Grabovci donte ta “rehatonte” dajën në ministri

9 Dhjetor 2012, 15:58Rajoni TEMA

Kur në nëntor të vitit të kaluar Adem Grabovci i është ankuar kryeministrit Hashim Thaçi se nuk ia kishte rehatuar dajën, ky i fundit ka qenë i suspenduar nga puna, shkruan sot Koha Ditore.

Në fakt, daja i Grabovcit, Curr Gjocaj, kishte muaj që nuk po mund të kthehej në vendin e punës, pavarësisht se këtë të drejtë ia kishte dhënë Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbyesit Civilë.

Pengesë i ishte bërë ish-sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie, Ilir Tolaj, i cili aktualisht është në paraburgim nën akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Gjocaj nuk kishte arritur ndonjë rezultat edhe pas ankesa në adresë të përfaqësuesve më të lartë institucionalë për padrejtësinë që pretendonte se po i bëhej. Tek pastaj, në mbështetje i kishte dalë nipi, Grabovci, i cili me funksion është shef i Grupit parlamentar të PDK-së. Ai vendos që çështjen e Gjocit ta ngrejë te shefi i partisë dhe i Qeverisë, Hashim Thaçi, me synim që ky i fundit t’i vinte kapak këtij problemi. Thaçi ka qenë në Norvegji, kur më 17 nëntor 2011 Grabovci ia ka kujton se nuk e kishte kryer një obligim ndaj dajës së tij.

“Vallahi po, ni dajë temin ma ke lanë anash”, vazhdon Grabovci derisa Thaçi ndërhyn duke e pyetur mos është fjala për Mazrekun.

Grabovci e korrigjon duke i treguar se bëhet fjalë për Gjocajn, ndërsa kryeministri e shfajëson veten duke e kritikuar atë se nuk i kishte thënë asgjë për të më herët./KD

3 komente në “Grabovci donte ta “rehatonte” dajën në ministri”

  1. hamsa says:

    Ademi e ka sistemuar ka kohe, as qe diskutohet. Bile ai zoteria ka shtetesi shqiptare per fat.

  2. shpat says:

    Tash po del qarte se kush qendron prapa fushates per burgosjen e Ilir Tolajt, njeriut principiel dhe te drejte qe po e vuan burgun i pafajshem.

  3. Shpat says:

    Tash po del qart se kush qendron prapa fushates per burgosjen e Ilir Tolajt, i cili i pafajshem, por me shpifje, po mbahet ne burga afer nje vit.
    Keshtu e ka kjo parti ne pushtet. Vetem me brylla shtyhet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje