Haradinaj i “prishi” planet Mustafës

10 Dhjetor 2012, 12:31Rajoni TEMA

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, duket se i ka prishur planet kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, që ky i fundit të bashkojë partitë e djathta.

Deklarimi tashmë i hapur i Haradinajt, se do të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës të kryeministrit Hashim Thaçi, përfundimisht ka prishur ekuacionet matematikore për bashkimin e bllokut opozitar.

Pavarësisht se në Kosovë nuk e kanë idenë e ndarjes në blloqe, Mustafa kishte synuar që t’i bashkojë të gjitha partitë opozitare kundër Hashim Thaçit dhe grupit të tij politik, i cili po e drejton shtetin nga viti 2008.

Ish-kryeministri Haradinaj nuk i është përgjigjur drejtpërdrejt pyetjes se afrimi i AAK-së më PDK-në a po ia humb kuptimin ofertës së LDK-së për bashkimin e së djathtës në vend. Duke i ikur përgjigjes, Haradinaj ka thënë të dielën se bashkëpunimi i AAK-së me LDK-në është i hershëm dhe ka një mirëbesim të ndërsjellë për projektet që kanë për qeverisje.

“Mirëpo, tash janë projekte dhe vendime që AAK i ka marrë si reflektim i gjendjes në vend, pra nuk janë në raport apo në ndërlidhshmëri në relacion me spektrin tjetër politik, por janë kryesisht si përgjegjësi që ne e ndjejmë për gjendjen në vend dhe zgjidhja që ne ofrojmë për një kualitet më të mirë të gjendjes në vend”, ka thënë Haradinaj…/ZERI

1 komente në “Haradinaj i “prishi” planet Mustafës”

  1. raimondi says:

    Ky Haradinaj ben shume gabim qe kerkon te behet kryeminister _-Nuk e kupton ky se i ben dem Kosoves ne imazh nqs ky zgjidhet ne krye te vendit .

    Nuk paska atje dy njerez ne moshe te pjekur dhe qe te mos u jete permendur emri ne pune lufte , dhe ti vendosni ne krye te Kosoves?

    Ne shikojme se ne Kosove ka plot profesore dhe njeres te kulturuar e me moshe te pjekur qe jane anetare te Akademise se Kosoves _-Pikerisht keta njeres duhet te vendosen ne krye te Shtetit te Kosoves

    Keta te rinjte si Haradinaj qe kane qene ne Lufte, duhet te rijne njefare kohe ne hije, dhe pasi te kalojne nja 10 vjet atehere mund te futen ne krye te politkes kosovare, __por jo tani

    Keta te rinjte kane kohe per politke , dhe nuk eshte mire qe te vihen tani ne krye sepse e konsumojne veten para kohe…

    Nejse , fajet i ka Shqiperia qe nuk i keshillon politkanet e Kosoves dhe te veprojne bashkarisht ne harmoni me njeri tjetrin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje