Marko Miscovic, djali i milardierit serb Mickovic
Marko Miskovic, djali i biznesmenit të njohur serb Miroslav Miskovic, u përpoq të arratisej nga Serbia, por policia e ndaloi atë raporton media serbe.
B92 raporton se Miskovic u përpoq të fluturonte me avion privat për në Londër, por ai u ndalua dhe pasaporta e tij u konfiskua
I riu Miskovic ishte thirrur dy ditë më parë në polici, si qytetar, në lidhje me çështjet e grupit Nibens, dhe do të dëgjohet dhe të dielën e ardhshme.
Marko Miskovic në seancën, e cila zgjati tri orë, duhet të shpjegonte rolin e tij dhe lidhjet familjare me Milo Đurašković, pronar i grupit Nibens, themeluar nga viti 2000. Đurašković është arrestuar në vitin 2011 dhe është akuzuar për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe dëmtim të emrit të një kompanie q ëmë pas e bleu për 32 milionë euro.
Hetimet po përqendrohen se ku u gjenden paret për të blerë kompaninë .
Marko Miskovic i tha dje para policisë dhe prokurorit se kanë biseduar për transaksionet dhe lëvizjet e parave në mes të Delta Holding dhe Nibens grup, shkruan B92.
Miskovic ka dalë nga ndërtesa me syze të errëta dhe me kufje në veshë. Kur u pyet se si shkoi intervista, përgjigja e shkurtër është “Super” dhe hyri në makinë.
Ministri serb i drejtësisë Nikola Selakovic ka specifikuar se intervista informativ me Marko Miskovic dhe më parë dhe e babait të tij, Miroslav Miskovic, tregon se në Serbi askush nuk është më i paprekshëm.
Kjo seancë, sipas Selakovic, tregon faktin se në Serbi – çdo qytetar është i barabartë.
Shtypi serb e lidh marko Mickovicin dhe me disa afera të tregtisë së drogës, për të cilat ende nuk është nën hetim.
Miskovic, ka qenë zëvendëskryeministër i qeverisë serbe në kohën e Miloshevicit, dhe është pronar i Delta Holding, një nga kompanitë e mëdha në rajon.
Si koke madhe i jone dhe ky tip.Po ju vjen rradha te gjithve njesoje kudo ne Bote.Kush ka shkelur Ligjet.
Po barbaret dhe shteti i tyre kur do te funksjonojne??