Haradinaj: Pa kryeministrinë s’ka koalicion me PDK -në

12 Dhjetor 2012, 11:39Rajoni TEMA

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës thotë se partia që ai drejton ka marrë një ofertë për të ndarë përgjegjësitë dhe ai beson se një koalicion i AAK-së me PDK-në do të ndodhë. Sipas Haradinajt, AAK është e interesuar që të bëjë ndryshime në situatën në vend, pasi gjendja e tanishme nuk është e mirë.

Por, për ish-kryeministrin kushti primar për të hyrë në koalicion është udhëheqja e qeverisë, sepse sipas tij, kjo është mënyra e vetme me anë të së cilës ai mund të kontribuojë.

Haradinaj tha se edhe pa hyrë në koalicion, AAK do të marr përgjegjësi dhe do të ndihmojë në proceset e reformës zgjedhore dhe posaçërisht në integrimet evropiane të Kosovës.

I pari i AAK-së thotë se ai është i interesuar që kjo gjendje të ndryshohet menjëherë , pra të ketë ndryshime në ditët në vazhdim dhe jo ndryshime mujore, ose edhe vjetore.

“Është herët të flitet për ndryshimet në institucionin e presidentit dhe ne kemi përkrahë si dëshirë për të kaluar një vakum institucional, ne thjeshtë nuk po duam të humbasim asnjë ditë e jo të llogarisim me muaj apo edhe vjet”, ka deklaruar Haradinaj në RTK.

Sipas Haradinajt PDK i ka ofruar partisë së tij hapësirë për të punuar dhe ai është i gatshëm të pranojë përgjegjësi.

Kritikat që AAK nuk ka legjitimitet për faktin se është partia e katër më e votuar në vend, Haradinaj i ka quajtur të pa vend, sepse ai është i sigurt që partia që ai drejton ka mbështetje në shoqërinë e Kosovës.

Haradinaj thotë se ai si kryetar dhe AAK-ja në përgjithësi e kanë edhe mbështetjen e deputetëve të partive të tjera në parlament, përfshirë edhe përfaqësuesit e minoriteteve.

“Aleanca ka pasur një dinamikë të vetën në besim të madh në shoqërinë tonë, por edhe tek të zgjedhurit që në mënyra të ndryshme kanë besim në seriozitetin tim në radhë të parë e pastaj edhe në AAK-në. Numrat e AAK-së nuk janë vetëm, pasi edhe deputetët e tjerë na përkrahin përfshirë edhe përfaqësuesit e minoriteteve”, thotë Haradinaj.

Haradinaj dialogun politik me Serbinë e sheh si përgjegjësi të të gjithë Kosovës dhe jo vetëm si punë të qeverisë.

“Temat që trajtohen në dialog janë edhe te mijat edhe të Aleancës dhe nuk janë vetëm të qeverisë…dhe unë nuk mund të kursehem kur bëhet fjalë për interesat e krejt vendit…të gjithë duhet të kuptojnë diçka që është buka dhe uji për qytetarët e tij”, theksoi Haradinaj.

11 komente në “Haradinaj: Pa kryeministrinë s’ka koalicion me PDK -në”

  1. elio says:

    Ky paska studjuar tek LSI-ja

    1. drini says:

      Ashtu eshte Elio, Partia e 4 ne parlament done ta udheheqe qeverine, dhe me e keqja e kesaj eshte qe ky Ramush eshte nje Analfabet,malok ,tru peshku

  2. shkupi i madh says:

    per juve gjith ,, maloka,, analfabet etj ne te kosoves,maqedonis,presheva jemi shqipetare prej ilirive te fisit dardan ky eshte dallimi.ne ju nderojme juve sepse keshtu nderojm vetveten para botes.edin gjithe se jemi ne ata qe ja shkeputim serbise kosoven,qe gjthe bota u fut ne lufte per ne e kjo eshte merit e jona ,se ksi probleme ka bota sadush siha palla kush per ta ,psh ,kurdit,tansilvanija,katalonija,etj

  3. Ajeti says:

    Koalicion me PDK ti do besh me njeren kembe, o Ramush, se per kete mision te liruan nga burgu. Ka mundesi qe ti te behesh kryeminister, por edhe po nuk u bere ti do i realizosh detyrat qe te jane ngarkuar ne Hagë, perndryshe do shkosh perseri atje per Vit të Ri: ti tani i ke mesuar mire “rregullat e lojes” te prapaskenave politike.

  4. XIXA says:

    Mire e ke SHKUPI,nuk lane ken pa ofenduar!Duke menduar se ata jane me te miret.Mos harroni une p.sh. deget i kam ne Kosove kurse rrenjet ne shqiperi,e si mos ta quaj veten shqipetare? doni o nuk doni ju! un kam bindjen se jam shqipetare,sepse e trashegoj kete identitet qindravjeqare.KLM.

  5. drini says:

    SHKUPIT TE MADHE DHE XIXES

    UNE I KOSOVES JAM, DHE KJO ESHTE E VERTET QE RAMUSHI, DHE SHUME TE TJERE SI RAMUSH JANE MALOKE, ANALFABETE DHE TRU PESHKU, NUK MUNDESH ME MOHU DIQKA QE ESHTE E VERTET, DHE MA TRU PESH E MA MALOKE JANE PASTAJ EHE POPULLI QEI VOTON KETA ANALFABETE, PO DIHET QFARE VOTON KEMI EDHE UDHEHEQES

  6. homeri says:

    ——personalisht un nuk di c,far te them per HAREDINET , por nga e kendshmja —bija e zotit –di se keta politikanet fshatar te Decanit nuk te lene te hapesh asnje kjoske per tregeti , jane shume dhunus e te frikshem

  7. FALLCO says:

    oooooooooooooooooooooooooooo ZOT I MADHI ZOT NE DY HANET E KUFIRIT DREJTUES ,NE HONEN E SHQIPNIS SALI BUKURIA ME PARET E TUA ME PARET E MIJA NE ZYREN E METES BEHET LLOGARIA: SA DO MAR SALA SA DO MAR SHOQNIA; PO KAQE TE FANTAKSUR KAQ TE PA NGOPUR QENKAN KETA SHPELLARET DHE MALOKERIA PO TI HYPKAN KALIT MBRAPSH OSE PARC NUK KA RENDESI NUK DINE TI ZBRESIN: DY HERE E FUTEN NE BURG RAMUSH HAJRADINAJ SU DOREZUA I KA HYPUR NE KOKE QE E BEN MIRE PUNEN SI KRYEMINISTER SIKUR NE LUFTE KANE SHKUAR TE VENE PASURI TE MAJME DHE TE MBAJNE POSTET KRYESORE NE QEVERI PA DREJTESI SHUM LUFTETARE DHE INVALIT NUK KANE BUKE NESOFER SHOKEVE TE TYRE TE LUFTES JU MUNGOJNE GJERAT KRYESORE TE JETESES KOMANDANTET E M,,,t NUK DINE KU TA FSHEHIN PASURINE E VJEDHUR,THONE SE RAMUSHI PASKA PARE NE ENDER SALEN MBRET ZOGJI I DYTE DUKE I THENE DU BEHESH RAMUSH DO BEHESH KRYEMINISTER KJO ESHTE SHQIPTARNJEREZIT E PA NGOPUR I KA ZENE BAVZIAIA ;

  8. Horri i Bulevardit says:

    Ramush shume kollaj e keni, bejeni Kosoven ne principata dhe shpalleni gjithsejcili vehten kryeminister apo pashallare ne principate dhe skeni pse te ziheni per nje vend, se kur eshte nje shtet, ske si ti vesh dy apo dhjet kryeministra, ne principata po, sejcili kryeminister ne principaten e vet dhe mbaron kjo pune.

  9. fitimi says:

    O ramush po te duket vetja se je ismail qemajli je kthy nga burgu e po don kohen e humbur ta kompenzojsh duke vjedhur at pjes qka ka mbetur prej thaqovskit por logjiko me logjik te shendosh se ti e po ashtu hashim sharllatani nuk jeni per qeverisje se nuk keni dijeni as koke per nje gja te till se na populli e dime se ti -thaqi e shum e shum te tjer ne kosov jeni hajna e asgja tjeter

  10. perparimi says:

    ramo ti njihere thojshe se duhet me e ndihmue qeverine edhe i shkojshe mbrapa deri ne bruksel me kete shalen ,hashim thojke ani ani ska problem ,kur e pare qe seshte kah ta ngul hiq tash po thue me krejt po me pdk jo ndersa me pare thojshe me pdk edhe pike
    po masi me te tjeret po pse spo i bashkohesh ww ne proteste po apo edon hazer a.ani prite se krejt kane me punue per ty veq prite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje