Ish- komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte në javën e kaluar, Ramush Haradinaj, ka thënë për agjencinë e lajmeve Reuters se pret që të bëhet kryeministër, veprim ky që sipas agjencisë ka të ngjarë që ta zemërojë Serbinë, në kohën kur Bashkimi Evropian po i shtyn dy vendet që të normalizojnë marrëdhëniet.
Haradinaj, që ka shërbyer shkurt si kryeministër në vitin 2005, i tha Reuters se brenda disa ditëve do të nisë bisedimet me kryeministrin Hashim Thaçi, që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, partia opozitare që ai e drejton, t’i bashkohet qeverisë.
Haradinaj dhe bashkëluftëtarët e tij, Lah Brahimaj dhe Idriz Balaj, janë liruar si të pafajshëm nga akuzat për “trajtim mizor, torturimin dhe vrasjen e të burgosurve” në atë që quhet kampi ushtarak i Jabllanicës në periudhën 1 mars – 30 shtator të 1998-ës, që sipas agjencisë ka shkaktuar zemërimin e Beogradit.
Një zyrtar i lartë në Partinë Demokratike të Kosovës, i ka konfirmuar Reuters se partia është duke e shqyrtuar një “partneritet” me Haradinajn për të mbështetur shumicën e lëkundshme të parlamentit.
Reuters shkruan për spekulimet e dendura në mediat e Kosovës se Thaçi do ta braktisë postin e kryeministrit në këmbim të atij të presidentit, një post që më shumë është ceremonial, por që do t’ia bënte atij të mundur konsolidimin dhe marrjen e mbështetjes.
“Qëllimi im është që të marrë përgjegjësi primare për vendin, të marrë përgjegjësi qeverisjeje dhe mundësi për të punuar në ndryshimin e situatës në vend”, ka thënë Haradinaj.
Agjencia shkruan se zgjedhjet nuk do mbahen deri në fund të 20014-ës, por sipas analistëve nuk është e qartë nëse koalicioni mund të mbijetojë deri atëherë.
Duke komentuar bisedimet mes Kosovës e Serbisë nën ndërmjetësimin e BE-së, në Bruksel, Reuters shkruan se zëvendësimi eventual i Thaçit nga ana e Haradinajt në tryezën e bisedimeve, mund ta largojë Daçiçin nga bërja e koncesioneve.
Haradinaj ka thënë se është i gatshëm ta takojë Daçiqin, ish zëdhënësin gjuhë-mprehtë të Miosheviçit, gjatë kohës së rënies së përgjakshme të Jugosllavisë dhe ndërhyrjes brutale në Kosovë, gjatë së cilës u dëbuan një milionë shqiptarë.
“E marr përgjegjësinë për ta qeverisur vendin”, ka thënë Haradinaj. “Që nga ajo ditë, unë marr edhe të gjitha përgjegjësitë që i takojnë pushtetit ekzekutiv”, ka thënë ai./REL/
direkt per tu bere sulltan ,si shpetoi hages ky njeri . ah amerika e qelbur c ke nderment te besh ne ballkan
pse jeni kaq te irrituar me ramushin moj bushtra apo ngaqe u shkerdheu shkiet brinje me brinje?? ramushi eshte nje nga heronjte e gjalle te uck dhe meriton respekt te vecante per ate cka i dha kombit shqiptar,pra eshte heroi yne dhe ne e duam dhe e respektojme,do ta bejme edhe kryeminister sepse e meriton por do ta bejme edhe president kur ti vije radha dhe ju te plasni dhe te villni vrere qe ketej nga forumi si gjarperinj zvarranike qe jeni…
Edhe ky kokerrocka si Ilir Meta, vetem kryeminister di te punoje…
o Rambo. Do te t’i nxjerrin syte shpirterat e viktimave t’ua, manjak.
Pse ka vra srb ky Ramboo
mire shume nje analfabet dhe nje Malok Kryeminister, vaj halli per popullin tone, aq malok dhe tru peshku eshte qe edhe ne ora pase 1 te nates ka shku ne ne shtepi te nje personi qe ishte ne aHakmarrje me ramushin, dhe e e ka vrarre
Ky do te ishte mire te qedroje ne Hage deri ne penzion
Kemi qene popull i humbur dhe do te mebtemi po ashtu.
K R I M I N E L
Duhet me ba nji kurs per me fol mire shqip mor Ram, pastaj kerko mu ba kryeminister. Ty s’t’kuptojn mire kosovart pale ne Shqipni… Hajt , koja nonen , shqipe….
iken nje kriminel dhe vjen nje kriminel. ne fakt kur e do populli pse mos aspiroje. ky njeri s’shte gje tjeter vec nje analfabet qe i sherbeu luftes te kosoves, vuri pasuri marramandese nepermjet korrupsionit, zhantazhit dhe abuzimeve me pushtetin, pas lufte. kam degjuar nje histori qe kush guxon te prishe monopolet si psh birren peja, biznesi zhduket brenda nates. ky eshte Ramush Haradinaj. per te bere nje biznes ne kosove duhet me pare te marres bekimin e Ramushit. kur do vije koha qe ne shqiperi dhe kosove te mos na drejtojne maskarenjte. mbajeni mend kur te vetshpallet mbret si Zogolli yne.
Ta respektojme familjen Haradinaj per sakrificen .Gjaku I derdhun prej tyre per idealin kombetare te jete burim frymzimi per Ne. Te behet kryeminister sepse ju nderpre dhunshem mandati pastaj vota tregon se a din ta beje kete pune apo jo.
Keta tipat e forte ne Kosove si Haradinaj, Thaci, Limaj e kushdo tjeter qofte, jane rreziku me i madh i demokracise se Kosoves. Ata bene luften por nuk te bejne demokracine. Duhet ndaluar me ligj qendrmi i tyre ne pushtet me shume se 8 vjet.
Ja paska bere gati pa dale nga burgu Eulex vendin per kryeminister Haradinajt me ato pergjimet qe ka bere
Familja Haradinaj duhet të nderohet për sakrificat në luftën çlirimtare të Kosovës. Ata duhet të marrin pension nga shteti dhe nuk duhet të brengosen për situatën e tyre financiare. Edhe fëmijët e tyre duhet të marrin bursë falas nga shteti për shkollim, nëse kanë nevojë shkaku i varfërisë së tyre. Kështu nderohet heroi i luftës.
Ne i kemi punët shumë keq, sepse pjesa më e madhe e shqiptarëve i ngatërrojnë gjërat dhe refuzojnë ta kuptojnë se si punon shoqëria. Ja një shembull i thjeshtë:
Kërkoje një njeri me aftësi të mjaftueshme që ta zgjidh një problem më të voglin që ekziston, qoftë edhe për diçka me të cilën vetëm një lagje me tre a katër shtëpi ballafaqohet – dhe nuk lajmërohet askush.
Kërkoje një njeri me aftësi të mjaftueshme për zgjidhjen e problemit më të madh të kombit – një njeri me dituri diplomatike, me diplomë akademike të së paku dy universiteteve, me dituri të së paku pesë gjuhëve të huaja, me shokë të ngushtë kryetarë nga të gjitha shtetet demokratike, me dosje të pastër nga drejtësia që të mos jetë pengesë kur merr pjesë në bisedime për kombin e tij, qoftë edhe me armikun e tij kryesor – dhe lajmërohen të gjithë patriotët shqiptarë se e meritojnë personalisht këtë detyrë dhe qindra mijëra adhurues të tyre paraqiten si përkahës të devotshëm. Ta heqin kokën nëse je kundër.
Sa çmenduri është kjo. Çka ka merita nga lufta lidhje me aftësinë e njeriut për detyrën për të cilën kërkohet kandidati më i mirë. Kosova nuk është në luftë të armatosur sot dhe nuk i duhet mençuria e luftëtarit në betejë të armatosur, por në betejë me pendë. Le ta gjejmë një njeri të tillë dhe le ta gëzojmë lirinë tonë si komb i barabartë me të tjerët. Nëse jo, Kosova do të vazhdojë të jetë nën shputën e huaj dhe ministrat e tyre në parlament do të jenë sikur kukullat në vitrinat e dyqeneve – vetëm sa për pamje.
Çmenduria e një personi në jetën e tij është e rrallë, por e një kombi në historinë e tij është e pashmangshme. – Fridrih Niçe.