Profesori i Universitetit të Prizrenit, Enver Sopjani, ka kërcënuar të enjten gazetarin e “Kohës Ditore”, Vehbi Kajtazi “me prerje koke”.
Ish-ushtruesi i rektorit të UPZ-së, Enver Sopjani, vëllai i rreshterit policor Naser Sopiani, i arrestuar më 21 nëntor si i dyshuar për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit së bashku me avokatin Bedri Krasniqi, këtë veprim e ka bërë për shkak të raportimit të gazetarit për arrestimin e vëllait të tij dhe gjykimin e tij në një rast tjetër si i akuzuar për rrahjen e një qytetari. Pavarësisht se gazetari e ka udhëzuar se për çdo pakënaqësi t’i drejtohet gjykatës, ai ka thënë se do ta ndjekë deri në fund, duke e sharë e kërcënuar me jetë.
“Kam me ta q… nanën, kam me ta pre kryet me zhiletë”, ka kërcënuar ai në restorantin “Rings” në Prishtinë. “Ju jeni kundër atyne që kanë luftu për këtë vend e ti e ke ik b… nuk ke nejt këtu. Ai ta ka çliru vendin e tash me shkru e me shpif”, ka vazhduar ai duke e sharë e fyer.
Gazetari ka raportuar rastin në Policinë e Kosovës të enjten si kanosje, si dhe ka njoftuar edhe prokurorin e EULEX-it, i cili po udhëheq hetimet kundër vëllait të tij, rreshterit policor Naser Sopjani.
Asnje cudi nuk eshte ,dalin ne siperfaqe genet turkomongole te stergjyshit kanibal.
@dardani nga dagestani
kujdes me fjalorin se edhe ty ndonje Shqiptar,
Kosovare do ta prej koken me zhilet hahahahhahahahahhha
enver, naser, vehbi, bedri -> xhihad i ri ne “tur.i” !
Zakonisht zhileta perdoret me e rrujt jo me e pre!
Edhe ky i thot vehtes profesor…
REAGIM NGA PROF. DR. ENVER SOPJANI KUNDËR SHKRIMIT TË GAZETËS “Koha Ditore”dhe njoftimit të kanalit televiziv “KTV” të datës 27 nëntor 2012
KAJTAZI DËSHIRON TË PARAQITET „VIKTIMË“, DERISA E DËSHMON VETËN SI SHANTAZHUES, FYES DHE SHPIFËS dhe jo GAZETAR i mirëfilltë.
Dje, më datën 06 dhjetor 2012 “gazetari” i gazetës “Koha Ditore” Vehbi Kajtazi është ulur në tavolinën time të cilin e kam konfrontuar me fjalët më të buta ekzistente për shpifjet dhe fyerjet e tij të bëra kundër vëllaut tim dhe disa policëve tjerë në gazetën “Koha Ditore” më datën 23 nëntor 2012. Ai më datën 23 nëntor kishte publikuar një shkrim kundër vllaun tim me emër dhe mbiemër akoma pa u vërtetuar fajësia e tij nga organi kompetent, ndër tjerash duke deklaruar se kinse ai “është i njohur për vepra kriminale”. Unë i tregova atij Aktgjykimin në të cilin dëshmohet se Prokuroria e EULEX-it dhe Gjykata i kishte hedhur poshtë akuzat e një të dyshuari, akuza të cilat i kishte bërë kundër tre policëve hetues, pra kundër vllaut tim im Naser Sopjani dhe dy policë tjerë Osman Gashi dhe Zymer Haliti.
Unë për këtë arsye i kam thënë atij se ai do të paditet në gjykatë për shpifje, sepse nderi dhe reputacioni i policëve të Kosovës nuk mund të dëmtohet vetëm se dikush nga gazetarët mundohet që për interesa të veta të paraqes si kriminel dikë, vetëm sa për t’i mbrojtur kriminelët nga ndjekjet. Njëri prej të cilëve është edhe vllau im, i cili i formuar me sakrifica shumë vjeçare, ku në moshën 18 vjeçare ka kapur armën për ta çliruar këtë vend në të cilin jeton ky “gazetar” i cili jeton e punon duke bërë shpifje. Vëllau im punon në polici më shumë se dhjetë vite, kurse në hetime rajonale që 8 vite, dhe nuk ka asnjë masë diciplinore dhe asnjë dënim për ndonjë vepër penale sië ka shpifur Kajtazi në shkrimin e tij të datës 23.11.2012. Ai ka të kryer në Universitetin e Prishtinës Fakultetin Juridik në të cilin edhe ka magjistruar, kurse tani gjendet në doktoratë, po ashtu në Juridik. I tregova se vëllau im nuk ka kryer asnjë lloj vepre penale. Kurse Inspektoratin e Policisë së Kosovës nuk e kam sulmuar dhe as ofenduar, sepse une e di se Inspektorati i Policisë së Kosovës ka njerëz shumë të ndershëm dhe profesional. Por, “mal pa derra nuk ka”, kështu që nuk është faj i Inspektoratit që aty ka edhe njerëz joprofesional të cilët për arsye të joprofesionalizmit apo qëllimeve të caktuara, apo ndoshta lidhjeve që ata mund t’i kenë me ndonjë nga kriminelët e ndjekur apo dorëzuar para drejtësisë nga vëllau im dhe policët e tjerë, bëjnë inskenime dhe shantazhe të paskrupullta. Krimi nuk luftohet duke bërë inskenime dhe shantazhe kundër atyre që e lutojnë krimin.
Në mënyrë shumë të paedukuar dhe me rrahgjokësi ky “Gazetar” më tha, se edhe po deshët të më hidhni në Gjykatë për shpifje, “ju s’mund të më bëni asgjë, sepse unë i kam të fituara pesë padi nga njerëzit që kanë bërë ndaj meje”. Ai shtoi me shpifje të radhës duke thënë se ”për vllaun tënd, unë kam edhe përgjime të bisedave telefonike që m’i ka dhënë Inspektorati i Policisë dhe po të doja do t’i qitsha edhe ato”. Kurse unë ju përgjigja se këto janë trillime dhe shpifje, sepse nuk ka asnjë dëshmi kundër vëllaut tim, gjë e cila është dëshmuar edhe para gjykatësit të procedurës paraprake. Dhe po ashtu, ai mu “ankua “se vllau im Naseri e paska shkuar një komunikatë të cilën nuk e kanë botuar asnjëherë “Koha Ditore” si kundërreagim, në të cilën Vehbi Kajtazin e paska quajtur “zë i kriminelit”.
Shkrimi i sotit (datë 7 dhjetor) ma vërteton se vllau im Naseri s’paska gabuar fare, sepse në të dy shkrimet KAJTAZI ka shkruajtur duke i marrur në mbrojtje kriminelë dhe akuzuar Policët e Kosovës, dhe asnjëherë nuk është marrë prononcimi i palës së kundërt gjë që do të thotë edhe shkelje të kodit të etikës së gazetarit. Në të dy rastet kemi të bëjmë me persona të njohur me dosje kriminale të cilët kanë bërë denoncime kundër policëve, ndër të tjerash edhe kundër vëllaut tim. KAJTAZI gjatë karrierës së tij si gazetar kishte bërë shpifje të tilla edhe më herët kundër policëve, gjyqtarëve, pjesëtarëve të UÇK-së “dhe ato raste i paska fituar me gjyq” duke dalur në krahun e kriminelëve e duke e mbrojtur veten me “punën e lirë të gazetarit”, duke e paraqitur veten pastaj “viktimë të kërcënimit në punën e gazetarit”. Unë e njof shumë mirë profesionin e gazetarit dhe kam shkruajtur atëherë kur shumë “gazetarë” të llojit të Kajtazit nuk kanë guxuar as të tregojnë se ekzistojnë, e lere më të shkruajnë. Por, unë asnjëherë nuk jam marrur me shpifje dhe ofendime, dhe një gjë të tillë mund ta dëshmoi edhe ish Kryeredaktori im Emin Azemi.
KAJTAZI, me shkrimin e datës 7 dhjetor 2012 përmend se rasti i policit Naser Sopjanit dhe policëve të tjerë lidhur me denoncimin e një të dyshuari qenka “i përfunduar”, kurse në shkrimin e datës 23 nëntor thotë se është i njohur për kriminel dhe nuk ka deklaruar se rasti ka qenë i përfunduar. Edhe publikimi i një pjesë të prononcimit të komunikatës të vllaut tim bëhet tani, gjë e cila nuk është bërë më herët. Deklarimi i KAJTAZIT se ai po posedojka “përgjime telefonike të dhëna nga Inspekorati i Policisë” është një dëshmi e radhës se Sistemi I Drejtësisë në Kosovë nuk është duke funksionuar si duhet, duke pasur parasysh edhe skandalin e publikimeve të telefonatave privatë të kreut të shtetit. Deklarimi i KAJTAZIT është vetëm një farsë, sepse publikimi i kinse “përgjimeve telefonike” vetëm se do ta vërtetojnë pafajësinë e Naser Sopjanit. Edhe prononcimi i tij se për “kërcënimin” tim e paska njoftuar prokurorin e EULEX-it që është duke e hetuar rastin e fundit kundër vllaun tim, ma vërteton se shkrimet e tij janë të qëllimshme përmes të cilave ai mundohet të ndikoj edhe në hetime.
Sjelljet e tij të paedukuara, pa kurrëfarë etike njerëzore apo gazetareske të cilat ai i bëri dje përballë meje kishin për qëllim nga ai që të më acaronte nervat dhe të më detyronte t’ia “thyeja turinjët” në tavolinën time, gjë të cilën nuk ma lejon jo vetëm morali im, por as profesioni im i profesorit duke ligjëruar në tri universitete gjermane. Pra, unë nuk rashë pre e provokimeve të tij dhe kërkova disa herë që të ngritet dhe largohet nga tavolina ime. Pasi që ai u ngrit dhe u largua, atëherë unë nuk pata nevojë të marr masa të tjera për ta siguruar privatësinë time. Prandaj, shpifja, se kinse unë t’i kem thënë se “kam me ta pre kryet zhiletë” është një shpifje e radhës dhe vazhdimësi e trillimeve të tij. Vet fakti që unë e kam përmbajtur veten kundrejt provokimeve të rënda dhe të pamoralshme të KAJTAZIT e vërteton se shpija e kinse kërcënimit ndaj tij nuk është e vërtet.
Duke analizuar dy shkrimet e tij, mua morali im nuk më lejon të merrem me këtë person shantazhues, as përmes mediave as privatisht, e lëre ta kërcenoj atë. Pra, ky gazetar që dëshiron të paraqitet “viktimë”, mund të ankohet vetëm pse e kam larguar nga tavolina ime në të cilën isha ulur dhe prezenca e tij e mëtutjeshme do të ishte fyese për mua.
Veprimet e këtij gazetari më bëjnë të besoj fuqishëm se ai qenka vetëm një argat i njerëzve të caktuar, përmes të cilit ata dëshirojnë të arrijnë qëllimet e tyre, që me siguri edhe ky ka përfituar apo do të përfitoj diçka.
Pra, unë as nuk e kam kërcënuar dhe as s’kam ndërmend ta kërcenoj, kurse ky gazetar le ta gjej diku tjetër ndonjë “hundlesh” që të bie pre e shpifjeve të tij të deritashme apo të radhës!
Prof. Dr. Enver Sopjani! Malok
i nderuar profesor Sopjani…!
mbeshtes plotesisht reagimin tuaj qytetar…
Perderisa Drejtesia nuk ka dhene gjykimin e saj,askush nuk ka te drejte te akuzoje dhe te shantazhoje…
Gazetari ne fjale duhet te prese reagimin e Organit te Drejtesise dhe te mos flase para kohe…Ate qe e ka menduar te drejte..!!?? e ka bere..ketu perfundon dhe angazhimi i tij profesional dhe qytetar per rastin ne fjale..
pune korrakesh,pune kamikazesh……..pis milet!
Dikush po gënjen dhe dikush po mashtron, që nga ndarja e Kosovës nga RSFJ e deri tani. Ky është fakt. Ja që ne “të thjeshtit” nuk po e kuptojmë më se çka po ndodh. Vetëm prapa po shkojmë si komb. Krimi po rritet sikur bari i keq dhe nuk po e lë barin e mirë që të marr frymë.
Hapeni sajtin e uebit të njërit nga tredhjetë universitetet nga Kosova dhe klikoni në listën e mësimdhënësve aty. Nuk do ta gjeni asnjë emër pa titull më të lartë se sa të doktorit të shkencës.
Si është e mundur kjo tek një shtet me ekonomi të gjymtuar? Si është e mundur kjo tek një shtet me 75% të papunë? Si është e mundur kjo tek një shtet i varur me import të mallrave 95% nga Serbia. Si është e mundur kjo tek një shtet të vetëm të izoluar nga të tjerët në Evropë?
Ju faleminderit Gazeta Tema. Në Kosovë nuk do të botohej komenti im.
Bravo NAULI i ke rene bash pikes kjo e njejte me keqeardhje po shtoj vlen edhe per shtetin ame shqiperine
pse o vellezer
pse na quani turq kur ne jemi shqipetar
pse na quani xhihadista kur ne vetem armikun luftuam
pse o vellezer gjith ky mllef…
o vellezer edhe ne jemi shqipetar eshte e vertet se jemi mysliman shumica por mbi te gjitha jem shqipetar
o vellezer ashtu siq krenohemi me ADEM JASHARIN ashtu krenohemi me QERQIZ TOPULLIN
sa e duam vloren aq e duam edhe prekazin
sa e duam luigj gurakuqin aq e duam hasan prishtinen
sa kemi mall per ju o vellezer
me vjen keq qe nuk e dini se sa shum ju duam ne ketu ne kosove se sa shum ndjejm mall per ju
kurse ju mos ndaloni na fyeni dhe vetem vazhdoni te na fyeni sepse tek e fundit jemi “vellezrit e vegjel”dhe si te tille nuk mund ta ngrisim zerin kunder jush por historia do ta beje ate nje dite……
@Liridon Drenica
Mos u brengos shume sepse,
keta qe shfryjn urrejtje ndaj Shqipptareve te Kosoves,
jan pjell e grekut=me serbet,
mos u merr me ta,
ju kosovareve duet tju varim ne prishtine ,ju na vrisni te ardhmen e femijeve tane
O zoterinje, mos bini pre e trillimeve te njerezve te pa-cipe dhe njerezve analfabet. Profesori Enver Sopjani ka magjistruar dhe doktoruar ne Gjermani ku dhe ligjiron ne tri universitete gjermane dhe paralelisht punon si perkthyes gjyqesor ne Gjermani. Ai sic e pash ka te shkruajtura edhe libra shkencor (www.enversopjani.npage.eu). Po te kishta qene une ne vend te tij do te ja kishta thyer hundet atij gazetari pis VEHBI KAJTAZOVIQ-it qe mirret vetem me genjeshtra dhe eshte serbofil.
Nuk eshte problem ta njohesh se kush eshte “gazetaruci” kajtazoviq vehbi, e dim te gjithe ne qe merremi me kete profesion. Ai cdo here ka qene nje tip sllav qe mezi nuk ka pritur te merret me perllosjen e vlerave. Duke deklaruar se ka pergjime dhe paska fituar gjyqe edhe ndaj vlerave te luftes, kjo deshmon se ne gazetaret nuk jemi gabuar me ate se ai “gazetaruc” me te meta psiqike (mendore) duhet te ndalet nga shkrimet shpifese, se ai eshte gazetar dhe se jeton ne Kosove. A thua,pse vetem ky gazetar qenka “viktime” e kercenenime. Ai edhe nje qene ne rruge nese e sulmon apo e leh, ai do te paraqitet “viktime”. Te nderuar Asociacion i Gazetareve Profesionist,distancohuni ndaj ketyre “gazetarucve” sepse edhe ju e dini mire se kush eshte Kajtazoviq Vehbi me te cilin keni pasur edhe ju probleme. “Budallai do te mbetet Budalla”
Te nderuar,per ta deshmuar edhe me mire “fytyren e kajtazoviq Vehbi” shikone edhe nje here se me ke bashkepunon ky “gazetaruc”: “Uje ne mullirin e armikut” Serbet-bashkepunetoret e Kajtazoviqit jane shume aktiv ne shkrimet e tyr. Ne detaje mund ti gjeni ne kete faqe, “fytyren e vertete te gazetarucit”:
http://balkaninfo.wordpress.com/tag/vehbi-kajtazi/
PROKURORIA E EULEX-it KONFIRMON PAFAJËSINË E RRESHTERIT NASER SOPJANI; PUSHON HETIMET DHE NUK NGRIT AKTAKUZË
Me datën 24 qershor 2013 prokurori i Eulexit nxori Aktvendim SEK nr.66-1/12 përmes të cilit konstatoi se hetimi dhe kallëzimi penal i Inspektoratit Policor të Kosovës nuk kishte afruar asnjë provë kundër Naser Sopjanit. Ajo pushoi hetimet kundër tij dhe vendimin e tij e arsyetoj me faktin se nuk kishte asnjë dëshmi-prova me të cilat do të mund të zhvilloheshin hetime të mëtutjeshme apo të ngritej ndonjë aktakuzë.
Kronologjia:
Me datën 11 nëntor 2012, ditë e diel, rreth orës 21:30 “një qytetar”- Xhelal Gashi, kishte përfunduar deklarimin-ankesën “urgjente” në Policinë e Kosovës. Ai ishte ankuar kinse një qytetar i kishte kërkuar para për t’i ikur arrestimit të tij për një rast të Tentim vrasjes që kishte ndodhur në kafiterinë e tij “Rehatia” në fshatin Vrogoli të Fushë Kosovës. Në bazë të kësaj “ankese” IPK-ja njoftoi prokurorin e EULEX-it dhe nga ai kërkoj aplikimin e masave të përgjimeve dhe vëzhgimeve, ku ndër të dyshuarit kryesor ishte rreshteri i Njësisë së Hetimeve Rajonale, udhëheqësi i një sektori Naser Sopjani. Këto “prova” ishin bazuar në tërësi në atë që “dëshmitari” Xhelal Gashi ka deklaruar se “supozon”.
Me datën 20 nëntor 2012 Xhelal Gashi duke vepruar dhe duke qenë zyrtarisht nën direktivat e IPK-së që udhëhiqte hetimet, shkon tek shoku i Naser Sopjanit, Avokati Bedri Krasniqi dhe e angazhon atë për mbrojtës të tij, e në këtë rast ai u bë “karremi” i IPK-së. Takimi i organizuar në mes Xhelal Gashit dhe Avokatit të lartëcekur për ta angazhuar atë si mbrojtjes për rastin e tij “Tentim Vrasje” ku kishte mbetur një qytetar i plagosur, nga ana e IPK-së vlerësohet dhe organizohet si takim “aranzhimi i ryshfetit”. Kurse Avokatit të lartëcekur, në gjuhën juridike i japin atributet e ndërmjetësuesit. Ata e inicojnë interpretimin e famshëm në këtë rast penal se “kafe” nënkupton “ryshfet”. IPK-ja parat e saja (7.000 euro të regjistruara) i japin Xhelal Gashit për t’ia dhënë Avokatit të lartëcekur. Avokati i merr parat ashtu siç ishin marrë vesh paraprakisht me klientin e tij Xhelal Gashin për përfaqësim. Takimi në mes të Rreshterit dhe Avokatit shfrytëzohet me shpejtësi nga ana e IPK-së, duke arrestuar Avokatin me parat lartëcekura në xhep si dhe dhe Rreshterin, pasi ata dalin nga kafiteria dhe ndahen nga njëri-tjetri, pra “pa i ndarë” parat e lartëcekura. Kjo ishte një dëshmi, se aty nuk kishim të bëjmë me as një lloj ryshfeti.
Gjykatësi Ndërkombëtar i Procedurës Paraprake refuzoi menjëherë kërkesën për paraburgim. Por IPK-ja, aksionin e saj e quajti të suksesshëm, ku sipas saj kishte arritur të kryente arrestimin e një personi zyrtar, Rreshter të Policisë , me “parat e korrupsionit në xhep”, gjë që ishte një gënjeshtër, sepse në xhep të Rreshterit nuk u gjet asnjë pjesë e parasë së lartëcekur.
Arsyet e këtij veprimi spektakular ishte që IPK-ja të paraqiste veten si Institucion të përkushtuar në luftimin e krimit brenda Policisë, dhe të dëshmonte para të tjerëve se ata punojnë. IPK-ja i dërgon njoftim zyrtar mediave në Kosovë, të cilat pastaj kanë plasuar në faqet kryesore arrestimin e Rreshterit të lartëcekur, duke i dhënë atij cilësitë e një zyrtari të korruptuar.
Edhe Policia e Kosovës nga ana e Inspektoratit njoftohet zyrtarisht me shkrim për Rreshter Naser Sopjanit se kinse ai ishte arrestuar në flagrancë dhe se ishin gjetur parat e ryshfetit prej 7.000 euro, të destinuara për ta rregulluar një rast. Për këtë arsye ata kërkojnë suspendimin e tij nga detyra, por edhe për shkak të “ruajtjes së imazhit të Policisë”. Në atë shkresë shihet qartazi se IPK-ja paraqet pretendime të dëmshme, dhe jo të vërteta dhe jashtë çdo etike profesionale dhe njerëzore.
Është shqetësuese fakti i dështimit me radhë i rasteve që hetohen nga ana e IPK-së. Për një kohë shumë të shkurtër, pas dy arrestimeve spektakulare, arrestimi i zyrtarëve policorë në Pejë për kinse vjedhje të arit dhe arrestimi në Prishtinë për korrupsion, dolën të pafajshëm zyrtarët policorë. Ky është shqetësim dhe duhet të reagojnë organet mbikqyrëse të IPK-së, sepse nëse zyrtarët policorë janë të pafajshëm, atëherë dikush duhet të jetë i fajshëm.
A është absurd kur sot arrestohet dhe paraburgoset një Rreshter Policie për korrupsion dhe në faqet e para të gazetave paraqitet si kriminel, dhe të nesërmen ai lirohet i pafajshëm dhe gjendet në krye të detyrës, përballë kriminelëve dhe në zbatim të ligjit dhe kushtetutës?!!! A duhet të reagoi ndokush (vetë Ministri dhe Prokuroria) për të tilla veprime, sepse në këto raste dëmtohen policët, familjet e tyre, Policia si Institucion dhe Kosova si shtet ligjor?
Pasi Prokuroria e EULEX-it ka vërtetuar se Rreshteri Naser Sopjani është i pafajshëm, atëherë, kush është kryerësi i krimit?
Deri më tani pushimi i hetimit ka kaluar në heshtje, sikur të Kosovë të gjithë të jenë të interesuar për anët e zeza, si Policia ashtu edhe Media, dhe askush nuk ka bërë ndonjë njoftim se Drejtësia ka triumfuar. Një gjë e cila është dashur të ndodh. Imazhi i Institucioneve të shtetit mbrohen duke paraqitur transparencë, jo vetëm montimet dhe trillimet, por edhe të vërtetat.
Nëse në Kosovë është në rrezik nga krimi një zyrtar i shtetit, atëherë sa i madh mund të jetë rreziku ndaj një qytetari të rëndomtë? Nëse në Kosovë mund të arrestohet për “pikë të qejfit” një zyrtar i shtetit, atëherë s’mund të paramendohet një drejtësi as edhe për një qytetar të rëndomtë të Kosovës!
Ju njoftoj, se Rreshteri Naser Sopjani përmes rrugëve ligjore nuk do të kursej asnjë person i cili ka qenë i zhytur dhe i përlyer në këtë montim kriminal kundër tij, të udhëhequr nga pjesëtarë të IPK-së në bashkëpunim me Xhelal Gashin, i dyshuar dhe i dëshmuar për shumë vepra kriminale, të natyrave të ndryshme.
Me respekt,
Prof. Dr. Enver Sopjani
Data: 13.07.2013