Greqia mund te thote nje "Po" me kushte per negociatat e Maqedonise me BE

10 Dhjetor 2012, 00:32Rajoni TEMA
Greqia mund te thote nje "Po" me kushte per negociatat e Maqedonise me

Greqia do të thotë “po” për fillimin e negociatave përafruese të Maqedonisë me BE-në në samitin e javës së ardhshme në Bruksel, por nën kushte të caktuara, shkruan gazeta greke Ta Nea. Kjo kthesë është nën presionin intensiv që kohëve të fundit Brukseli e bën mbi Athinën, shkruan gazeta.

Edhe deri më tani kishte paralajmërime, por presioni u bë i qartë kur eurokomisionari për zgjerim Stefan Füle paraqiti propozim për “kornizë të re negociuese”, e cila do t’i mundësojë Maqedonisë t’i fillojë bisedimet me Unionin, ndërsa çështja për emrin të zgjidhet ndërkohë, njofton korrespondenti i agjencisë Mia. Sipas gazetës greke, propozimi i palës greke në tekstin përfundimtar të rezolutës, për të cilin akoma bisedohet dhe pritet të finalizohet në darkën e liderëve evropiane javën e ardhshme, është në formulimin sipas të cilit Këshilli do ta ftojë Komisionin që ta prezantojë kornizën negociuese të “përkohshme” dhe “në pikëpamje të fillimit të negociatave inkuadruese të Maqedonisë”. Kjo në thelb do të thotë se Athina kërkon nga Komisioni Evropian ta paraqesë fillimisht kornizën për negociata, në të cilën pala greke kërkon zgjidhje të çështjes së emrit dhe të marrëdhënieve të mira fqinjësore, që Greqia të dakordohet t’i japë dritë të gjelbër Shkupit, sqaron gazeta. Sipas burimeve diplomatike, për propozimin dhe kushtet e parashtruara bisedohet intensivisht dhe situata është e thjeshtë: “merre ose lëre”. Kjo do të thotë që nëse nuk arrihet marrëveshje, Athina do të ikë drejt taktikës së saj të zakonshme dhe do t’i bllokojë bisedimet për përafrim.

Në çdo rast, shkruan Ta Nea, burime diplomatike theksojnë se propozimi grek është hap i rëndësishëm përpara, i cili i tregon Brukselit se pala greke është e gatshme të bisedojë. Kjo është periudhë në të cilën Athina nuk mund të lejojë të përplaset me partnerët evropianë dhe çështja për emrin është diçka për çka gjermanët, dhe jo vetëm ata, fillojnë ta humbin durimin, thekson gazeta.

Zëdhënësi i MPJ-së greke, Grigoris Delavekuras dje i përgënjeshtroi mediat në Athinë se Greqia ka për qëllim që të pajtohet që Maqedonia t’i fillojë negociatat përafruese me BE-në pa u zgjidhur paraprakisht çështja e emrit. “Pozicioni grek mbetet stabil dhe konsistent, përkatësisht që për fillimin e negociatave përafruese parakusht është plotësimi i të gjitha kushteve dhe kritereve të caktuara me vendimet e BE-së. Më i rëndësishëm nga këto kushte është respektimi i fqinjëve dhe rrjedhimisht gjetja e zgjidhjes së përbashkët të pranueshme për çështjen e emrit”, thekson në deklaratën e tij Delavekuras

1 komente në “Greqia mund te thote nje “Po” me kushte per negociatat e Maqedonise me BE”

  1. Papa Jani says:

    greqia nuk ka me breke ne bythe per ti thene jo askujt ne rajon, kete mund ta bej perkohesisht sa per show por po folen fjalen e tyre shtete si Gjermania, Anglia, Franca e USA atehere greqia me breke neper kembe do te detyrohet ta pranoje realitetin e imponuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje