Serbia ia hapi rrugën Kosovës në OKB?

1 Dhjetor 2012, 12:58Rajoni TEMA

Duke votuar për rezolutën që i solli Palestinës statusin e shtetit vëzhgues jo-anëtar, “është bërë një precedent që mund të përsëritet në rastin e Kosovës”, shkruajnë mediat e Beogradit.

“Vendimi i Serbisë që në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të votojë që këtë status ta ketë Palestina, mund të përsëritet në rastin e Kosovës,” thotë politologu serb, Predrag Simic.

Rezoluta që ia mundësoi Palestinës që nga entiteti i vëzhguesit të ketë statusin e shtetit vëzhgues, është mbështetur nga 139 shtete (nga gjithsej 193), ndërsa nga shtetet e rajonit e vetmja pro kësaj ishte Serbia.

“Nuk besoj se Izraeli, për shkak të kësaj, do ta njohë Kosovën, por ky votim është precedent që mund të përsëritet në rastin e Kosovës”, thotë për Simic për “Kurir”.

Ndërsa ish ambasadori i Serbisë në Gjermani, Ognjen Prbicevic, pohon se përderisa shtetet e BE-së votuan bashkërisht kundër, atëherë Serbia ka probleme, sepse duhet të respektojë rregullat e familjes evropiane. /Telegrafi/

3 komente në “Serbia ia hapi rrugën Kosovës në OKB?”

  1. tirons mer bab says:

    Serbia bo mire ti hapi komet si kurve qe eshte,,,sa per KOSOVEN jo do ja hapi rrugen po edhe duhet ti thote me fal,se nuk e pjerdh mo njeri kurven e ndyre

  2. LIQUID says:

    Po ,ja hapi rrugen ashtu si ja hapte milloshevici ibrahim rugoves per te shkuar ne bote per tu ankuar per hallet e kosoves ,sic ja hapi rrugen kosovareve te bridhnin me viza neper bote ,njohja apo hapja e rruges per ne OKB te kosoves nuk i prish pune serbise ,kur tregetia dhe bizneset serbe nen mbrojtjen e autoritetit lokal po bejne kerrdine ,ndoshta serbia nuk ka fituar aq shume nga kosova se sa vitet nen titon dhe milloshevicin

  3. vizionari says:

    Kosova duhet te behet shtet anetar , dhe jo shtet vezhgues . Mire beri Shqiperia qe abstenoi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje