Afera “Pronto”: Thaçi hesht, BE s’ka koment, EULEX-i heton

4 Dhjetor 2012, 11:45Rajoni TEMA

Bashkimi Evropian ende nuk dëshiron të komentojë aferën e përgjimeve të zyrtarëve të lartë të partisë në pushtet në Kosovë, PDK-së, por vazhdon t’i referohet një “komunikate të EULEX-it”, të lëshuar në Prishtinë, ndërkohë që kryeministri Thaçi po vazhdon heshtjen rreth kësaj afere.

“Ne nuk mund ta komentojmë këtë dhe EULEX-i vazhdon të ketë mbështetjen e të gjitha 27 shteteve anëtare të BE-së”, është porosia që ka dhënë Maja Kocinjançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, duke folur në një konferencë shtypi në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel.

Ajo nuk i është përgjigjur as pyetjes se a do t’i japë Baronesha Ashton ndonjë sqarim kryeministrit Thaçi, po ashtu të përgjuar nga ana e misionit të BE-së, në takimin e tyre të martën në Bruksel. E pyetur se a do të urdhërojë Baronesha Ashton, nën autoritetin e së cilës është misioni i EULEX-it, ndonjë hetim për skandalin, zëdhënësja e saj është përgjigjur se “EULEX-i tashmë është duke bërë hetime”, por nuk ka sqaruar se për çfarë hetimesh është fjala, shkruan më gjerësisht “Koha Ditore .

2 komente në “Afera “Pronto”: Thaçi hesht, BE s’ka koment, EULEX-i heton”

  1. Ereniku says:

    Katundar e burr pa ti hequr shtate pal lekur qytetare s’bëhesh kurreeeeeeeee E more Gjergj Fishta ta beft zoti drit vorrin se me te vertet paske pasur drejt,ska pas faj i shkreti Gjergj se ja kane pas nxire shpirtin Tradhtaret me falni Katunaret

  2. Gjakovari nga Shqipëria says:

    Dëgjoje fjalorin rrugaç në internet nga bisedat me ministrat shqiptarë nga Prishtina dhe do të kuptosh arsyen pse e paguan “dikush” nga BE Thaçin dhe shokët e tij disa milionë euro në muaj.

    Ah more serbë, sa kriminelë që e paskeni pasur qeverinë tuaj. Si i rritët ju këta… shqiptarë nga qeveria jonë. Pse na urreni kaq shumë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje