Vetëvendosje vendos flamurin kombëtar në Merdare, dhunohet nga policia

26 Nëntor 2012, 18:38Rajoni TEMA

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje organizuan sot një aksion simbolik në Merdare. Aksioni kishte si qëllim vendosjen e flamurit kombëtar dhe një tabele ku shënohej “Mirë se vini në Republikën e Shqipërisë”.

“Ne zgjodhëm për ta vendosur flamurin kombëtar në Merdar, në përkujtim të betejës së Hasan Prishtinës 100 vjet më parë, i cili organizoi luftë mbrojtëse pikërisht në këtë zonë kundër forcave serbe që po sulmonin Shqipërinë”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

Sipas komunikatës, me të filluar vendosja e flamurit kombëtar në një shtyllë pranë pikës kufitare në Merdar, Policia e Kosovës ndërhyri brutalisht për t’i penguar aktivistët. Gjatë kësaj ndërhyrje të dhunshme nuk u kursye as ekipi i Kosovapress-it, kameramani i të cilit u përplas për tokë dhe u mbajt i arrestuar nga policia për rreth 1 orë.

Vetëvendosje thekson se me gjithë këtë ndërhyrje, aktivistët ja arritën që të ngrenë flamurin kombëtar, si dhe të vendosin tabelën “Mirë se vini në Republikën e Shqipërisë”, të cilat u hoqën më pas nga Policia e Kosovës, me t’u larguar aktivistët.

“Është e çuditshme se si në të gjithë Kosovën, në të gjitha institucionet dhe sheshet e vendit është vendosur në mënyrë masive flamuri kombëtar, madje dhe kryeministri e presidentja janë duke marrë pjesë në aktivitete ku nderohet ai, e i vetmi vend ku u ndalua të vendosej flamuri kombëtar shqiptar është pikërisht kufiri përballë Serbisë. Hashim Thaçi duhet ta dijë që nuk ka nevojë ta drejtojë flamurin kombëtar përballë Sali Berishës, por përballë Serbisë”, thuhet në kumtesën e Vetëvendosjes.

6 komente në “Vetëvendosje vendos flamurin kombëtar në Merdare, dhunohet nga policia”

  1. Geg Toskani says:

    Edhe pèrse mund tè quhet ndoshta i parakohshèm ky gjest simbolik dhe patriotik i VV, kjo èshtè njè e vèrtetè qè askush nuk mund ta mohojè.
    Nuk e pèrmban legjislacioni dhe kushtetuta…. por èshtè bukur ta shikosh….Nganjèherè nuk èshtè mirè tè festosh èara kohe pèr skaramanci ?!

  2. shpati says:

    Shqiperine dhe Kosoven po e SUNDOJNE serbomedhenjte!!!
    Ju lumte,ju TRIMAVE te VETVENDOSJES se jeni plotesisht SHQIPTARE TE VERTETE!!!
    Sali Berisha po punon per Serbine,ndaj i tregoni Thacit,se ishte ky agjent serb,pra Berisha,qe ndihmoi me nafte serbet per te VRARE DJEMTE E UCK-se!!!
    POSHTE FASHISTI SERB SALI BERISHA!!!

  3. parti islamike says:

    kjo eshte parti islamike ne kosove

    1. Horri i Bulevardit says:

      Kjo eshte parti e heronjve te gjalle, bravo ju qofte, me keta djem me siguri do te vi bashkimi.

  4. gjirokaster-prizren says:

    plumbin ne ball atyre policave bastarde, BRAVO djema te VV!

  5. """"""" says:

    Shoqata vetvendosje do te sjellin shumè probleme ne trojet Shqiptare sepse perdor taktika e metoda islamike,(keni kujdes o popull se kur ti kuptoni disa hile qe luhen sot mbi korrizin tuaj do te jetè vonè).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje