Nga të shtënat e mbrëmshme në pjesën veriore të Mitrovicës është plagosur serbi nga Kosova D. M., zëvendësshef i Zyrës së Kosovës në Mitrovicë.
Shefja e Zyrës Administrative, Adriana Hoxhiç, ka thënë se pos zëvendësit të saj në shënjestër kanë qenë edhe tre kolegë të tij.
Sulmi ka ndodhur kur katër nëpunës të Zyrës po dilnin nga një kafene. Një person i maskuar qëlloi në drejtim të tyre duke e goditur në këmbë njërin nga ta.
D. M. iu dha ndihma mjekësore dhe pastaj u dërgua në shtëpi.
Hoxhiç thotë se atentatori iku me makinë.
Ajo e dënoi rreptësisht këtë sulm.
Kundër D. M. edhe më parë janë bërë sulme. Në oborrin e shtëpisë së tij në Zveçan disa herë janë hedhur bomba./KD
Ne do të vazhdojmë numërimin e viktimave, ose më mirë thënë suksesin e ministrave nga armiku dhe suksesin e ministrave tanë. Ne dhe armiku do të vazhdojmë pagesën me gjakun tonë për luksin e këtyre padronëve.
Ah, po të gjenim ne një ministër me aftësi shpëtuese për kombin tonë! Ah, po të bënte armiku të njëjtën për kombin e tij. Sa e lumtur do të ishte jeta jonë dhe e armikut në këtë botë.