Pacolli nuk bën pjesë në planin e AAK-së për bashkëqeverisje

15 Dhjetor 2012, 13:05Rajoni TEMA

Nëse Ramush Haradinaj vendos që të bëjë koalicion me Hashim Thaçin, atëherë ai nuk e sheh pjesë të tij edhe Behgjet Pacollin me subjektin e tij, i cili sot është në koalicionin që qeveris vendin.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se bisedimet janë për koalicion me PDK-në dhe Hashim Thaçin dhe jo me Behgjet Pacollin dhe subjektin që ai e drejton.

“Diskutimi është për koalicion me PDK-në në mënyrë që të mund të udhëhiqet një qeveri, e cila garanton dinamikë të shtuar”, është shprehur ai. “Nuk ka diskutime me të tjerët”.

Sipas nënkryetarit të AAK-së, partia e tij do ta ofrojë planin e saj për qeverisje dhe në kuadër të tij nuk bën pjesë subjekti i Pacollit./KD

1 komente në “Pacolli nuk bën pjesë në planin e AAK-së për bashkëqeverisje”

  1. lili says:

    si do bashpunoje “mbrenori” haradinaj me antizogistin Thaqi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje