Koalicioni në mes forcave politike të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, PDK-së dhe AAK-së pritet të zyrtarizohet në janar të 2013-ës.
Mundësia për bashkëqeverisje mes partisë së kryeministrit aktual, Hashim Thaçit, dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të Ramush Haradinajt është çështje e përfunduar, por ka mbetur që dy liderët partiakë të ulën dhe të merren vesh për ndarjen e “kulaçit” në qeveri.
Ndonëse ditëve të fundit janë shtuar zërat për ndryshime në koalicion qeverisës, burime ndërkombëtare kanë konfirmuar të martën për gazetën “Zëri” se zyrtarizimi i “martesës” në mes partive të krahut të luftës po i numëron ditët.
“Çështja e koalicionit PDK-AAK do të zyrtarizohet menjëherë në janar”, ka thënë një zyrtar i lartë ndërkombëtar në kushte anonimiteti. Edhe pse zyrtarët e lartë të partisë së kryeministrit Hashim Thaçi janë më të rezervuar në deklarimet e tyre rreth ndryshimeve në qeveri, në anën tjetër partia e Haradinajt shprehet në favor të lidhjes së koalicionit me PDK-në…/ZERI
Mjeku i mirë duhet të nderohet si shërues. Rojtari i mirë i burgut duhet të nderohet për pengimin e ikjes së kriminelëve. Mësuesi i mirë duhet të nderohet për edukimin e studentëve në shkollë. Inxhinieri i mirë duhet të nderohet për situatën e mirë ekonomike shkaku i zbulimeve të tij. Oficeri i mirë i ushtrisë duhet të nderohet për aftësitë e tija të mbijetimit dhe vrazhdësinë e tij në asgjesimin kundershtarit të armatosur në luftë.
Aftësitë e njeriut për të kryer një veprimtari janë të bazuara në diturinë dhe përvojën e tij, në fushën e ekspertizës së tij. Për asnjë profesion nuk është mirë që njeriu të vendoset në pozitë shkaku i nderimit për një profesion tjetër. Si nuk e kuptojnë shqiptarët këtë?
Pse nuk na duhet dikush me aftësi udhëheqëse tani në liri, sikur me aftësi vrasëse në luftë? A e kuptojnë shqiptarët e Kosovës se lufta ka përfunduar? Pse i japim Serbisë lojtarë tanë në futbollin e OKB-së me të cilët ajo refuzon të luaj dhe kështu fiton poena të gatshme.
A duhet të vazhdojmë të jetojmë ne me frikë nga më të fortit?
Edhe një analfabet i thjeshtë është në gjendje të asgjesoj jetën e disa milionë njerëzve, por për ta përmisuar jetën e vetëm një njeriu duhen tredhjetë vite shkollim.
Dhe ky miku i mire i Saliut hallin e kolltukut ka .Sa doli nga burgu menjehere per pozite po lufton.Soj alabakesh e matrapazesh.I kane ngjare te parit te fisit te tyre SALIUT