NATO-ja diskuton largimin nga Kosova

4 Dhjetor 2012, 11:47Rajoni TEMA

Plot katërmbëdhjetë vjet që kur ka hyrë në Kosovë, e ky përvjetor do të jetë në mesin e vitit që vjen, NATO-ja mund t’i japë fund misionit të saj në këtë shtet të ri evropian. Kjo do të ndodhë nëse realizohet plani fillimisht i propozuar nga Franca dhe tashmë i mbështetur nga disa shtete serioze të NATO-s. Franca ka qenë e para, e cila në mënyrë jozyrtare dhe joformale kishte propozuar gjatë takimit të ministrave të mbrojtjes të BE-së dhe që ishte përcjellë pastaj edhe në konsultime mes vendeve të NATO-s, që në të ardhmen misioni i KFOR-it të zëvendësohet me një mision ushtarak të Bashkimit Evropian, ngjashëm sikur kishte ndodhur në Bosnjë-Hercegovinë vite më parë. Në BeH pas luftës misionin e SFOR-it e kishte udhëhequr NATO-ja, e kishte marrë përsipër me një prani më të vogël ushtarake, ndërsa BE-ja përmes misionit EUFOR./KD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje