Kryeministri Hashim Thaçi ka reaguar ashpër pas vendimit të djeshëm të BE-së, që Kosova të mos nisë negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asoccimit, pa përmbushur edhe disa kritere. Kryeministri Thaçi ka thënë se BE-ja po vonohet me Kosovën dhe se Kosova po mbetet viktimë e mos-unitetit evropian për Kosovën.
“Defekti qëndron në Bruksel nga mosuniteti i tyre për statusin politik. Mendoj se ky paragjykim negativ në raport me Kosovën në Bruksel, duhet të tejkalohet. Ky paragjykim i Brukselit është zhgënjyes për qytetarët e Kosovës” ka thënë Thaçi. Ai ka kërkuar nga vendet anëtarë te BE-së ta heqin nga mendjet e tyre që të ardhmen e Kosovës ta paralelizojnë me të ardhshmen evropiane të Serbisë./KD
Politika shpëlau paratë e pista
Duke shfrytëzuar vakumin ligjor të krijuar dhe brishtësinë e institucioneve të sapo formuara të UNMIK-ut, tregtarë të ndryshëm, shumica prej tyre me përvojë për kontrabande edhe gjatë regjimit të Milosheviqit, tash të lidhur e të mbështetur nga faktorët kryesor politikë në Kosovë, kanë bërë kontrabandë lloje të ndryshme të mallrave,kryesisht me ato të akcizës. Format e kontrabandës kanë ndryshuar me kohë. Fillimisht individë të ndryshëm kanë shfrytëzuar lidhjet e tyre në doganë dhe kamionë të mbushur me mallra i kanë kaluar pa paguar fare taksa në kufi. Krejt kjo si pasojë e funksionimit të dobët të administratës doganore, e cila ishte shendërruar në servis të kontrabandistëve. Formë tjetë ishte edhe keqpërdorimi I formularëve për ndihma humanitare,ku në emër të ndihmave, biznese të shumta kanë përfituar shuma marrramendëse të parave. Më vonë kontrabandistët zgjodhën falsifikimi I fletëpagesave bankare,ku humbjet e buxhetit ishin jashtëzakonisht të mëdha. Ato para shkuan në xhepat e kontrabandistëve.
Formë tjetër që vazhdon edhe sot është ulja e vlerës së mallrave, fshehja e sasisë dhe mos deklarimi I cilësisë.
Krejt këto forma të kontrabandës vazhdojnë të bëhen pasi që nuk ka paru vullnet për ta luftuar këtë dukur, kështu që kontrabandistët në një mënyrë kanë qenë dhe janë imun ndaj ligjit.
Mst: Para të pista për krijimin e bizneseve legale
Me qëllim të përligjes së parave të fituara në rrugë jo ligjore një pjesë e madhe e kontrabandistëve kanë hapur biznese legale dhe duke krijuar monopole të fuqishme. Ato kanë krijuar pozitë dominuese pasi që kanë pasur në dispozicion shuma marramendëse të parave të pista. Kjo mund të shihet nga hapja e qendrave të mëdha tregtare, ndërtimet e pafundme, marrja e ekskluziviteteve për artikuj me nam në treg,etj. Krejt këto investime të mëdha janë bërë pa dhënë asnjë llogari për prejardhjen e parave ,pasi që këtë nuk e kërkonin nga institucionet kompetente.
Mst: Kapitali i kontrabandistëve në sistemin bankar
Dihet se sistemi bankar paraqet sektorin më të rëndësishëm financiar të shtetit,ku nga funksionimi I tij varet ekzistenca financiare e tij. Në Kosovën e pasluftës sistemi bankar nuk ka ekzistuar praktikisht fare. Duke parë mungesën e tij,një numër I bizneseve që kishin krijuar pasuri nga kontrabanda me mallra, iu përveshën punës për krijimin e bankave private me qëllim të rritjes së profiteve të tyre, shpërlarjes së parave të jashtëligjshme dhe kontrollit të rrjedhave të mëvonshme financiare. Andaj është fakt i pamohueshëm se fondamenti i sistemit privat bankar në Kosovë është krijuar nga kontrabandistët dhe shërben si logjistikë krimit dhe kontrabandës. Nëpërmjet këtij sistemi, këta kontrabandistë do të marrin pjesë aktive në privatizimin e pronës shoqërore.
Se kontrabandistët në aktivitetet e tyre të jashtë ligjshme kanë pasur mbështetje nga aktorët kryesor politikë në Kosovë, më së miri vjen në pah me zgjedhjen e formës së privatizimit të pronës shoqërore. Forma e spin-offit më së shumti iu ka konvenuar njerëzve të krimit, pasi që ata kishin shumë para të pashfrytëzuara. Prona i shitej atij që ofron më shumë, duke mos marrë parasysh aspektet ekonomike të atij biznesi dhe duke mos e kushtëzuar me zhvillimin e tij. Sot jemi dëshmitar se qendrat më të mëdha tregtare janë ngritur në pronat e privatizuara. Pra nëpërmjet privatizimit parat e pista legalizohen dhe në të njëjtën kohë kontrabandistët rrisin fuqinë e tyre duke krijuar monopole në shumë fusha .Mbështetja më e madhe për njerëzit e krimit ka ardhur nga sistemi bankar qoftë në shpëlarjen e parave apo edhe në financimin e aktiviteteve të mëvonshme. Kjo ka ndodhur, pasi që në themel aksionar të vërtetë të bankave ishin njerëzit kryesor të kontrabandës.
Mst: Futja e kontrabandistëve në politikë
Duke pasur lidhje të vazhdueshme me politikën kosovare, kontrabandistët tash të veshur me petkun e biznesmenëve serioz, nëpërmjet financimit të partive politike, kanë krijuar ndikime të rëndësishme në politikat e tyre. Disa nga këta i kanë hyrë edhe rrugës për t’u marrë me politikë ,siq është rasti me zgjedhjet e fundit , ku disa deputetë vijnë nga bota e biznesit. Dihet se qëllimi final i tyre është krijimi I imunitetit politik që i mundëson shmangie nga dhënia e llogarisë për punët e tyre të pista. Sot jemi dëshmitar se në Kuvendin e Kosovës ka bukur shumë deputetë milionerë, kurse para disa viteve nuk kishin asnjë cent. Gjithashtu këta njerëz tentojnë të krijojnë politika shtetërore nëpërmjet të cilave do të ruanin monopolet e tyre dhe status quon politike, e cila më së miri iu përshtatet atyre
(Autori është ish-shef i Ekipit Mobil kundër kontrabandës, në Shërbimin Doganor të UNMIK-ut )
Do të kishte qenë mirë që dikush në Kosovë të ju përkthej këtë artikull disa “personave” të cilët ju kërcënohen të tjerëve në ueb kur ata flasin keq për ministrat e Prishtinës. Menjëherë thonë këta se jemi kundër komandantit të tyre nga lufta dhe kështu kundër UÇK-së. “Duhet të turpërohemi dhe e meritojmë vdekjen”, thonë këta. Shumë nga këta ankues edhe e kanë gjetur vdekjen e tyre, në mënyrë mizore.
Kjo është njësoj sikur t’i drejtohesh familjes tënde me fakte se njëri nga vëllezërit po e shpenzon gjithë buxhetin e familjes për lavire të klubeve të natës dhe e gjithë familja jote të të fajësoj ty se kështu po ju mban krahun fqinjëve me të cilët jemi kacafytur në të kaluarën.
Merre me mend se sa çmenduri është votimi i popullit për këta si udhëheqës dhe për partitë e tyre (të klubeve të natës)!
Ore hajdut , pse e ka fajin evropa apo se vjedh ti? Bandit!
Mos e ngri shume zerin Hashim, se BE-ja e ka gati padine e Dick Martyt kunder ty: ajo padi do shfuqizohet vetem kur ti ta kesh nenshkruar marreveshjen me Serbine per dorezimin e Veriut te Kosoves. Prandaj ule zerin dhe pajtohu me vendimet e BE siç je zotuar, se nuk del dot më nga baltovinat e tradhtise
ku dhemb dhembi shkon gjuha,e more thaqi europjanet po lujn me ti, ne ne qajtoret e shkupit thom,,tashak,,