Kryeprotagonisti i aferës së përgjimeve, Adem Grabovci, tregon për herë të parë se ka qenë duke u hetuar nga EULEX-i për ish-Ministrinë e Transportit. Njeriu i përfshirë në gjitha pjesët e përgjimeve të rrjedhura, tregon se ishte intervistuar nga hetues të EULEX-it ku i ishte kërkuar të sqaronte përmbajtjen e disa SMS-ve.
“Mi kanë qit do sms-ë të një dëshmitari dhe i kemi zbërthyer me ta bashkë. I kam thënë nuk kam koment. Nuk mund të përgjigjem për fajet e të tjerëve”, tha Grabovci për Gazetën JnK.
Ai thotë se ia kishin vënë disa SMS përpara për tu ndihmuar që t’i zbërthenin, por ishte përgjigjur se nuk mund të “përgjigjet për fajet e të tjerëve”.
Ndërsa lyp rishikimin e mandatit të EULEX-it, thotë se ky mision nuk duhej t’ia jepte mbrojtjes së Fatmir Limajt përgjimet e tij pasi nuk është i akuzuar.
“E kam thënë publikisht dhe do ta përsëris se EULEX-it duhet t’i rishikohet mandati i tij”, tha Grabovci.
E duke folur për gjuhën e komunikimit, ai thotë se “me Thaçin (kryeministrin) njihem që 20 vjet. Me Kadrinë (Veselin) njihem moti. Me Saminë (Lushtakun) më vonë, por jemi miq. Gjuha e përdorur është muhabet miqsh”, thotë ai për natyrën e bisedave në përgjimet e rrjedhura.
Kjo gjuhë, sipas tij, është normale të përdoret në miqsh e ndeja private. Por skandal, thotë ai, në këtë mes përbën publikimi i bisedave të Kryeministrit të shtetit e jo përmbajtja e tyre./KD
Kërkoni more ju i mjerë pagesë për një kurs në gjuhën shqipe nga bilionat e paguara të ministrave analfabetë nga Prishtina.
Gjuhën tuaj “alla-kosovo” nuk e kupton as dreqi, e le më banorët tanë shqiptarë të cilët jetojmë në këtë geto të vetme të Evropës.
What the f… do të thotë shqip: “Mi kanë qit…”. Kush dreqi ju gjeti juve… që të na përfaqësoni neve si komb në botë!