Presidentja iu drejtua Kuvendit, LDK e VV e bojkotuan

12 Dhjetor 2012, 12:47Rajoni TEMA

Ndërsa presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, mbajti para Kuvendit një fjalim tashmë tradicional të kreut të shtetit, deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje nuk ishin në sallën e mbledhjeve të legjislativit.

Ndërsa LDK, subjekti më i madh opozitar, ka kërkuar që të respektohet marrëveshja e nënshkruar mes tre liderëve, Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Behgjet Pacolli, Vetëvendosje përveç se është kundër bisedimeve me Serbinë, edhe Presidenten e konsideron produkt marrëveshjesh joparimore.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, pavarësisht nga mungesa e opozitës, nuk ngurroi të flasë për arritjet e Kosovës në pesë vitet e fundit, me theks të veçantë në këtë të fundit, dhe u zotua se do të punojë për të ardhmen e vendit.

Në fjalimin e saj ajo theksoi nevojën e reformave të brendshme për sundimin e rendit dhe ligjit, për të pasur një rrugë më të lehtë për Bashkimin Evropian.

Presidentja Jahjaga tha se është e përkushtuar që të kontribuojë në normalizimin e marrëdhënieve me shtetin e Serbisë, duke i bërë thirrje qeverisë serbe që të heqë dorë nga ndërhyrja brenda territorit të Kosovës.

Jahjaga ka folur edhe për formimin e këshillit për luftën kundër korrupsionit./KD

2 komente në “Presidentja iu drejtua Kuvendit, LDK e VV e bojkotuan”

  1. vlora says:

    hahahahaha, ma ne fund epshu..en kete debille, duhete tash kete rrugace duhet ta futin ne burg per kurvallaqet e saja dhe poshtersimin e moralit familajr shqiptar

    1. homeri says:

      —-C,ka po thue moj ti vlora e Decanit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje