Thaçi: Dy shtete, Kosovë e Shqipëri nuk u bënë me dëshirë

26 Nëntor 2012, 21:14Rajoni TEMA

Në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, në Kosovë jo vetëm që po festohet gjithandej, por edhe po shprehet haptas keqardhje që shqiptarët nuk jetojnë në një shtet të vetëm në Ballkan.

Në një akademi për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë të organizuar nën patronatin e kryeministrit Hashim Thaçi, janë shpalosur fakte e argumente historike që quan deri te shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, duke rikujtuar se kjo datë megjithatë kishte nda shqiptarët në shumë shtete, raporton REL.

Kryeministri Hashim Thaçi tha se kur flitet për formimin e shtetit shqiptar dhe ngritjen e flamurit në Vlorë nga dora e Ismail Qemalit më 28 nëntor të vitit 1912, duhet kujtuar të gjithë ata që sakrifikuan dhe ranë për lirinë e të gjithë shqiptarëve në të gjitha trojet etnike.

Krijimi i dy shteteve të pavarura, përkatësisht Shqipërisë dhe Kosovës, për kryeministrin Thaçi nuk është zgjidhja më e mirë, por megjithatë është një realitet.

“Kosova, ajo që kishte dhënë kontributin themelor për pavarësinë e Shqipërisë me kryengritje të ideuara nga Hasan Prishtina dhe shumë vise të tjera kishin mbetur jashtë Shqipërisë. Sot, ka të tillë që na thonë se i keni dy shtete. Dy shtete ne nuk i bëmë se kishim dëshirën tonë. Ky është një realitet. Por, më me dëshirë dhe shumë më mirë do të jetonim në një shtet të vetëm brenda familjes evropiane”, është shprehur kryeministri Thaçi.

Ndërkohë, veprimtari i njohur, Adem Demaçi, i njohur si simbol i rezistencës në Kosovë, bëri një rekapitullim të zhvillimeve historike në rajon që përfunduan me pavarësinë e Shqipërisë, 100 vjet më parë. Por, si tha ai, kjo pavarësi ndau shqiptarët padrejtësisht në 6 shtete të ndryshme.

“Me ndihmën e Zotit, por edhe të luftës dhe qëndresës sonë, erdhën deri në këtë situatë që sot të shohim, pa dëshirën tonë, ti kemi dy shtete, por prapë më mirë dy shtete sesa vetëm një gjysmë shteti. Jemi dy shtete shqiptare e i këndojmë dy himne, ky është njëfarë paradoksi që se ka askush në botë, por ne jemi popull i paradokseve. Ne mbërrijmë e bëjmë çudira të cilat nuk I parasheh askush”, ka thënë Demaçi.

Ndërkaq në fjalën e tij, akademik Rexhep Qosja shpalosi disa fakte historike që quan deri te shpallja e pavarësisë së Shqipërisë në nëntorin e vitit 1912. Me pavarësinë e saj, Shqipëria nuk fitoi lirinë e dëshiruar, kurse shqiptarët u ndanë në shumë shtete, tha me këtë rast Qosja.

“Konferenca e Ambasadorëve në Londër do t’i sjellë dëshpërim të madh popullit shqiptar dhe Ismail Qemalit. Jashtë kufijve të Shqipërisë ajo do të lë më shumë se gjysmën e trojeve shqiptare. Më shumë sesa gjysmën e popullatës shqiptare. Serbisë, Malit të Zi e Greqisë, që kishin ushtruar dhunë e terror të paparë më parë ndaj shqiptarëve, që kishin bërë spastrime etnike në tokat shqiptare, do t’i jepeshin tokat më pjellore, burimet e lumenjve, qytetet më të zhvilluara shqiptare”, ka thënë Qosja.

Edhe akademik Rexhep Qosja ka shprehur besimin e tij se ideali i Ismail Qemalit dhe bashkëveprimtarëve të kohës së tij që fillimisht sollën pavarësinë e Shqipërisë kurse sot pavarësinë e Kosovës, një ditë, sipas tij,do të kulmoj edhe me sendertimin e idealit të Shqipërisë etnike.

Ndryshe, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës e këndej, asnjëherë më parë në Kosovë lidershipi i saj nuk ka folur më shumë për idealin e bashkimit kombëtar shqiptar sesa në ditët kur po kremtohet 28 nëntori dita e flamurit dhe pavarësisë së Shqipërisë./KD

7 komente në “Thaçi: Dy shtete, Kosovë e Shqipëri nuk u bënë me dëshirë”

  1. Stef Staku says:

    ANALIZE : Do ju duket e tepruar. Akademia e Shkencave Shqiptare lindi si nje domosdoshmeri e egzistences se Shtetit te Diktatures se Proletariatit. Pasi u prish edhe me Ruset Enver Hoxha e kishte te deomosdoshme krijimin e Akademise per te bere nje organizim shkencor te Shtetit Shqiptare. Akademia ka luajtur rrolin kryesor ne ndertimet e veprave hidroenergjitike, minierave, ekonomise etj etj.
    Ishte shteti qe kishte nevoje per nje Akademi dhe e ndertoi. Keshtu qe Akademia Shqiptare eshte e mesuar qe ne lindje te saj ti bindet dhe punon per ate qe qeveris Shqiperine !!!
    Shqiperia sot po drejtohet me shume nga lobet anti Shqiptare se sa nga vete Shqiptaret !!! E ne kete menyre dhe Akademia Shqiptare i bindet e punon me shume lobeve anti Shqiptare. Ne Akademine Shqiptare ligjin e ben lobi Grek !!! Une per vete jam ndeshur egersisht me perfaqsues te lobit Grek. Nuk duhet te harrojme se anti Shqiptari Ylli Popa ishte drejtues i Akademise Shqiptare per nje periudhe thuaj 10 vjecare 1997 – 2007. Edhe sekretari i saj Eduard Sulstarova ishte thelbesisht grek. Imagjinoni qe ne Akademi te Shkencave te Shqiperise per nje Periudhe rreth 40 vite nuk ka patur asnje katolik e asnje kosovare !!
    Teshti kohet e fundit ka hyre Kolec Topalli nje ish keshilltar ( sherbetor ) i Sali Berishes !!!
    Duke patur parasyshe qe kjo eshte Akademia Shqiptare zgjidhja me e mire ishte kjo ta festonit vecmas.
    Nje shprehje e urte thote : ” ma mire vetem se me shoke te keqij “” !!!
    Urime e ju falenderojme edhe ne emer te atyre qe duhej t’ju kishin ftuar !!!

    1. Horri i Bulevardit says:

      Stef Staku, per te gjitha jam shume dakort ste heq asnje presje, vetem ne rastin e zotit Kolec Topallit te kundershtoj se e njoh shume mire e njoh qysh atehere kur ky njeri shume i edukuar, punonte si mesues ne Nikel.
      I kam qene shume here ne shtepi para vitit 90-te, kishte nje grua zonje qe dinte te priste dhe ti percillte mysafiret tamam si nje zonje shqiptare.
      Kolec Topalli, nje njeri i mrekullueshem qe ishte ne syrin e partise natyrisht per keq, dhe kete e verteton dhe punesimi i tij ne nje fshat, per nje kohe te gjate.
      Zoti Kolec Topalli, po te ishte nje sejmen berishian, do te qendronte ne politike dhe te bente kariere, sic beri zonja Topalli, qe jane nga e njejta familje nga burri, por me beso se Kolec Topallit nuk i interesonte shume politika, se ai eshte autodidakt dhe nuk sheh vehten ne politike.
      Jam i sigurte qe edhe ti e njeh shume mire si shkodran qe jeni, por mos besoni gjithnje se meqe vjen me nja mbiemer si ajo dizenjatorja berishiane dhe jane nje kallep.
      Pershendetje.

      Te kujtoj shpin e kan patur mbas ambulances se madhe nje shtepi private, ne Tirane.

      1. raimondi says:

        Akademia shqiptare e Shqiperise duhet te shkrihet per vete faktin qe ka ftuar ne Tirane Akademine kriminale Serbe ,nen justifkimin se gjasme tani jemi ne kohe te reja

        Kur akademia serbe ishte dhe eshte shkaktarja e krimeve kunder popullit shqiptar, ajo akademi ka prodhuar skemat e genocidit ndaj kombit shqiptare

        Keshtu qe Akademia jone te shperndahet, biles duhet te shperndahet edhe per faktin tjeter se gjendemi ne kushte te reja tashme,
        dhe te krijohet nje akademi e re me perfaqsues intelektuale nga gjithe trojet shqiptare, dhe nga diaspora….

        Kjo eshte edhe nje domosdoshmeri e kohes se re qe jetojme ….

        Duhet qe Akademia jone te mbaje pergjegjesi perpara parlamentit per ftesen qe i ka bere Akademise kriminale serbe

        Parlamentaret tane duhet t’i kerkojne patjeter llogari Akademise per ftesn qe i kane bere serbeve, dhe te perjashtohen nga Akademia ata qe kane bere ftesen per Serbet , si te padenje per perfaqsuar kombin shqiptar

    2. ar says:

      Akademine,Universitetin e Tiranes,Institutin albanologjik,Teatrin Kombetar,Teatrin e Operas dhe Baletit,Muzeun Kombetar,Institutet shkencore…dhe cdo organizim te larte qe evropianet kane shekuj qe i kane krijuar per vehte,ne Shqiperi i kane ngritur anti-shqiptaret! Per kete te jeni te sigurte! Nuk ka GOMAR qe nuk e beson kete! Madje edhe shtetin shqiptar e kane krijuar antishqiptaret (serbet,greket,malazezet sic thote Bazar-Turkofag-Kryqezata-Pisoglendi ) Rrofshin gomeret qe i kemi me shumice!!! ?

  2. elio says:

    Kosovaret kane organizaten e tyre dhe nuk ka nevoje te jene pjese, sa per katoliket… meruni vesh me rrok mirditen…Me duket se je me pak inat…nuk te kane ftuar ne syfyr me duket…

  3. Mela says:

    Nëse Kosova e sheh ardhmërinë e saj brenda Bashkësisë Evropiane, për kënd ka nevojë që të jenë dy shtete shqiptare?

    A nuk kursejmë disa miliardë euro (të Evropës) në vit nëse e kemi një ushtri, një polici, një ministri të shëndetësisë, një ministri të bujqësisë dhe sidomos një ministri të arsimit?

    Cilat dallime, përpos kufirit të vizatuar në hartë, janë në mes shqiptarëve? Nëse dialekti na dallon, le ta flasim gjuhën pa dialekt. Kjo është më lehtë se sa detyrimi që ta mësojmë gjuhën e shtetit të huaj, ose dy a tre gjuhë të tjera.

    Disa propozojnë shkëmbimin e territoreve me fqinjët për krijimin e një shteti shqiptar. Disa frikohen të flasin për këtë temë, por marrëzia më e madhe është se askush nga udhëheqja shqiptare nuk ka guxim të thotë haptas se në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët në Ballkan janë toka shqiptare të copëtuara nga shteti ëmë. Ato duhet të kthehen, e jo të flasim për shkëmbimin e asaj që na është plaçkitur me dhunë.

    Nëse nuk mund të kthehen të gjitha këto toka, Kosova dhe Shqipëria nuk kanë asnjë arsye të jenë dy shtete të ndara në Evropë.

    Le ta gëzojmë pavarësinë, sikur sikur të gjitha kombet tjera! Le ta jetojmë jetën tonë, pa padronë të huaj. Fqinjët janë të mirëseardhur si fqinjë, po nuk kemi nevojë të kërkojmë lejen e tyre për atë që bëjmë me familjen tonë!

  4. Taulant/Tirane says:

    Qenia e dy shtetve shqiptare eshte paradoks dhe per kete nuk ka pike dyshimi.Duhet te punojme qe te bashkohemi jo vetem de jure por dhe mentalisht.Kam bindjen qe bashkimi do te kuroje dhe ate ndarje minimale mentalitetesh qe largesia prej nje shekulli ka krijuar mes nesh.Si psikolog shoh qe ne thelb kemi te njejtin karakter dhe bashkimi eshte zgjidhja e vetme per te ecur perpara.
    Me shqeteson fakti qe politikanet ne te dy anet jane te frikesuar te shprehen per kete kerkese logjike.Ndoshta presin nje njohje te Kosoves nga OKB dhe pastaj do hedhin hapur tezen e bashkimit???Ndoshta!
    Por sidoqofte ka mijera menyra per ti paraqitur dhe pergatitur popullin per kete bashkim dhe per kete une i fajesoj te gjithe.Mesa shoh,njerzit kryesisht te pashkolluar,jane me pak te pergatitur per ta mirepritur kete hap.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje