Mamaja e Papandreut, pas një llogarie 550 milion euro në Zvicër?

3 Dhjetor 2012, 13:53Rajoni TEMA

Nëna e Georgios Papandreu, Margaret, dyshohet se qëndron pas një llogarie bankare prej 550 milion euro në Zvicër.

Ajo është pjesë e listës Lagarde prej më shumë se 2 mijë grekësh, që kanë llogaritë e tyre në Zvicër.

Financial Times citon një zyrtar të policisë financiare në Greqi, që ka deklaruar se pas llogarisë më të madhe mes 2 mijë grekëve me llogari të mëdha në Zvicër, është edhe mamaja e ish- kryeministrit grek.

Margaret, që është njëkohësisht edhe bashkëshortja e Andreas Papandreu, po ashtu kryeministër, i ka hedhur poshtë akuzat me zemërim. Ajo thotë se ata nuk kanë përfituar kurrë nga paratë e shtetit.

Disa media thonë se shumë në depozitë mund të jetë hedhur me dhrahmi, që do thotë pak a shumë 1.5 milion euro.

17 komente në “Mamaja e Papandreut, pas një llogarie 550 milion euro në Zvicër?”

  1. hajriu says:

    Gojor ku je, po mundohesh te lashe borxhet e papandreshes ????????
    Tamam jevgjiter jeni , kur bota ju dha para filluat te vidhnit dhe te fshinit menderen . Tani duhet ta perdorni perseri menderen qe ti lani ato borxhet , por si grek ama .

    1. Milano says:

      Hajrie ti i qan hallin kalorsit se i varen kembet, por shih mor djal cu be ne Tirane me Torten e Pavarsise….. Ty dhe shume te tjere si ty ua ka fajin Greku dhe Serbi kurse Ne vete si popull BARBON qe jemi skemi faj. kesj i thon Shan i Dhjeri te Permjerin megjithse Ne Shqiperia jemi shume me shume se te Dhjer.

      1. Slayer blood line says:

        Per momentin po te kish qene rasti i tortes ne Greqi do ishin ndyer dhe me keq,per s’mund te them te njejten gje per para 5 viteve..

      2. hajriu says:

        Po ty tu dhimbs byça e grekeve??? Apo je 300 per vete????

  2. coku says:

    Po te lexojme historine, greket, korupsionin e kane ne gjak. E kane ne gjak, se na ngjajne ne, apo ne u ngjajme atyre, ky eshte debat tjeter, por nje gje jam i sigurte, qe ne me ato kemi dicka te perbashket, e kemi. Qe nga lashtesia.

    Kur ra perandoria egjiptiane, ra pasi administrimin e saj, taksat e te tjera, e kishte paria e shtetit qe ishin me origjine greke. Ata u koruptuan dhe nuk e mbanin shtetin me interesa shteteore, por me interesa koruptive. Lexoni histroine per renien e Egjiptit te lashte.

    E pastaj tere hitrorite e tjera kuptohen vete

  3. fl says:

    Pale po te germosh keta tanet nga Sala dhe Iliri deri te familjaret se pas cfare llogarive qendrojne.

    Se harrova ai qe kishte detyre te germonte, keta e vune Kryeprokuror ?

  4. Pirro says:

    Ne 1999 kam shkuar ne Greqi si shtetas italian dhe nje nga gjerat qe me ka bere me shume pershtypje, ishte se atje shuem tatime nuk paguheshin. Veò fatures apo proves se blerjes(fattura, scontrino apo ricevuta s’acquisto ne Itali), anashkaloheshin edhe taksimet mbi karburantet, alkoliket etj. Kur mbusha serbatorin e Golfit ne qytetin e Korinthit, me bene edhe ulje si te isha ne nje bazar arab. Kur pyeta nje mikun tim arvanitas ne nje fshatin Hiliomodhi(shpresoj ta kem shkruar mire)mbi kete, me tha: uljen ta bene nga tatimet e mospaguara, d.m.th. thjesht ma shiten karburantin pa tatime. M’u duk e pabesueshme, as ne vendet me te qelbura te Magrebit afrikan, nuk ndodh nje gje e tille!
    Me pak fjale, greket sot po zbulojne diçka qe e kane ditur gjithmone: QE JANE TE GJITHE EVAZORE FISKALE DHE QE U PELQEN VETEM TE PAGUHEN E TE MOS PAGUAJNE ASNJE SHERBIM!
    Sinqerisht nje popull i tille meriton te lihet i braktisur, derisa te ndryshoje mentalitet! Gjermania eshte teper bujare qe ende i ndihmon me para!

    1. Gjirokastriti says:

      Ne rradhe te pare Ty nuk te ben ulje ne karburant se ne ate kohe nuk prisnin fature ne pikat e karburantit
      Taksa e karburantit eshte e parapaguar ne shtet qe ne blerje
      Asnjehere nuk ben vaki ulje ne karburant
      Tjetra mos ngatro popullin dhe bizneset me vjedhjet e politikaneve
      Edhe une kur isha me grup ne Rome na coi ciceroni ne nje dyqane me veshje lekure bleme te gjithe pothuajse se na bene mjaft skondo por asnje nga ne nuk mori fature
      Mos u bej edhe ti si disa ketu qe nuk dine te ndajne gjerat tjeter vjedhje politikanesh tjeter populli.
      Sa per greqine kot I qajme hallin se edhe 34 miliarde moren dhe do vazhdojne te marin
      Bile diskutohet qe ne 2014 te fshihet nje sasi e madhe e borxhit
      Prandaj mos I qajme hallin kalorsit pse I varen kembet
      Mos u beni pre e hajriut qe I kane treguar peralla me trimeri se po te ishin trima camet rinin e mbanin tokat e veta e jo Te vine e marin tonat….

    2. plaku says:

      Pirro,
      Me lejo te lutem, te te jap disa shifra te fresketa, ne lidhje Greqine dhe me ndihmen qe, po i jep Gjermania.
      – Me Haicut-in ( heqjen e borxheve ) te pare Greqise ju falen 107 miljarde Euro nga bankat, Hedgefonds, sigurimet e pensioneve etj. pra nga sektori privat nderkombetar.
      – Sot Greqia vetem per pagesen e interesave te kredive te marra paguan 5% te prodhimit bruto vjetor.
      – Borxhi publik qe, ka Greqia eshte 190% te prodhimit bruto vjetor dhe ne e kemi 60%.
      – Qeveria gjermane ka probleme te medha sepse m.q.s bankat, Hedgefonds, sigurimet e pensioneve dhe te jetes etj. u dogjen nga fakti se, i falen Greqise, me Haicut-in e pare, 107 miljarde Euro, jane larguar nge Greqia sepse kane frike te investojne atje.
      Tani e tujtje Greqia do te ndihmohet vetem nga shtetet e Eurozones me fondin ESM.
      Gjermania me paketen e fundit ( para tre ditesh ) duhet ti jepte Greqise 800miljon Euro, te cilat ajo ishte e detyruar ti hiqte nga bilanci i shtetit i vitit 2012. Pra e ve ne kushte te veshtira qeverine gjermane per te mbuluar zerat e bilancit te shtetit te miratuara ne parlament.Populli gjerman nuk e do nje gje te tille se, ka frika se, keto leke ne te ardhmen do nxirren nga rritjet e taksave ne Gjermani.
      Qeveria gjermane nuk ja tha kete popullit dhe pati presjon te madh ne parlament nga partia socjaliste, e gjelber dhe te majtet dhe mediat.
      Pra tani situata ka ndryshuar per Gjermanine.
      – Ne fakt te gjithe specjalistet jane te bindur se, per te ndihmuar Greqine duhet bere edhe nje Haircut tjeter. Kuptohet se, kjo gje do behet VETEM pas zgjedhjeve ne vitin 2013 ne Gjermani, sepe populli gjerman nuk do qe, Greqia te ndihmohet akoma.
      – Ne fakt, qellimi vendeve te Eurozones eshte qe, Greqia ne vitin 2020 te kete nje borxh publik prej 120 % te prodhimit te saj bruto vjetor.
      – Desha te shtoj ketu se, Franca, Italia dhe Spanja deshen te anashkalonin Gjermanine duke kerkuar te mos aplikonin masat e forta te kursimeve qe, imponon Gjermania, por nuk ja arriten sepse Gjermania eshte shume e forte ekonomikisht dhe ka ne dore Banken Qendrore Europjane shefi i te ciles eshte italjani Mario Draghi.
      Bile, tani duket se, edhe Franca po fillon te kete problemet e veta.
      Pershendetje.

    3. WEB says:

      Hahahahahahha o pirro ,perlat e tua nuk kane fund ,para se te marresh shembull greqine per mungese korrektese ,shiko pepinot ku rri qe te kuptosh cdo te thote pune e zeze dhe mos pagim taksimesh ,ku punetoret shqipetare mbahen pa siguruar dhe te tjere kane muaj qe nuk marrin nje rroge ,gjysma e biznesmeneve italiane nuk kane paguar asnje kontribut punetoreve shqiptare qe punonin ne bujqesi sidomos ne jug te italise ku eshte kafsheri e gjalle ,nga 1999 deri ne 2012 mijera fabrika dhe nderrmarrje italiane mbajne punetore te huaj fale punes se zeze sidomos ndertimi qe ne itali ka marre fund ,keto lajme nuk po nxjerr une por gazetat e huaja ne internet

  5. Tironci says:

    Mos haroni Llogarite Bankare te Politikaneve tane kudo ne Bote.Qe dhogaritet ne Miliarda.Plus Vilat e tyre,per pushime fund jave apo fund muaj..Dhe Populli,zvaritet duke punuar,qe mezi siguron nje jetese normale i thencin.Dretjesia asnjehere nuk do te vonoje edhe per ujqerit tane.Qe sote gezojne Miliradat e perdhunuara nga gjaku dhe djersa e Popullit te shume vuajtur.

  6. Fatime says:

    Keshtu e pesoni kur ua lini parate nenave. Lerjauni vjehrrave dhe jeni safe.
    E kam te zgjuar Like dhendrrin.

  7. aleksandri i madh says:

    Kush e di sa do ta kete Sheqerja numrin e llogarise ne Qipro? Jam i sigurte se me shume se 1 miliard EURO.

  8. ASD says:

    Po ky nuk eshte miku i Edi Rames ?

  9. Horri i Bulevardit says:

    Kushedi sa do e kete shumen ne konto Sheqerja, mbas vdekjes, i ka ndodhur si piktoret klasike, qe mbas vdekjes u bene te pasur.

  10. iliri G says:

    Me duket se ishin dhrahmi ose 1.5 milion Euro, mos na luni nga mendte, pse me e pasur se Sala e Ilir Meta qenka ajo? Mos o zot se do na rrjepin edhe lekuren e fundit keta tanet po qe se eshte e vertete.

  11. Pirro says:

    Gjirokastrit minoritarit dhe Web shqipfolesit,
    Italia ka nje evazion te tmerrshem fiskal, dihet boterisht dhe vete italianet e pranojne, por ketu evazioni lufohet dhe ç’lufte! Duhet te jesh ketu qe ta kuptosh sesa frike kane italianet nga kontrollet e Guardia di Financa(Policia Tatimore).
    Pikerisht ketu eshte dallimi mes italianeve dhe grekeve: Ne Greqi evazionieshte 3-4 here me i larte se ne Itali dhe njerezit jo vetem s’kane frike nga tatimoret greke, por shpesh siç me tregon miku im arvanit me banim ne Korinth, edhe i dhunojne e rrahin. Ndersa ne Itali te siguroj se eshte ndryshe, kam pare edhe karabinierin te dhjese gjak nga polici financier.
    Une s’deshiroj te mburr Italine qe per mua eshte shtet i mbaruar, dua vetem te them se nese italianet jane katandisur keq(per fajin e tyre dhe vetem te tyre me zgjedhjet e dobeta qe bejne si ne nivelin qendror ashtu dhe ne ate lokal), greket jane me te dyja kembet ne humnere dhe s’i nxjerr dot askush tashme! Mbase siç shpreson minoritari gjirokastrit, do t’u falen ca borxhe, por edhe “faljet” kane kosto te larta se falje gratis NUK KA! Problemi kryesor i atij populli eshte mentaliteti, pa riparuar ate s’ka ndihma e s’ka bamiresa qe mund te ngrene ne kembe!
    Ndaj ju ftoj te dashur minoritare ta beni vete dallimin: ne Gjermani nje zbulim si ky do te perfundonte me burgim te gjate dhe sekuestrim pasurie deri ne qindarken e fundit politikanit kriminel; ne Greqi ne te kundert u arrestua gazetari qe botoi listen e kusareve; nderkohe qe populli grek hesht i pafuqishem!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje