Xhabir Zharku, ish-kryetar i Komunës së Kaçanikut, i dënuar me 3 vjet burg për veprën penale të detyrimit dhe për armëmbajtje pa leje, dhe i cili nuk është dorëzuar vetë për vuajtje të dënimit, iu ka drejtuar sot opinionit nëpërmjet postës elektronike me një komunikatë, në të cilën sqaron pse nuk zbaton vendimin e gjykatës për vuajtjen e dënimit. Në këtë letër-komunikatë Zharku nuk flet fare për vendndodhjen e tij, as prej nga e ka dërguar letrën.
Në komunikatë thuhet:
“Ndiejë për obligim moral të bëjë një sqarim për mos zbatimin e vendimit të gjykatës komunale për vuajtën e dënimit politik nga gjykata supreme e përbërë nga gjykatës të EULEX-it si dhe një gjykatës vendor sa për formalitet.
Kam marrë vendim për mos zbatimin e vendimit të gjykatës sidomos pasi që javëve dhe ditëve të fundit kemi siguruar prova të reja dhe të njëjtat kemi provuar t’i paraqesim para gjyqësorit vendor si dhe atij te EULEX-sit, por ka qenë e pamundur që të bëjmë këtë, ngase ky vendim është politik dhe me porosi.
Kam bërë përpjekje të takoj shefin e EULEX-sit, Kermabo, kryeprokurorën e EULEX-it, si dhe prokuroret dhe gjykatësit vendor për t’i paraqitur provat e reja në këtë rast si dhe çështje të tjera të ndjeshme ku janë të implikuar vet autoritetett e EULEX-it në afera skandaloze në emër të drejtësisë në Kosovë, por kjo ka qenë e pa mundur ngase EULEX akoma dëshiron të mbetet në linjat e UNMIK-ut. Ndërsa vendorët nuk kanë fuqi politike e sidomos kur në raste të tilla janë të përfshirë autoritetet e EULEX-it.
Nëse EULEX dhe drejtësia në Kosovë dëshirojnë të ballafaqohen me drejtësinë dhe ne të zbatojmë vendimet e tyre, ata le të kthejnë lënden ne rigjykim, le të ju jep qasje vendimmarrëse gjyqtarëve vendor si dhe të sjellë drejtësinë në vend dhe ne do të zbatojmë vendimet e tyre. Për momentin faktet që i posedoj nuk do t’i publikojë, për t’i ruajtur si prova materiale, por nëse EULEX dhe drejtësia vendore nuk merr masa unë jam i detyruar të publikoj fakte në lidhje me këtë rast dhe raste të tjera të cilat edhe mund të ngrenë në masë të lartë revoltën e qytetarëve dhe mund të prodhoj pasoja të pa riparueshme.
Me këtë sqarim bashkëngjisë edhe fjalën mbrojtëse të cilën do të kisha pasur dëshirë ta jap gjatë procesit gjyqësor”.
Zharku tash e disa muaj i ka ikur vuajtjes së dënimit, duke shfrytëzuar të gjithë mundësitë ligjore të ankesave, por në të gjitha rastet gjykata i ka kthyer përgjigje negative./KD
Mire ja bene. U be eulexi dhe do te japi urdhera ne token tone… Ne nje fare menyre duket si pushtim i europes ne kosove…
Ku eshte rast per tu pershendetur dhe per tu mbeshtetur.
Nuk ve doren ne zjarr per pafajesine ose fajesine e tij por shqiptaret duhet tu tregojne Eulesherve se nuk jane qytetare te dores se dyte dhe se me kosovaret nuk mund te bejne cfare te duan ashtu si ben me shqiptaret e tjere ne Hage.
Te jap urdha ce cke mete. Fshatare i pa gdhendur. Po te mos ishin ata, nuk dihet ku do te ishe tani ti dhe bashke atdhetaret e tu. Kur ishte momenti per ti dal zot vendit, shumica ja mbathi. Ju desh te tjereve te luftonin per ju e tja u kthente ate qe keni sot. E sot, si dhi e zgjebosur hidhni bishtin perpjete.
Europa dhe amerika nuk e kane kuptuar me ke popull kane mbleksur,kur ta kuptojne do ti lene ne meshire te fatit .
Personalisht mendoj qe ky eshte mafioz kriminel bandit por me vjen mire qe me ne fund e verteta po del ne sheshe edhe 3 vjet burg per ket sjan kurgja ky i meriton 30 vjet burg. Vetem nje rast po e ceki kur nje here pasi shkoi ne Bugari e shpalli vetveten te “kidnapun” nga mafia Bugare edhe i pat kerku nje pages begi te mire per lirimin e vetvetes paramendo qfare mafiozi eshte ky qka eshte ne gjendje per te ber vetem per para (leke). Nje me vie keq qe ksi persona qe e udheheqin Komunat ne Kosova ose Bashkia ne Shqiperi ka shume shummmmmm nje here e pergjithmon duhet mi eliminu kta MATRAPAZA.