euro por karakteri i ulet i nje luftetari te UCK-se. Per fatin e keq po i dalin fjalet Sllobodanit se UCK eshte nje organizate terroristike. Pas 1999 jane vrare shume qytetare shqiptare kosovare pa gjyqe e pa procese gjyqesore. Vrasje te tipit mafiozo-islamist. Korrupsioni eshte shume i larte duke zene vendin e pare ne Europe, lirite politike e ekonoike jane kufizuar nga struktura te tipit mafioz, atehere thjeshte bejme pyetjen qe UCK-ja ka luftuar per Kosoven e kosovaret o per mafjet ekonomiko-politike. Me duket se sjelljet e ish-UCK-se nuk kane shume diference me sjelljet e Serbeve e te UDB-asheve. Te shohin rezultatin por se nderkombetaret kane akoma diçka ne dore rezultati ka te ngjare te jete i hidhur per Limajn, por se institucionet e Kosoves kane gje ne dore Ai sigurisht del i pafajshem.

    1. Horri i Bulevardit says:

      Kurse une do te thoja te kunderten , se nje dite ne nje aeroport te Europes, para meje ishte nje kosovar, me gruan, nuk kishte para, me tha mbasi e pa qe isha shqiptar, se mund ta kthenin per pune parash, me tha po te kisha 1000 euro vetem sa ti tregonte, ja dhash dola para tij tek dogana, i kerkuan ti tregonte se sa para kishte dhe e lane te lire.
      Me falenderoi dhe me ktheu parate.
      Kishte vetem nje 500 euro te pathyeshme dhe qe eshte e veshtire te thyhet neper dyqane dhe i dhashe 20-euro, per te pire dicka a kafe a dicka tjeter, mbas shume muhabetesh me doli qe njifnin te njejtin njeri dhe mbsa tre ditesh shof para deres time te shtepise, personin qe e njihja dhe qe ishte edhe i njohuri i atij tjetri, qe me dha 50 euro nga ana e bashkeudhtarit tim kosovar.
      Mi la me zorr 50 euro dhe skishte burr nene tja kthente mbrapsh, ja kish lene porosi, qe te me falenderonte perzemersisht.
      Dhe zoti kel ukaj, ai kishte qene nje nga ushtaret e UCK-se dhe e besoj se ka qene se dukej qe ishte burre, qe fjala i rendonte me teper se plumbi.

  2. nastradini says:

    Gazeta TEMA me keto shkrime vetem i ul autoritetin e vet si medie e pavarur duke i dale ne kah nje krimineli sic eshte Fatmir Limaj. Sepse ky eshte:

    VETEM TURPI DHE REZILI I SHQIPTAREVE NE SYTE E BOTES, KUR SHPALLIN VRASESIN QYTETAR NDERI TE VLORES NE 100 VJETORIN E PAVARESISE.

    Sepse po te lexosh deri ne fund vendimin e Gjykates se Hages del qe Fatmir Limaj eshte i pafajshmem per mungese te PROVAVE, nderkohe qe po kjo Gjykate i gjeti shume te fajshem vartesit e tij, te cilet po vuajne denimet ne dhe te huaj duke mare persiper mbi vete krimet qe ka kryer ne Llapushnik Fatmir Limaj. Sepse:

    SA ESHTE I PAFAJSHEM FAMTIR MEDIU PER GERDECIN AQ ESHTE EDHE ADASHI I TIJ FATMIR LIMAJ PER LLAPUSHNIKUN.

    Ky njeri qe nuk ndalet para asgjeje per te shpetuar veten jo vetem qe ka vrare serbe ne Kosove, por edhe kosovare “tradhetare”. Tani po vret nje nga nje deshmitaret si nje mafioz i vertete. Qe mbi pasurimin e vet nuk ve asgje tjeter duke e mbuluar dhe kamufluar bukur me PATRIOTIZEM fals. Do Zoti qe Drejtesia te zbuloje te VERTETEN dhe ta denoje kete kriminel. Per t’i mesuar shqiptareve dallkauke leksonet e para te Demokracise Perendimore.

  3. ALBAN DEGA says:

    LIRONI IKONEN E LUFTES PER LIRI TE KOSOVES – FATMIR LIMAJ !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    – Prokurori mafioz i Euroleshit Salustro duhet ta zevendesoje
    ne qeli
    – Bashke me te edhe kryetari i Gjykates Supreme te Kosoves dhe
    hajnat e korruptuar nga dosjet e fshehta te Sabushtros
    per korrupsionin e tyre per te kthyer ne qeli kryeluftetarin
    e UCK-se Fatmir Limaj
    – Askush nuk mund te dale mbi majen e drejtesise boterore
    Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise ne Hage qe e shpalli te
    pafajshem ikonenen e luftes per liri te popullit te Kosoves
    Fatmir Limaj.
    – Prokurori i kryemafiozit Berluskoni Sabushtro ( bir bushtre)
    shkel ligjet e Kosoves dhe ato nderkombetare… shperdoron
    kopetencat, shkaperderdh taksat e shqiptareve dhe ben
    argatin e mekatarve serbe dhe Milloshevicit…
    – Heronjte dhe viktimat e terrorit shteteror serb ne kosove
    therrasin per drejtesi kunder bushtrave ala serbe qe mbrojne
    agresoret e lincojne viktimat!
    – Vellezer e motra te Kosoves: mbroni luftetaret e lirise dhe
    ngrini zerin e protestes mbarepopullore kunder padrejtesise
    se Salustros dhe Euroleshit!
    – Liri a Vdekje dje eshte sot Liri- Drejtesi!

  4. luma kuqe KUKES says:

    Do arratiset LIMAJ ky njeri qe formoj shtetin e Kosoves.E KUSH DO RRI NE KOSOVE?pro Serbet!!!!!!!!!!Atifete Zogu do rri.

  5. “Shiftari” nga Kosova says:

    Po të ishin angazhuar partitë politike nga Prishtina për vendosjen e ligjit dhe lirisë për qytetarët, në vend të përfitimit të sëmurë materialist personal – të gjithë të punësuarit nga EULEX do të shkruanin sonte lutje për punësim diku tjetër, dhe nu do të merreshin me arrestime të ministrave tanë, tani milionerë.

  6. ALBAN DEGA says:

    LIRONI IKONEN E LUFTES PER LIRI TE KOSOVES – FATMIR LIMAJ !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Prokurori mafioz i Euroleshit Salustro qe sajoi dhe imponoi arrestimin e tij duhet ta zevendesoje ne qeli

    Bashke me te edhe kryetari i Gjykates Supreme te Kosoves dhe hajnat e korruptuar rreth tij te shantazhuar nga dosjet e fshehta te Sabushtros per korrupsionin e tyre per te kthyer ne qeli kryeluftetarin e UCK-se Fatmir Limaj

    Askush nuk mund te dale mbi majen e drejtesise boterore Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise ne Hage qe e shpalli te pafajshem ikonen e luftes per liri te popullit te Kosoves Fatmir Limaj.

    Prokurori i kryemafiozit Berluskoni Sabushtro shkel ligjet e Kosoves dhe ato nderkombetare… shperdoron kopetencat dhe detyren, shkaperderdh taksat e shqiptareve dhe ben argatin e mekatarve e agresoreve serbe dhe Milloshevicit…

    Prokurori i Euroleshit na provokon te gjithe ne shqiptareve ne kete prag qindvjetor pavaresie duke na e prishur ate bashke me prishanat shqiptare ne krye te drejtesise se sterkorruptuar te Kosoves qe mendojne vetem te xhvasin e se si rrisin rrogat mbi kurrizin e nje populli qe numeron centet e bukes e ujit per vete e femijet e vet!

    Heronjte dhe viktimat e terrorit shteteror serb ne Kosove therrasin per drejtesi kunder bushtrave ala serbe qe mbrojne agresoret e lincojne viktimat!agresoret e lincojne viktimat!

    Vellezer e motra te Kosoves dhe te krejt hapesira shqiptare: mbroni luftetaret e lirise dhe ngrini zerin e protestes mbarepopullore kunder padrejtesise se Salustros dhe Euroleshit!

    Jemi nje e si nje trup i vetem ne kete njeqintvjetor pa asnje dallim duhet te jemi te gjithe per nje perkrah vellait tone te nderuar e te pafajshem per krime lufte qe ne Kosove i ka kryer vetem terrorizmi njeqintvjecar shteteror serb !

    Jemi e duhet te jemi nje! Nje per te gjithe e te gjithe per nje !

    – Liri a Vdekje lufetatreve te lirise me komandant Jasharin e Celikun ne balle dje eshte sot Liri- Drejtesi ! Liri Drejtesi! Liri dmeokraci !

  7. BARDHI RKS says:

    kel ukaj — 25 Nëntor, 2012 në 4:43 [email protected] qe te mashtroi ty per 100 euro te ka rrejt se kurr nuk ka qen ushtar i UCK.Per vrasje mos ja fut kot me shume ndodhin vrasje ne Shqiperi per nje vite se ne Kosove ne pese vite,po nuk ja vlen te flitet me ju se qenke nje adhurues i kriminelit millosheviq.
    nastradini — 25 Nëntor, 2012 në 4:52 pm
    @nastradin me vie keq po je tu rrejt sa je i madhe,ne rastin LIMAJ ne HAGE eshte denu nje ushtar i UCK ai ushtari e din vet pse eshte denu dhe jo vetem ai por gjithe DRENICA dhe LLAPUSHA e din cka ka ndodhe ne ato ane. Duhet te jesh shume i poshter qe ta quash diken kriminel pa asnje fakt.
    LIMAJ perseri do te dal i pafajshem e ti vazdo me shpifje.

    1. nastradini says:

      O Bardhi Kosovari, poshtersine mbaje per vedi se nuk ka poshtersi me te madhe ne Bote se te vrasesh njerez si zogj pule. Pa i dhene me pare te drejten te mbrohen ne gjykate me avokat. Sa per dijenine tende nastradini e njeh procesin e Limajt shume nga afer, me hollesisht se “patriote” false si puna jote dhe te rekomandon te lexosh dosjen e tij trashe te Gjyqit te Hages, sidomos per historine e Llapushnikut. Qe te mesosh si i shpetoi Drejtesise me finte avokatesh dhe me hedhje te fajit tek vartesit e tij. A ke degjuar ti more dallkauk per emerin BALLA&Compani qe po vuajne denimin ne dhe te huaj per krimet qe ka urdheruar Fatmir Limaj? Para se te flasesh pa dogane dhe te hiqesh si “patriot” lexo me mire per dosjen Limaj se do te meshosh shume gjera qe nuk i di. Lere dallkaukun tjeter, sigurimsin e Enverit me emerin Alban Dega, qe punonte per kamuflim ne ATSH, sepse veprime te tilla nuk i sjellin asgje te mire shqyptarise, por na bejne rezil ne syte e Botes. Sic ishte edhe rasti i Kryebashkialut te PS-se Gjika per te shpallur Qytetar Nderi nje KRIMINEL ORDINER. Prandaj ne shqiptaret nuk ka pse te cuditemi qe nuk vijne LIDERA Evropiane dhe Boterore ne vendin tone per te nderuar 100 vjetorin e Pavaresise. Sepse nastradini thote: “Perpara se ta kerkojme fajin tek te tjeret duhet te rregullojme shtepine tone.

      1. BARDHI RKS says:

        @nastradin i paske hyp kalit mbrapsht,ju dhe prokuroret e eulexit nuk doni te hulumtoni pse dhe kush i ka bere vrasjet sepse juve nuk ju konvenon te zbulohet “biografia” e lavdishme e udbashve qe u vran gjat dhe pas luftes.Cka po e perzien LLAPUSHNIKUN ketu?Tani LIMAJ nuk akuzohet fare per LLAPUSHNIKUN,Ai akuzohet per vrasjen e pese paraushtarakve serb,per te cilet prokurori mafioz salustro pretendon se jan zen rob e pastai jan vra,ky eshte rasti e jo perrallat tuaja per LLAPUSHNIKUN.Cilit vartes te tij ja hodhi fajin LIMAJ?pse more flet kur nuk din,ai qe eshte ne burg e din cka ka bere dhe pse eshte denu siq e din cka vujt familja e tij nga udbashet.
        BLLACA eshte nje kriminel ordiner, nga deshmit e tij nuk vuan askush ne dhe te huaj,bllaca bashk me kriminelet tjere do te denohen dhe vuajn ne KOSOVE nese nuk bejn vetvrasje siq e kan zakon udbashet.
        Qe dhjet vite prokuroria e unmikut dhe eulexit nuk arrijn ta denoin LIMAJN e nastradin zeza e quan kriminel sepse keshtu ka lexu ne gazeten e bajrush morines (bota sot) ky bajrush zeza deri ne vitin 1990 ishte anetare i komitetit qendror te lidhjes komuniste te serbise.

        Ku e din ti kush jame une dhe sa di per procesin ndaj Limajt ne tribunalin e Hages?

        1. nastradini says:

          Duket qe je nje njeri i afet me kriminelin Limaj. Keshtu qe eshte e kote te besh debat intelektual ne TEMA. Po sa deshmitare te tjere do te vrisni ju more kriminele te lindur? Apo do t’i detyroni qe te vetvriten apo vetvaren sic thua ti me cinizem te pashoq? Ne debat nastradini u fut nga fakti, qe Fatmir Limajn, dallkauku Kryebashkiak i Vlores Gkika e shpalli Qytetar Nderi. Per kete u revoltua nastradini sepse ne cilin vend te Botes shpallet Qytetar Nderi nje njeri qe e arreston policia per vrasje si kriminel? Ndryshe mbaje Fatmir Limajn ne Kosove se po erdi ketu do ta qellojme me veze te prishura dhe do ta bejme rezil. sic kemi bere me shume mafioze syresh. Sepse boll kemi kriminelin e “LARE” dhe te “PAFAJSHEM” nga Drejtesia Fatmir Mediun, boll kemi edhe rushfetciun tjeter te “PAFFAJSHEM” nga Drejtesia Ilir Meten, por me shume boll kena kriminelin Sali Berisha, Kryeminister qe s’e kap asnje plumb Drejtesie, as Kombetare, as Nderkombetare megjithese ka vrare shqiptare dhe te huaj njesoj si mesuesi i tij Enver Hoxha. Aman mbajeni Fatmir Limajn ne Kosove, se boll kena kriminele me vule ne Shqypni.

          1. BARDHI RKS says:

            nastradini — 25 Nëntor, 2012 në 8:44 pm
            Shpifja eshte poshtersi,cili deshmitar eshte vrar ne rastin LIMAJ?Cka ka faj LIMAJ qe deshmitari X varet ne nje peme ne DORTMUND?Pse u vetvra deshmitari X?Ishte i zhgenjyer me bosat e tij qe i kishin premtu miliona e pallate per deshmi te rrejshme kunder LIMAJT e pasi e shtrydhen si limonin e hodhen ne nje hajm me ndihma sociale.Mos me trego per keta tipat qe per ti fitu letrat(azilin)ne perendim deshmoin rrejshem,shpifin,paraqiten si homoseksual,maxhup e shkie.

            Me LIMAJN nuk jam i afert e njoh vetem si person publik,ti me ke je i afert ne baze te shkrimeve me dukesh i afert me paramilitaret serb qe lan koken ne malet e BERISHES.

            Kur nuk ke fakte del ne tema tjera kercen te MEDIU E BERISHA,tregona cka ka lidhje rasti KLECKA me LLAPUSHNIKUN ???

            1. nastradini says:

              Degjo nastradinin o Bardhi i Paditur prej Kosove. Fatmir Limaj jo vetem qe eshte KRIMINEL vrastar, qe vret njerez si zogj pule, por eshte edhe HAJDUT i fondeve publike. Fakti qe nuk e kap “plumbi” i Drejtesise as per vrasjet dhe as per vjedhjet nuk e shfajeson ate tek shqiptaret. Se shqiptaret nuk jane as Haga dhe as EULEX-i qe t’ja dredhesh historite si kuravt e bordellove. Prandaj nastradini ju tha qe ju ne Kosove mbajeni me shnet Fatmir Limajn, por mos na e dergoni ketu ne Shqypni se do ta gjuajme me veze te prishura dhe me krunde mielli. Per ceshtjen e Hages, lidhur me vrasjet e shqiptareve dhe serbeve ne Llapushnik, nje nga akuzat kryesore pervec vrasjeve makaber ne pyll, ndaj Limajt u ngrit edhe akuza se kishte frikesuar me tortura deshmitaret dhe familjet e tyre, me ane te seksereve te vet. Keta deshmitare prej Kosove u futen ne brimat e miut nga frika e mafies kosovare, qe te vret si mafia italiane. Dhe Gjykata e Hages nuk pati mundesine ta ballafaqonte Fatmir Limajn me deshmitaret okulare te krimeve te tij. Kjo eshte ngjashmeria me KLECKEN sepse nocka e mafiozit mbetet e njejte kudo qe te jete. Prandaj nastradini te tha nese di gjuhe te huaja te lexosh dosjen e Hages per t’u bindur me keto fakte. Nje nga vartesit e Fatmir Limajt me mbiemerin Balla mori persiper gjithe fajin duke deklaruar se ai dhe disa te tjere, vartesa te Limajt kane qelluar mbi pengjet e Llapushnikut dhe i kane vrare. Gjykata i ka denuar te tre me burgime te gjata, nderkohe qe Fatmir Limaj i shpetoi Drejtesise me finte avokatesh. Serbin dhe Jugosllavin tregoja sateme dhe tyteti para se te ofendosh nastradinin me brockulla “patriotike” te Kohes se Qepes. Sepse ju kosovaret mbani akoma ne oden e miqve fotografine e Titos te Jugosllavise Komuniste. Dhe aman boll me kete kriminel prej Kosove, se nuk po na le te shohim Barcelonen. Qe po i ben LOLO te gjithe ekipet e tjera.

              1. 12:13 says:

                Po te mos ishte Kosova surrati jot nuk do te ekzistonte.

    2. astriti says:

      bardhi nuk e kuptoj perse duhet krahasuar vrasjet me shqiperine.Ja dhe ndodhin me shume vrasje ne shiqperi c lidhje ka me kete rast.
      Me duken histori ca me te komplikuara per tu vene kapak me parrulla patriotizmi keto prandaj ule ca entuziazmin.Eshte mire qe keto figura te largohen nga jeta politike ne kosove nese doni te keni ndryshim ,e bene te tyren ne lufte tani duhen njerez te tjere.

  8. anon says:

    kam pershtypjen se shume mafioze jane ngaterruar me luften e kosoves.Vetem vrasjet qe jane bere pas luftes te njerezve te implikuar dhe parate e medha qe kane bere ca ish luftetare te lene nje peshtypje te keqe.Nuk e di rastin e ketij limajt po ama me aq sa kam degjuar nuk eshte cudi te jete ngaterruar ne ndonje pisllek.

  9. Diku says:

    Mos more aman! Si do ta festojme ne 100 vjetorin tani pa komandantet e droges, po po evropa kurve na ka inat ,vetem ne Kosove ndodh qe njerzit qe kane vrare me arme ,qofte edhe armiqte ,ti kene ne krye te vendit,pse humben profesoret dhe akademiket ne kosove qe ti drejtoj thaci apo limaj e haredinaj,zgjohuni kosovare dhe mos i zgjidhni me keta kopuke,ata meritojne te jene vetem veterane lufte por jo tu drejtojne sepse tjeter lufta dhe tjeter paqja ata qe jane mesuar me lufte po u dole kunder te heqin qafe,nuk e njohin demokracine.

  10. Horri i Bulevardit says:

    Po nderhyj edhe njehere.
    Nje vend qe eshte i pushtuar dhe qe sundohet nga nje ushtri pushtuese, smundet ti kerkohet se je kriminel se kur ai te vret dhe ata qe te vrasin mujane paramilitare qe nuk ekzistojne ne strukturat ushtarake, duhet ti kthejsh pushken.
    Keshtu qe arrestimi i luftetareve te UCK-se, nga nderkombetaret, eshte qe ta marrin me te mira Serbine, qe vete kjo Serbija ti leshoje ndonje lemoshe Europes, qe e filloi paqen ne Kosove, duke ushtruar presion nga viktimes dhe duke i dhene kriminelit te drejten te zgjedhe i pari, mjafton qe krimineli te ulet ne tavolinen e bisedimeve, kur thote Europa, se po nuk u ul ne tavoline bisedimesh krimineli, europes i skuqet faqja se meqe jane politikane qe pushojne konflikte, duhet edhe te sjellin paqen ne kushtet qe i ve krimineli.
    Populli i Kosoves duhet te ishte ngritur ne demonstrata dhe te kishte kushtezuar marredheniet me nderkombetaret,sipas kushtit qe krimineli duhet te paguaje jo vetem demet materiale, por edhe demet njerezore, ne te kunderten le te vazhdoje lufta.
    Ish ushtaret e UCK-se, mund te arrestohen per arsyen se duke u mbuluar nen petkun e luftetarit te UCK-se, po vjedhin pa hesap pasurite e popullit, me nje korrupsion qe per shoqe ka vetem simotren e saj Shqiperi.

  11. abi says:

    po e percjelle festen qe po mbahet ne tetove per festen e nentorite, qe realisht duhet te festohet, por pa zotin limaj pra mungesa e zotit limaj, e zbeh kete feste , sepse edhe limaj kontriboi, qe sot te festojme, te lire, pa fatmir limajn dhe ramush haradinaj kjo feste eshte e gjymte, me zemer dhe shpite jam me ju clirimtar te nderuar.

  12. BARDHI RKS says:

    astriti — 25 Nëntor, 2012 në 8:11 pm
    @astriti,vrasjet ne Kosove dhe Shqiperi nuk kan shume dallime,jane vrasje me KANUN.Vrasja e udbashve eshte e njejt sikur ne Shqiperi te vriteshin agjentet e sigurimit te enverit.
    Keto vrasje nuk i ka bere UCK,por i kan bere ata qe pesuan u rrahen,torturuan e u vran nga udbashet,tani pse dikush keta udbash i paraqet si viktima civile e per vrasje i fajeson komandantet e UCK eshte problem tjeter,LIMAJ edhe po te donte nuk do te mund ti mbronte gjelatet.

  13. albert says:

    Eshte pikerisht Limaj me disa shoke te tije te cilet e zhvleftesojne luften e drejte te shqiptareve te Kosoves.
    Limaj eshte nje vrases dhe nje hajdut, prandaj ai dhe shoket e tije duhet qe sa me pare te shkojne ne burg.

  14. arti says:

    Ky riarrestim i F, Limajt ka ndodhur per arsye kryekeput politike dhe porositesi eshte Hashim Thaci bashke me mafiozet e tjere nderkombetare kukull e te cileve eshte Hashim Thaci.Limaj si i vetmi auteritet i cili mund ti bente karshillek Hashimit sapo filloi te flase kunder “privatizimit ” te shperndarjes se rrjetit elektrik dhe kunder bisedimeve me Serbine u riaktualizua qeshtja per te cilen ishte gjykuar dy here,nje here ne Hage e njehere ne Prishtine.

  15. Andrea says:

    Morrat jane zgjuar ne kete prag 100 vitesh te Shpalljes se Pavaresise. Por sido qofte ky fakt i keq ne historine e kombit, vjen situata dhe morrat digjen prej temperatures se larte qe ngrihet prej shpirtit te shqiptarise. Fatmir LIMAJ eshte nje qelize e Shqiptarise. Morrat deshirojne gjakun e tij, por morri aq mund te thithe prej trupit te Fatmirit, dikush qe do te guxoje te lakmoje per me shume, atehere sic ndodh rendom, me nje goditje te lehte te shputes morri ngordh. Ky eshte fati i morrave, ndersa te lavdishmit, njerezoret dhe shqipot sic Fatmir LIMAJ do te lartesohen per te qene shembull i trashegueshem brezash.
    Shqiptaret e medhenj jane te padeshirueshem per kupolen politike qe drejton sot Europen, ndaj edhe po perpiqen ta baltosin. Harrojne te mjeret se njerez si Fatmir LIMAJ nuk mposhten, nuk deformohen ashtu sic po jane bere me “poitikajt e medhenj” te Shqiperise dhe kosoves keto 22 e dy vitet e fundit.
    Do t’i beja thirrje edhe Vetvendosjes per te reaguar ndaj “drejtesise” te pushtuesve moderne te Kosoves dhe Shqiperise.

  16. Per ty ~~~~~~~~~~~~(NASTRADIN)~~~~~~~~~~~~~~ !Kam nji pyetje :Kur behej lufte ne Kosove dhe UCK -ja mire keq me vullnetin per clirimin e vendit prej pushtuesve serbe ,,,, ngriti armet ,,,ndaj kujt do te luftonte ??? kundra italianeve ,apo francezeve ,po te mos luftonte kunder tradhetareve dhe serbeve !Cili eshte mendimi yt ,qe ta kuptojme dhe ne te tjeret !???

    1. nastradini says:

      Fatmir Limaj nuk i ka vrare pengjet – shqiptare dhe serbe te quajtur “tradhetare” ne lufte, ne beteje, balleperballe, por ne pyll, ne Llapushnik te Kosoves. Me nje plumb pas koke dhe me pas si nje frikacak kriminel per t’i shpetuar drejtesise ja ka hedhur fajin vartesve te vet. Qe po vuajne denimin ne dhe te huaj. Kjo eshte e VERTETA e dokumentuar dhe ky eshte mendimi i nastradinit.

      1. Sara Decan says:

        Une e pyes nastradinin a ishe ti prezent kur ndodhen ato vrasje?

    2. 12:13 says:

      Pyetjes tende i bashkangjitem edhe une!

    3. anon says:

      Nuk jam ”nastradini” po po te pergjigjem si e mendoj une.Problemi eshte se ne kohe lufte eshte e lehte te behen gabime.Ku e dime qe filani ishte me te vertete spiun apo nese eshte eliminuar per ceshtje personale me pretekste.Edhe xhaxhi enver i bente te gjithe spiune dhe i eliminonte,Jo se ishin te gjithe spiune,
      Ky eshte problemi,Ne pergjithese neper revolucione apo lufte te armatosur civile keto gjera jane shume te shpeshta prandaj eshte mire qe pas lufte te hetohen dhe te shihet nese ka patur vertet faj dhe jane bere gjyqe te drejta dhe denime te drejta apo eshte perdorur lufta edhe per te zgjidhur ceshtje personale apo eshte tepruar me denimet ,se ty mund te te duken te gjithe ata qe nuk te pelqejne tradhetare,mjafton ti shohesh tani shume ish krere te uck jane armiq me njeri tjetrin,cili eshte tradhetari e cili eshte burri i mire?

  17. o detar a u vrajten te gjith tradhetaret,sa per dijeni shum intelektual dhe luftetar pas luftes u vran ,prandaj jo se po behet qefi por le te mirret drejtesija me ket pun dhe te tjerat,ne shum komente po shkruhet se pa henger huder era nuk te vjen,e drejt e fatmirit te mrohet,

  18. albert says:

    po pse o njerz komentoni kur nuk e dini bazen e kti sherri limaj thaqi, a nuk e dini ju se kta ishin miq te ngusht si mundet miku me i mir mos te flet ja keshtu sepse gjat autosdrades limaj kerkoj pazar me te madh dhe thaqi nuk ra dakord mandej limaj e bllokoi ne disa gjera thaqin mandej para zgjedhjeve limajt ju ofrua posti i ambasadorit ne usa per ta larguar nga politika por ky nuk pranoj prandaj ne zgjedhje limaj kishte vetem 75 000 vota edhe pse ishte i dyti ne pdk per nga vota prap gjysma e votave ju vjedhen dhe kshtu limaj po perfundon neper gjykata nga ish miku i tij thaqi qe kjo eshte nje likfidim politik per limajn po per ate e ka nofken qeliku qe eshte i fort dhe nuk do dorzohet kurr

    1. Horri i Bulevardit says:

      Albert, kjo eshte shume e sakte qe thua ti, arrestimi eshte thjesht nje prishje pazaresh dhe asgje me teper, likujdo kundershtarin qe te prish biznesin mafioz dhe kaq.
      Por sa per luften nuk duhet te hidhet balte, kjo eshte dicka e paprekshme, por mbas luftes, ne kemi plot deshmi si ne Kosove dhe ne Shqiperi, qe disa ne emer te luftetarit, duan privilegje te pamerituara dhe kur keto privilegje i rrezikohen, atehere dalin ne krahun mafioz, gjithmone nen petkun e luftetarit per atdhe.
      Ne qofte se F. Limaj do te akuzoheshte per korrupsion, qe ne fakt perflitet, do te isha shume dakort, por ne rastin ne fjale, kjo eshte vetem nje hakmarrje mafioze qe i behet F. Limajt.

    2. nastradini says:

      Po c’jane keta mafioze gjakatare, qe po e ndajne Kosoven si BYREKU ne tepsi more albert-djali? “Limaj kerkoi PAZAR me te madh per autostraden dhe Thaqi nuk pranoi” thua ti serbes-serbes ne TEMA. Po ku eshte PATRIOTIZMI kosovar ketu? Se PAZAR me autostrada bejne vetem mafiozet. e kemi pare edhe ne ketu ne Shqypni me te njejten firme BECTEL nga Turqia. Kur mafiozi yne Lulzim Basha vodhi si i papare fonde publike me qindra milione EUR. Dhe e transformoi autstraden e Kombit si nje arke familjare te Sali Berishes. Mjere kosovaret ne cfare dore kane rene! Kaq mund t’ju thote nastradini.

  19. malsori says:

    RROFTE U C K .POSHTE TRADHETARET E KOMBIT.
    SA PER ELUX E DIME SHUME BEMA TE TYRE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje