Kim Mehmeti: Maqedonia nuk ekziston nëse nuk duan shqiptarët

4 Dhjetor 2012, 12:06Rajoni TEMA

Analisti nga Shkupi, Kim Mehmeti, në një intervistë për “Utrinski vesnik”, është shprehur për mënyrën e festimit të 100 vjetorit nga shqiptarët në Maqedoni dhe reagimet e maqedonasve me djegien e flamurit.

“Nuk është kurrfarë patriotizmi të djegësh flamurin e kujtdo qoftë. Është veprim qyqar dhe jo njerëzor të urresh e ta sulmosh ndonjërin fizikisht vetëm për shkak se ai nuk është pjesëtar i grupit tënd etnik. Respekti ndaj simboleve kombëtare dhe etnike të të tjerëve është masë që përcakton edhe respektin që ke ndaj simboleve vetjake. Heroizmi është që tjetrin ta mbrosh nga destruktiviteti yt, e jo e kndërta. Prandaj dukuri të tilla askush nuk mund t’i pranojë, e le më t’ia arsyetojë. Përsa i përket formave për të shënuar 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe flamurit shqiptar, ato i përcakton ai që kremton dhe askujt nuk duhet t’i pengojnë as marshimet e as madhësia e flamujve. Me aq sa di unë, në Maqedoni nuk ka ligj që përcakton format e manifestimit dhe kremtimit të festave, as legjislacion që përcakton madhësinë e flamujve me të cilën shënohen datat e rëndësishme të historisë shqiptare. Shqiptarët e këtushëm nuk e përcaktojnë madhësinë e flamurit të vet nëpërmjet asaj që sa ai do të irritojë të tjerët, por nga ajo sa ai shpalos orvatjet e tyre për ardhmëri më të mirë dhe sa janë të bashkuar rreth flamurit që me shekuj i ka mbajtur të pandarë. Nëse dikush është provokuar nga madhësia e flamurit shqiptar dhe marshi i shqiponjave, atëherë këta ndoshta i irriton dhe provokon diçka më shumë se kaq: ekzistenca e shqiptarëve në Maqedoni”.

Ai shpjegon se marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Maqedonisë do të varen nga zëri i shqiptarëve në Maqedoni.

“Marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Maqedonisë nuk do të varen nga  gjithaq nga deklaratat e Tiranës dhe Shkupit zyrtar, por nga zëri i shqiptarëve të këtushëm dhe nga ajo sa ato do të jenë të gatshëm që të ardhmen e tyre ta ndërtojnë si qytetarë të këtij vendi. Andaj Maqedonia nuk duhet të lodhet gjithaq me zbërthimin e deklaratave të Berishës, por me qëndrimin e burrështetasve të këtushëm ndaj qytetarëve të tyre shqiptarë”.

Këto deklarata të opinionistit Kim janë pritur me reagime të ashpra nga opinioni maqedonas, ku vazhdon debati lidhur me manifestime e 100 vjetorit të Pavarësisë në Shkup e në Shqipëri.

21 komente në “Kim Mehmeti: Maqedonia nuk ekziston nëse nuk duan shqiptarët”

  1. coku says:

    Maqedonine duhet ta mbajme shtet, se mbas 50 vitesh aneksohet pa problem. Te ashtuquajturit Maqedonas do ikin vete, ne bullgari e serbi.

    1. raimondi says:

      Shiko si flet Kauri ketu poshte meje qe esht enga Qiparoi dhe leshte e bithes na i roi

      Qepe ore kaur Qiparoi se ju vini era qen i ngordhur , dhe kjo dihet boterisht , shkerdhate

  2. qeparo says:

    Shqiptaret ne Maqedoni jane nje komunitet i madh gabelesh qe Maqedonasi i ka tubuar neper geto dhe ua vjel taksat, po ta keni vizituar Maqedonine sigurisht se do ti keni verejtur te gjitha zonat geto ku jeton i gjithe komuniteti Shqiptar gati pa perjashtim tek te cilat vjen ere ndytesire

    1. shkodrani says:

      dibra e madhe zoteri qeparo jan shqiptar qe mbijetojn çdo dit ne shtetin artificjal te maqedonis dhe keto dibran jetajn me shum dinjitet dhe i nderuari kim mehmeti esht sikur ajo drita qe ndriçon ne nji erresir plot demagogji e genjeshtra …I NDERUARI kim si gjithmon i shkeelquer dhe i qart …..ate qe nuk te pelqen ta bejn ty mos u a bej te tjereve

    2. xxxx says:

      Si dikur tek ju o Qeparo ne kohen e Enverit qe dhe ju ju mbyste morri e zhuli

  3. Kujtimi says:

    Shkrimtari e publicisti Kim Mehmeti eshte nje nga intelektualet me atdhetare e me te qarte te te gjithe trojeve shqiptare. Konceptet e tij per “çeshtjen shqiptare” jane me te admirueshmit dhe me bashkekohoret. Shkrimet dhe analizat e tij meritojne vemendjen e posaçme te shqiptareve te ndershem, qe e duan vertet te ardhmen e tyre te perbashket. Shqiptaret kane edhe pena te tjera me te njohura, por ato vuajne nga egoizmi ekstrem dhe problemet jetike te popullit te tyre i quajne “arkaike” e pengese per te ardhmen e karrieres se tyre si i vetmi synim. Jete te gjate e pune te mbare Zotit KIM si model i intelektualit te vertete qe i rreh zemra me ritmin e zemres se Nënës Shqipëri!

    1. Dean says:

      Shume dakord jam me ty,o Kujtimi.
      Kim Mehmeti eshte teper i qarte ne shkrimet e tij dhe ka aftesine per ta artikuluar drejt mendimin e vet.
      Respekt per Kim Mehmetin.

  4. London says:

    Ky Kim Mehmeti nuk eshte shqiptar po macedons se edhe emrin nuk e ka shqiptar.

    1. shkodrani says:

      po ti london dukesh qe je shqiptar i paster sipas emrit qe ke

  5. London says:

    Qeparo ti je legen nje anti shqiptare se shqiptaret e macedonise jane me shqiptare se shqiptaret e shqiperise.

    1. vlonjati40 says:

      JU JENI TURQ O DEBILA
      FLISNI TURQISHTEN ME MIRE SE TURQIT
      NE SHKUP E TETOVE KA ME SHUME XHAMIRA SE DYQANE BUKE

  6. Shqyptar says:

    E çka tjeter mund t’pres nje shqiptar me mendje te shensosh prej juve qe folni shqip, e jetoni brenda Shqypnise londineze kur disa i quani “kosovare”, te tjeret edhe ma z, “maqedons”, te tjeret “greke”, te tjeret “malazeze”, te tjeret “shkije”, e ne paste met Shqypnia dhe shqiptari n’juve, na paska honger shejtani bashke me juve. Zoti n’mend ju prufte inshaAllah! Amin! Selam prej Prishtine, prej nje SHQIPTARI te vertete, e jo “kosovari”, etj, etj, etj!

    1. vlonjati40 says:

      MESO SHQIP O DEBIL

      1. Dibrani says:

        O vlora e mori provin motra more

  7. Sali says:

    Ju lumte atyre qe mbrojne Kimin! Ja kane marre ne goje dhe po kenaqen!

    1. shkodrani says:

      sali ……dukesh qe e ke nga eksperienca keto qe shkruan

    2. Dean says:

      Pse,bre Sali burri,nga e din TI se po e more ne goje kenaqesh??????????
      Nuk me thua,bre Sali,cfare shije ka????????????????

  8. Taulant/Tirane says:

    Je nje shqiptar i madh dhe i vertet,O Kim Mehmeti.
    Nese gjaku im do te duhej per bashkimin shqiptar,une nuk do ta kurseja.E them sinqerisht.
    Qeparo,edhe po ta japesh ti per bashkimin me Greqine,nuk ja vlen ,se do iki kot,nuk behet kurre ai bashkim.

  9. DIZ_HONI says:

    Kim Mehmeti eshte gazetari dhe analisti me pragmatik qe sa kohe qe un e percjell ate, ai asnjehere nuk ka rreshqitur apo belbezuar kur ka qene ne pyetje shqipetari. Kurse sa i perket disa komenteve ketu dhe jo vetem, une mendoj se ju duhet te turperoheni se pari prej vetvetes dhe pastaj prej te tjereve.Disa prej jush komenton vetem per te futur perqarje dhe pastaj te zgerdhihet me shoket dhe miqt e tij,nuk po them per kete artikull por edhe neper artikuj me serioz se ky.Mendoj se nuk eshte ne rregull,se fundja askush nuk eshte i persosur dhe ideal, por te komentohet ashtu si i ka hije, e jo me te shara e …

  10. Agron says:

    Eshte nder te kesh nje bashkombas si KIM MEHMETI, ne radhe te pare eshte nje patriot i mire qe i ben analize ngjarjeve ne menyre reale. Eshte nje publicist i zoti, por edhe nje shkrimtar cilesor.
    Ne lidhje me shqiptaret e Maqedonise ne menyre te vecante pjesa e pashkolluar vishen dhe nga pamja e jashtme te duken sikur nuk jane shqiptar. Nje pjese e meshkujve vishen me pantallona trecerekshe dhe lene mjekra dhe femrat jane te veshura me ferexhe dhe ne stinen e veres veshin edhe pardesy.
    Keto mire bejne qe ne stinen e veres, ne muajt korrik, gusht vine ne plazhin e Durresit, por qe femrat te lahen me gjithe rrobe dhe me pardesy ne det kjo eshte nje katrahure. Ne mund te jemi musliman, por jemi musliman shqiptar dhe evropian. Ne qoftese deshirojme te shkojme ne vendet fondamentaliste islamike arabe dhe me gjere si ne Afganistan, atehere eshte problem tjeter.
    Nga patriotet tane te medhenj, rilindasit qe dhane edhe jeten per Shqiperine na kane thene: “Feja e shqiptarit eshte shqiptaria dhe mos shifni kisha dhe xhamia”. Kete duhet te kene te gjithe shqiptaret parasysh kudo qe jane. Ne kemi pasur dy persona musliman ne krye te shtetit shqiptar qe na kane bere reforma te medha ne drejtim te problemeve fetare, te dy keto kane qene musliman, AHMET ZOGU-ZOGU i I-re dhe ENVER HOXHA, qe po te ndodheshin keto fenomene keto lloj “kavjesh” islamike, nuk jane ndere qe te jene shqiptar, nuk do te gjenin vrime ku te futeshin. Sepse nuk i duhen kerkujt per asnje send. Per popullin dhe kombin shqiptar ne menyre te sakte, te qarte: “FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA”. Te levrijne edhe do kohe keto fare vemjesh deri sa ne krye te shetetit dhe qeverise te kemi njerez te vertet qe e duan kete vend. Tani kemi nje krye nje tradhetar dhe demagog si kryeminister SALI BERISHA.Tung.

  11. Stillo says:

    I nderuar z. Kim,
    Ne maqedonine perendimore, kane bashkejetuar ne shekuj shqiptaret dhe maqedonasit. Me sa e njoh historine midis ketyre kombeve nuk ka patur lufte. Nga lufta e pare dhe e dyte ballkanike, atehere kur formoheshin shtetet, Maqedonia dhe Shqiperia dolen te humbura.Le te mos vazhdojme me historine. Fakti qe ne maqedoni keto kombe perfaqesojne shumicen, kuptohet qe pergjegjesia per stabilitetin dhe prosporitetit i perkasin ketyre.Shoh se kohet e fundit ka rryma qe nxisin ndjenjen nacionale, te urejtjes ndaj njeri tjetrit, qe dita-dites shkon duke u rritur.Mendoj se nga keto acarime dhe kontradita qe nuk kane ekzistuar me pare do te demtohen te dy kombet. Une jam i mendimit qe intelektual i mire eshte ai qe propozon rruge e mundesi per te thelluar bashkejetesen e jo per ti fryre turmat me ide nacionaliste, duke ju premtuar se se afermi do krijohet shqipria etnike, nje utopi qe nuk mund te realizohet sepse ky fenomen nuk eshte vetem ne Ballkan, por edhe ne Europe. Ju kam ndjekur ne televizion, ku vetem ankoheni ndaj maqedonasve, dhe nuk permendni se ju merni pjese ne administraten shteterore, keni te drejta te plota njelloj si qytetaret e tjere. Ju flisni me antipati pathollogjike ndaj kombit qe keni jetuar ne shekuj me te dhe ne vend qe ti quani me emrin e lashte dhe sitorik maqedonas, por i therisni me nje fjale te shpikur sllavo maqedonas.Si intelektual duhet te beni nje analize me te thelluar per te permiresuar bashkejetesen dhe jo per te fryre turmat dhe te ferkoni barkun me veshtersite qe has maqedonia si rezultat te pengesave qe i sjell Greqia.Maqedonasit jane me kulture, ekziston mundesia qe edhe ndonje problem i pa zgjidhur te zgjidhet.Jetoni ne ate shtet, te pakten te keni mirenjohje per ate qe eshte aritur, duke luftuar se bashku per integrimin ne Europe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje