Në Bruksel është arritur marrëveshje për çështjet lidhur me Marrëveshjen për menaxhimin e përbashkët të kufijve (IBM) Kosovë-Serbi, e cila duhet të fillojë së zbatuari me 10 dhjetor, raportojnë mediat serbe.
Shefi i Grupit serb për implementimin e kësaj Marrëveshjeje, Dejan Paviçeviç, ka thënë për B92 se nuk duhet pritur ndryshime të mëdha në pikëkalimet kufitare në Jarinje dhe Merdar, ku fillimisht do të nis të aplikohet regjimi i ri. Ai tha se është arritur pajtimi për funksionimin e doganës dhe ka shtuar se doganimi i mallrave nuk do të bëhet në Jarinje dhe në Merdar.
“Jemi marrë vesh që malli të mos doganohet në pikëkalimet e kufirit, por në terminalet doganore në brendësi të territoreve”, ka deklaruar Paviçeviç.
Ai ka sqaruar se kjo do të thotë që malli që del nga Kosova të doganohet në terminalet në Nish, apo Vranje, ndërsa malli që hyn në Kosovë të doganohet në terminalin në jug të Mitrovicës.
Paviçeviç ka shtuar se doganierët e EULEX-it, të Serbisë dhe të Kosovës në pikëkalimet kufitare vetëm do të kontrollojnë dokumentet, por nuk do të doganojnë mallrat.
Në Bruksel është arritur, po ashtu, marrëveshje për rolin e ardhshëm të EULEX-it, prezenca e të cilit, sipas fjalëve të Paviçeviçit, do të jetë “e barabartë me prezencën e policëve të Serbisë dhe policëve të Kosovës”. Ai ka theksuar se “në pikëkalimet kufitare në Jarinje dhe në Merdar nuk do të ketë kurrfarë simbolesh shtetërore”.
Ne cdo mareveshje Kosovaret dhe shqiptaret gjithmone dalin te humbur dhe serbet te fituar.
Kush eshte perfitimi i kesaj mareveshje??!!.
…”në pikëkalimet kufitare në Jarinje dhe në Merdar nuk do të ketë kurrfarë simbolesh shtetërore”.
-Po, po se Sërbia Kosovën e konsideron teritor të vetin, pse t’i vëjë simbole në mes të teritorit të saj ?
“Jemi marrë vesh që malli të mos doganohet në pikëkalimet e kufirit, por në terminalet doganore në brendësi të territoreve”…
…Kështu që malli që hyn nga Sërbia të mos zhdoganohet kurrë sepse nuk mbërrin në terminale por përfundon si kontrabandë.
“Duke e pasur gjurin, pse ta përdorim cungun”