Fitou: Mos i falni ata që po vjedhin

12 Dhjetor 2012, 12:19Rajoni TEMA

“Kosova është shumë larg një vendi perfekt për të jetuar. Shteti i ri është ende duke ndërtuar profilin e vet”. Ish-ambasadori francez në Kosovë, Jean-Francois Fitou, ka folur gjerë e gjatë në një intervistë në “Koha Ditore” për mendimet e tij dhe të diplomacisë ndërkombëtare në Prishtinë, për mënyrën se si po udhëhiqet Kosova.

Gjatë intervistës së zhvilluar në ditën e tij të fundit në Prishtinë, të shtunën e kaluar, ish- ambasadori që ishte tejet aktiv gjatë tri viteve të përfaqësimit të Francës në Kosovë, ka treguar për zhgënjimin që ka ai personalisht me arsimin në Kosovë, që po udhëhiqet nga njerëz jomeritorë, për luftën kundër korrupsionit dhe për krizat e njëpasnjëshme në shtetin e ri.

Fitou ka kërkuar që pakënaqësitë sociale në Kosovë të mos ngatërrohen me ato politike dhe diplomatike, ngaqë do të bënin një problem të vërtetë. Ish-ambasadori ka kërkuar që e gjithë shoqëria të angazhohet në luftimin e korrupsionit, gjë që nuk mund të arrihet vetëm nga EULEX-i.

Sipas tij, askush nuk kërkon nga Kosova që të ketë më pak krim se sa vendet anëtare të BE-së, por janë disa vepra si vjedhja e parave të popullit dhe ndërtimi i pallateve nga to, që nuk duhet të falen.

Ish-ambasadori flet edhe për vjedhjen industriale të votave. Mënyrën e pranimit të zgjedhjeve të vjedhura dhe për nevojën që Kosova të ketë një ligj të ri që do të sigurojë zgjedhjet e ardhshme. Zgjedhjet e paprekura janë edhe qëllimi më i madh i Kosovës gjatë 2013-s. Ish-ambasadori rrëfen edhe për mënyrën e zgjidhjes së krizës presidenciale në Kosovë dhe shumë e shumë procese pjesë e të cilave ka qenë.

“Disa gjëra duhet të kalojnë, por janë disa që nuk duhet të harrohen kurrë. Nuk duhet tejkaluar vjedhja e parave të njerëzve. Nuk duhet tejkaluar dhe të gjejnë shpëtim individët që marrin paratë nga njerëzit e këtij vendi dhe ndërtojnë pallate. Këta nuk duhet të falen. Sepse këta, përveçse bëjnë një veprim të ulët moralisht, për më shumë pengojnë zhvillimin ekonomik të vendit”, ka thënë Fitou.

1 komente në “Fitou: Mos i falni ata që po vjedhin”

  1. ish-shef i Ekipit Mobil kundër kontrabandës, në Shërbimin Doganor të UNMIK-ut says:

    Politika shpëlau paratë e pista
    Kontrabanda me mallra në kohën e pasluftës
    Duke shfrytëzuar vakumin ligjor të krijuar dhe brishtësinë e institucioneve të sapo formuara të UNMIK-ut, tregtarë të ndryshëm, shumica prej tyre me përvojë për kontrabande edhe gjatë regjimit të Milosheviqit, tash të lidhur e të mbështetur nga faktorët kryesor politikë në Kosovë, kanë bërë kontrabandë lloje të ndryshme të mallrave,kryesisht me ato të akcizës. Format e kontrabandës kanë ndryshuar me kohë. Fillimisht individë të ndryshëm kanë shfrytëzuar lidhjet e tyre në doganë dhe kamionë të mbushur me mallra i kanë kaluar pa paguar fare taksa në kufi. Krejt kjo si pasojë e funksionimit të dobët të administratës doganore, e cila ishte shendërruar në servis të kontrabandistëve. Formë tjetë ishte edhe keqpërdorimi I formularëve për ndihma humanitare,ku në emër të ndihmave, biznese të shumta kanë përfituar shuma marrramendëse të parave. Më vonë kontrabandistët zgjodhën falsifikimi I fletëpagesave bankare,ku humbjet e buxhetit ishin jashtëzakonisht të mëdha. Ato para shkuan në xhepat e kontrabandistëve.
    Formë tjetër që vazhdon edhe sot është ulja e vlerës së mallrave, fshehja e sasisë dhe mos deklarimi I cilësisë.
    Krejt këto forma të kontrabandës vazhdojnë të bëhen pasi që nuk ka paru vullnet për ta luftuar këtë dukur, kështu që kontrabandistët në një mënyrë kanë qenë dhe janë imun ndaj ligjit.

    Mst: Para të pista për krijimin e bizneseve legale
    Me qëllim të përligjes së parave të fituara në rrugë jo ligjore një pjesë e madhe e kontrabandistëve kanë hapur biznese legale dhe duke krijuar monopole të fuqishme. Ato kanë krijuar pozitë dominuese pasi që kanë pasur në dispozicion shuma marramendëse të parave të pista. Kjo mund të shihet nga hapja e qendrave të mëdha tregtare, ndërtimet e pafundme, marrja e ekskluziviteteve për artikuj me nam në treg,etj. Krejt këto investime të mëdha janë bërë pa dhënë asnjë llogari për prejardhjen e parave ,pasi që këtë nuk e kërkonin nga institucionet kompetente.

    Mst: Kapitali i kontrabandistëve në sistemin bankar
    Dihet se sistemi bankar paraqet sektorin më të rëndësishëm financiar të shtetit,ku nga funksionimi I tij varet ekzistenca financiare e tij. Në Kosovën e pasluftës sistemi bankar nuk ka ekzistuar praktikisht fare. Duke parë mungesën e tij,një numër I bizneseve që kishin krijuar pasuri nga kontrabanda me mallra, iu përveshën punës për krijimin e bankave private me qëllim të rritjes së profiteve të tyre, shpërlarjes së parave të jashtëligjshme dhe kontrollit të rrjedhave të mëvonshme financiare. Andaj është fakt i pamohueshëm se fondamenti i sistemit privat bankar në Kosovë është krijuar nga kontrabandistët dhe shërben si logjistikë krimit dhe kontrabandës. Nëpërmjet këtij sistemi, këta kontrabandistë do të marrin pjesë aktive në privatizimin e pronës shoqërore.
    Se kontrabandistët në aktivitetet e tyre të jashtë ligjshme kanë pasur mbështetje nga aktorët kryesor politikë në Kosovë, më së miri vjen në pah me zgjedhjen e formës së privatizimit të pronës shoqërore. Forma e spin-offit më së shumti iu ka konvenuar njerëzve të krimit, pasi që ata kishin shumë para të pashfrytëzuara. Prona i shitej atij që ofron më shumë, duke mos marrë parasysh aspektet ekonomike të atij biznesi dhe duke mos e kushtëzuar me zhvillimin e tij. Sot jemi dëshmitar se qendrat më të mëdha tregtare janë ngritur në pronat e privatizuara. Pra nëpërmjet privatizimit parat e pista legalizohen dhe në të njëjtën kohë kontrabandistët rrisin fuqinë e tyre duke krijuar monopole në shumë fusha .Mbështetja më e madhe për njerëzit e krimit ka ardhur nga sistemi bankar qoftë në shpëlarjen e parave apo edhe në financimin e aktiviteteve të mëvonshme. Kjo ka ndodhur, pasi që në themel aksionar të vërtetë të bankave ishin njerëzit kryesor të kontrabandës.

    Mst: Futja e kontrabandistëve në politikë
    Duke pasur lidhje të vazhdueshme me politikën kosovare, kontrabandistët tash të veshur me petkun e biznesmenëve serioz, nëpërmjet financimit të partive politike, kanë krijuar ndikime të rëndësishme në politikat e tyre. Disa nga këta i kanë hyrë edhe rrugës për t’u marrë me politikë ,siq është rasti me zgjedhjet e fundit , ku disa deputetë vijnë nga bota e biznesit. Dihet se qëllimi final i tyre është krijimi I imunitetit politik që i mundëson shmangie nga dhënia e llogarisë për punët e tyre të pista. Sot jemi dëshmitar se në Kuvendin e Kosovës ka bukur shumë deputetë milionerë, kurse para disa viteve nuk kishin asnjë cent. Gjithashtu këta njerëz tentojnë të krijojnë politika shtetërore nëpërmjet të cilave do të ruanin monopolet e tyre dhe status quon politike, e cila më së miri iu përshtatet atyre

    (Autori është ish-shef i Ekipit Mobil kundër kontrabandës, në Shërbimin Doganor të UNMIK-ut )

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje