Humbet shikimin si pasojë e grushtave të policisë

6 Dhjetor 2012, 12:22Rajoni TEMA

Avdi Istrefi, qytetar i Prishtinës, ka humbur shikimin në syrin e djathtë si pasojë e goditjes me grusht nga pjesëtari i Policisë së Kosovës, Lumni Haxholli. Këtë e kanë konfirmuar raporti i doktoreshës së QKUK-së, Laura Shiroka-Tupeci, dhe doktorit Blerim Zhuri, nga qendra laserike e syrit “Kubati”, që e kishin kontrolluar Istrefin pas goditjes.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj”, mbrëmjen e së premtes së kaluar, kur Istrefi, gjersa kalonte me veturë, frenoi para këmbëve të Haxhollit, që po ecte në vendkalimin për këmbësorë. Edhe pse frenoi me kohë, atij i është kërkuar që të paraqitej në stacionin policor ku dhe është rrahur, duke humbur shikimin në syrin e djathtë.

1 komente në “Humbet shikimin si pasojë e grushtave të policisë”

  1. Sum Gruda says:

    Istrefi ka qene Shofer i keq se eshte ndaluar eshte deshte me e shtyp
    policin atehere nuk kishte humbe “Syrin” ishte burgose apo rrefe nga shoket e tij si kur benin policia Serbe dikur qe sundonin Kosoven.
    Fat qe Lumni Haxholli polici i kosoves, nuk do te shkoje ne Kosove per arsye te policise qe te rrafin d.m.th. do pranojsha te me shtrine ne hu por jo qorrue ne drite te syrit kjo eshte dicka e pa paramenduar ngakurrkushi amaa jo police me uniform dhe “arme”. Ai police duhet hellur jashte sherbimit se populli i Kosoves nuk mbrohet ashtu!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje