Fillon zbatimi i IBM-së

10 Dhjetor 2012, 12:33Rajoni TEMA

Drejtuesit e Doganës së Kosovës, thonë se në vendkalimin kufitar në Merdare dhe Jarinjë ka nis zbatimi i marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, që ndryshe njihet edhe si IBM.

Sipas tyre, autoritet doganore nga Republika e Kosovës dhe ajo e Serbisë që nga dje kanë qenë të pranishme në vendet e tyre të reja të punës në Merdare.

Shefi i Degës Doganore në Merdare, Shkelzen Osmani tha për Radion Evropa e Lirë se marrëveshja IBM-në tashmë ka nis së zbatuari dhe nuk ka asnjë problem. Spas tij, doganierët serbë, që nga e diela, janë vendosur në objektet të cilat i kanë ndërtuar autoritete kosovare.

“Gjithsesi, zbatimi i marrëveshjes së IBM-së ka nisur dhe punët në vendkalimin kufitar janë duke shkuar mirë. Deri me tash nuk ka automjete të renda, por ato të vogla janë duke qarkulluar”, tha Osmani.

Edhe në veri të Kosovës, përkatësisht në vendkalimin kufitar Jarinjë thuhet se puna ka nisur, ashtu siç ishte njoftuar edhe me parë.

“Që në mëngjes oficerët tanë janë vendosur në vendkalimin kufitare Jarinjë dhe ka filluar funksionimi”, tha shkurt Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganave të Kosovës.

Ndryshe, udhëheqësit e institucioneve të Kosovës kanë deklaruar se zbatimi i marrëveshjes së IBM-së është një obligim i të dyja shteteve dhe garantues i saj është Bashkimi Evropian.

Thuhet se me fillimin e zbatimit të kësaj marrëveshje para së gjithash do të luftohet kontrabanda dhe fenomenet e tjera negative që kanë ndodhur në kufirin ndërshtetëror në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Serbët e veri të Kosovës kanë thënë se pas takimit dhe premtimeve nga ana e autoriteteve të Serbisë, kanë pezulluar përkohësisht protestat në afërsi të vendkalimeve kufitare në këtë pjesë, përkatësisht në Jarinjë, ku ditëve të fundit kishin bllokuar qarkullimin.

Megjithatë, ata kanë deklaruar se do të mund t’i rinisin protestat dhe t’i radikalizojnë ato, po qe se bëhet vendosja e doganave klasike në veri. /rel/

1 komente në “Fillon zbatimi i IBM-së”

  1. alket says:

    si gjithmone rine e bejne sehir. pra ca pune po bejene? Ne foto duket qe S’po behet gje. kot sa marin leket.
    Kondrabanda nuk behet vetem me Maune por edhe me vetura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje