Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, ëndërr apo realitet?

29 Nëntor 2012, 12:11Rajoni TEMA
Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, ëndërr apo realitet?

Mesazhet inkurajuese për idenë e bashkimit të shqiptarëve në një shtet nuk janë vetëm pjesë e euforisë për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, por edhe ide realiste, vlerësojnë njohës të zhvillimeve politike në Kosovë.

Duke iu referuar deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, atij të Shqipërisë Sali Berisha, si dhe përfaqësuesve nga jeta politike e akademike shqiptare, analistët e rrethanave e zhvillimeve politike vlerësojnë se ideja e bashkimit të shqiptarëve është me shekuj e vjetër, por që ka devijuar varësisht rrethanave dhe etapave të zhvillimeve historiko-politike.

Profesori Ismajl Hasani thotë se paraqitjet e kryeministrave Thaçi e Berisha, qofshin edhe me eufori, janë legjitime pasi ata kanë folur për një projekt real që përbën një ëndërr shekullore të shqiptarëve.

“Projekti për bashkimin kombëtar është projekt real. Është një ëndërr e shqiptarëve dhe reflektimi për bashkimin kombëtar i kryeministrave është vetëm shpërfaqje e ëndrrës legjitime të popullit shqiptar, përkatësisht gjithë atyre që projektin e bashkimit kombëtar e kanë ëndërr dhe synojnë ta bëjnë realitet në të ardhmen”, thotë Hasani.

Ndërkohë, drejtori i KIPRED-it, Ilir Deda thotë se ëndrra e bashkimit në një shtet ishte vullnet i shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë deri në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë.

Pas kësaj kohe, në Kosovë, sidomos populli ishte bindur se zgjidhja më e mirë ishte pavarësia e Kosovës, thotë Deda, duke rikujtuar se kjo pavarësi nuk do të jetë e mjaftueshme nëse Kosovë nuk ia del që të legjitimojë subjektivitetin e saj ndërkombëtar dhe si alternativë sërish do të kthehej çështja e bashkimit me Shqipërinë.

“Bashkimi real i shteteve shqiptare mund të ndodhë në dekadën e ardhshme vetëm nëse Kosova nuk arrin të bëhet pjesë e barabartë e bashkësisë ndërkombëtare. Në qoftë se shteti i Kosovës nuk bëhet shtet me legjitimitet të plotë ndërkombëtar, atëherë në dekadën e ardhshme me siguri se do të vijë deri te një masivizim dhe platformë e përgjithshme politike për bashkim”, thekson Deda.

 

Bashkimi, problematikë më e gjerë

Bashkimi i shqiptarëve në një shtet paraqet një problematikë shumë më të gjerë, pasi ata përveç Shqipërisë e Kosovës, jetojnë në katër shtete tjera të Ballkanit.

Por, ajo që fokusohen bashkëbiseduesit ka të bëjë me idenë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

Kjo ide, sipas Ilir Dedës, do të vinte si rrjedhojë e dështimit të saj për t’u bërë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe mekanizmave e organizmave tjerë.

“Dështimi i shtetësisë së Kosovës, në aspektin nëse ajo nuk bëhet pjesë e plotë e barabartë e bashkësisë ndërkombëtare dhe për këtë nuk kemi shumë kohë, domethënë një deri në dy vite më së shumti, Kosova duhet ose të jetë pjesë e OKB-së ose të jetë afër anëtarësimit dhe me perspektivë të qartë të integrimit evropian”, vlerëson Deda.

Në anën tjetër, Ismajl Hasani thotë se krijimi i shtetit të Kosovës, nuk mund të shihet si pengesë për realizimin e ëndrrës së shqiptarëve për të jetuar në një shtet.

“Shteti i dytë, thënë kushtimisht shqiptar në Ballkan (Kosova) nuk pengon në asnjë mënyrë realizimin e ëndrrës për të jetuar në koordinata evropiane shteti i ardhshëm i bashkuar – shteti shqiptar. Që do të thotë se ëndrra për bashkimin kombëtar mbase duhet të bëhet realitet për faktin se shqiptarët tanimë kanë edhe lidhje jo vetëm gjeografike, por edhe lidhje shumë të forta shpirtërore”, thotë Hasani.

Deklaratat e liderëve në Kosovë e Shqipëri i komentojnë edhe qytetarët që kishin dalë të festojnë në qendër të Prishtinës.

Mentor Zymberaj, aktor, thotë se festimet anekënd viseve ku jetojnë shqiptarët po tregojnë një dëshirë dhe vullnet të tyre për të jetuar të bashkuar.

“Mendoj që është një qasje, e cila nuk do të doja të jetë vetëm improvizuese sa i përket datës si datë, po të jetë një qasje më e madhe mbarëkombëtare e jona, që ky bashkim kombëtar të mos jetë thjeshtë vetëm në ata kufijtë formal që ne po i kërkojmë, por të jetë një frymë e përbashkët artistike, kulturore, po edhe politike e ekonomike”, thotë Zymberaj.

Po ashtu, edhe një qytetar tjetër nga Prishtina, me emrin Albert Dërmaku, thotë se atmosfera e krijuar këto ditë po dërgon mesazhe të qarta, që sipas tij tani duhet t’i qojnë në vend liderët politik.

“Tash iu mbetet politikanëve ta realizojnë ëndrrën e popullit. E dihet ëndrra e të parëve, babagjyshave tanë është bashkimi kombëtar. Por, nuk i kemi njerëzit e duhur në vendin e duhur. Duhen ndryshime, sepse teoria pa praktikë nuk shkon”, thotë ky qytetar me emrin Albert Dërmaku.

Ndryshe, ishte kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ai i cili në akademinë e organizuar për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë tha se shqiptarët më mirë do të jetonin në një shtet të vetëm në kuadër të Bashkimit Evropian. Deklarata të ngjashme ka dhënë edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha./REL

12 komente në “Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, ëndërr apo realitet?”

  1. Kola says:

    Bashkimi me Kosoven eshte realitet por pak kohe pasi te bashkohen prap do te ndahen.

    1. albaniafirst says:

      Po Kole, do ndahen ashtu sic do ndahet Tirana me Durresin. Pse ja fut kot mor burr. Bashkimi kombetar eshte pervec se nje enderr e vjeter e shqiptareve, krijon kushte per forcimin e shtetit shqiptar. Porosia e Skenderbeut eshte qe te qendrojme te bashkuar se bashkimi ben fuqine. Ka ardhur koha qe ne Kosove te valvitet flamuri i vertete; ai kuq e zi dhe jo ajo pacavurja qe ju kane dhene te tjeret per flamur te Kosoves.

      1. Kola says:

        Ke te drejte, e pranoj, ja futa kot. Pershendetje.

    2. antonio says:

      Per “BASHKIMIN” E SHQIPERISE ME KOSOVEN,po behet shume zhurme kohet e fundit!!
      E gjithe kjo HISTERI NACIONALISTE ka nje qellim ANTI SHQIPTAR,pavaresisht se mbulohet me GJETHE FIKU!!!
      Ne fakt nuk eshte e vertete se jane kushtet politike,ekonomike,shpirterore,juridike te brendeshme dhe te jashtme,qe te kryhet ky bashkim!!!
      Se pari,ne Shqiperi populli eshte i PERCARE nga polika e Sali Berishes,ne ish komuniste e demokrate,ne veriore e jugore,ne socialiste e demokrate,etj!!!
      Berisha i ka vjedhur votat ne te gjitha zgjedhjet e fundit duke sunduar si FASHIST!!!
      Ai nuk e njeh dhe vlereson LUFTEN E LAVDISHME NACIONAL-CLIRIMTARE,prandaj edhe nuk e njeh 29 nentorin si date te CLIRIMIT!!!
      Berisha ka PERDHUNUAR HISTORINE DHE HERONJTE,DUKE NGRITUR NE OIEDESTAL TRADHETARET DHE KRIMINELET SI AHMET ZOGOLLI etj!!!
      Berisha ka GRABITUR TERE PASURITE KOMBETARE duke e lene popullin ne MJERIM TOTAL!!!
      Berisha ka PUSAHTUAR TERE INSTITUCIONET KUSHHTETUESE DHE MEDIAN duke bere TERROR kudo!!
      ASKUSH NE SHQIPERI,nuk ka SIGURI PER JETEN,PER PUNEN,ARSIMIN E SHENDETESINE!!!
      Ne te gjitha keto KRIME TE BERISHES,ju kosovaret e keni mbeshtetur opa rezerva se e konsideroni njeriun tuaj MALOK,ndaj erdhen mbi 30 mije kosovare dhe votuan ilegalisht per Berishen ne Tirane!!!
      Ju kosaovaret e harruat,qe Berisha e quajti UCK-ne TERRORISTE,ju keshilloi te mops shkonit ne Rambuje dhe FURNIZOI TANKET SERBE ME NAFTE PER TE VRARE DJEMTE TUAJ!!!
      Pra ju nuk doni BASHKIMIN ME NE,POR DONI PUSHTIMIN!!!
      Ju dhe Berisha,doni qe ne Shqiperi te krijohet nje SHUMICE MALOKERIE BESNIKE E TIJ,per te SUNDUAR LEHTE PJESEN TJETER TE SHQIPERISE!!!
      HARROJENI:KURRE NUK DO JEMI DAKORT,QE TE BASHKOHEMI ME JU NE KETO KUSHTE!!!

  2. luma kuqe KUKES says:

    Keta akoma nuk qenkan ngopure me talljet e Thacit e Berishes.Keta te dy nuk dine gje tjeter vetem te VRASIN, TE VJEDHIN,te SHATROJNE unitetin e popullit.Kosovaret jane mesuar ne kohen e Serbit dhe nuk ju bene pershtupje.Nje pytje;Sa kohe ka Albin Kurte qe e thote kete?apo e tha Thaqi e Berisha e u krye,ketyre njerzeve u ka ngel ora.Shikoni deklarimin e Berishes ne Mal zi kur u pyte per AK te Spahiut cfare tha e pastaj flisni.Nje here Berisha zuri ne goje Provezen,e menjhere u terhoq si zagar.

  3. Taulant says:

    Sa te zinj jeni more njerez qe doni te nxirrni vetem te keqija nga goja.
    Do bashkohemi dhe do jemi perjetesisht bashke,si gjithe popujt normale te botes.
    Ju te zinj(Drin.Kol,Burels etj),besoj qe u merzitet pak qe pate flamuj kuq e zi ne Prishtine se do te ishit te lumtur te shihnit flamuj arabe,turq etj dhe pastaj te shanit “lirshem”.
    Ju qe jeni jashteqitje e shqiptareve,nuk do tua japim kurre kete shans.E shani gjysmen e zemres tone jashte kufijve kuturu,por faktet jane flamujt qe pate dje,ne 17shkurt ne sheshet e qyteteve te Kosoves.Ajo eshte Kosova”islamike” qe ju llapni dhe do te donit te ishte ndryshe per tju dhene ju rast ta hidhni poshte.

    1. albaniafirst says:

      Fjale me vend, si luan as topi. Pacavure ka cdo komb dhe ne nuk bejme perjashtim nga ky rregull universal, por shumica e popullit tone eshte fisnik dhe perkrah idene e bashkimit kombetar si nje objektiv per te ardhmen e afert. E kush e besonte 10 vjet me pare se Kosova do clirohej nga pushtimi serb. Ky eshte sot nje realitet. Ata qe nuk besojne se mund te bashkohen trojet shqiptare, jane driteshkurter. Natyrisht qe duhen perpjekje dhe sakrifica, por perfundimi dihet. Nuk mund te ekzistojne dy shtete te te njejtit komb. Edhe Gjermanian ishte e ndare, por erdhi dita dhe u bashkua.

  4. raimondi says:

    Bashkimi eshte me afer se kurre

  5. Nauli says:

    Kosova e ka të bërë të qartë dje se është pjesë e një kombi shqiptar. Në Kosovë ka shumë pak njerëz të cilët kufirin me Shqipërinë e shohin si kufi me një shtet të huaj. Sa më shumë kohë që kalon, sa më shumë që do ta humb kuptimin ky kufi i vizatuar në harta të huaja. Për këtë arsye haptas duhet ta kërkojmë bashkimin – dhe menjëherë.

    Bashkimi është më i mirë për zhvillimin intelektual dhe ekonomik të vendit tonë. Edhe të huajt do të kenë dobi nga ky zhvillim. Paragjykimet janë të shekullit të kaluar. Toka është tepër e vogël për ta urrejtur njëri tjetrin.

  6. Artan says:

    Ne na duhet zhvillim ekonomik, shtet i qendrueshem dhe i forte, rend, e rregull. Shqiperine sot e dominon alabaku, gangua e langua me mercedez e ju flisni per bashkim, qe kerkon ndoshta dhe lufte. Shqiperia sot eshte e mire vetem per te qep pantallona dhe kepuce e ju flisni per levizje politike masive qe kerkojne muskuj te forte financiare dhe ushtarake. Shqiperia sot eshte e fundit ne cdo aspekt te jetes, por ne nuk i lem denglat dhe pordhet per zgjerim territoresh.

    ne akoma nuk kemi arritur te funksionojme si nje treg i perbashket me Kosoven dhe te shfrytezojme te resurset e njeri tjetrit per tu bere me produktive, ju flisni per bashkim territorial?Gjate luftes ne Kosove shqiptaret nga shqiperia qe shkuan me luftu numerohen me gishta. Ngelem duke u ngop me dengla dhe pordhe. Askush nuk do te punoje, te djersitet, te sherbeje ne ushtri, te sakrifikoje, por te gjithe te hiqen si patriote te mbaruar qe po i gerryen cdo dite brenga e shqiperise se madhe, cfare shkerdaatlleku.

    1. Nauli says:

      I dashuri Artan,

      Vetëm kursi i zemrës sonë (suaj) duhet të vëhet në drejtim të duhur. Të gjitha të tjerat janë gjëra pa rëndësi.

      E kuptoj brengosjen tuaj, por fjalët tuaja tregojnë se jeni shqiptar i cili na do të mirën – si vëlla i familjes sonë. Sa rëndësi të madhe ka kjo për ne shqiptarët. Tani po bashkohemi prapë – ne familja shqiptare.

      Të fala,

      Nauli

  7. assault says:

    Bashkimi i Shqiperise me Kosoven eshte nje realitet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje