“Paqja Studentore” kundër “Ditës kushtuar seksit”

14 Dhjetor 2012, 12:22Rajoni TEMA

Organizata “Paqja Studentore”, ka shprehur shqetësim në lidhje me organizimin e të ashtuquajturës “Dita kushtuar seksit” nga “Kosovo 2.0”, e cila do manifestohet me disa aktivitete, “ku ndër të tjera në “Pallatin e Rinisë”, pas orës 23:00, do të ketë një organizim të turpshëm, i cili aspak nuk korrespondon me traditën tonë familjare dhe shoqërore”.

“Ne konsiderojmë se shoqëria kosovare ka nevojë për organizime që i shërbejnë ngritjes morale dhe akademike, e jo organizime të tilla çnjerëzore që i kontribuojnë së keqes dhe degradimit të kësaj shoqërie. Ne si organizatë studentore mbetemi të përkushtuar që të marrim traditën e punës së shteteve të perëndimit, por kurrsesi t’i pasojmë në ato cilësi të cilat ne mendojmë se janë virus i një shoqërie të shëndoshë”, thuhet në komunikatën për media të lëshuar nga “Paqja Studentore”.

Edhe pse e kundërshtojnë organizimin në fjalë, kjo organizatë studentore megjithatë thotë se nuk janë kundër informacioneve, të cilat janë në interes të shëndetit seksual, por janë kundër stimulimit të homoseksualizmit dhe dukurive të ngjashme, të cilat janë sinonim i degjenerimit dhe i shkatërrimit të shoqërisë.

Sipas tyre, “Pallati i Rinisë”, i cili ndër të tjera shërben edhe si bibliotekë për një numër të madh të studentëve, të mos shndërrohet për një moment nga “Boro Ramizi” në “Porno Ramizi”, dhe me këtë rast i kanë bërë thirrje menaxhmentit të këtij pallati që ta anulojë menjëherë këtë organizim. Po ashtu, ata u bëjnë thirrje edhe protagonistëve të kësaj mbrëmjeje që të merren me gjera që reflektojnë pozitivisht në rininë tonë dhe të heqin dorë nga degjenerimi i tyre./Kosovapress/

20 komente në ““Paqja Studentore” kundër “Ditës kushtuar seksit””

  1. anticensurë says:

    dy gjëra më bëjnë përshtypje në këtë artikull!
    -fotograafia,ku paraqiten dy studentë që mund të pëshkruhen dhe në arabisht talibanë(ndoshta bëj një vlerësim të gabuar thjesht nga fotoja)!
    -“stimulimit të homoseksualizmit”,kjo shprehje është një budallallëk i nxjerrë nga këta djem që mndojnë se janë student!do të ishte padituri nqs do ta thoshte një njeri i thjeshtë,por te këta është budallallëk!këta me arsimin që kanë duhet ta dinë se homoseksualizmi nuk mund të stimulohet(të paktën me aktivitete shoqërore)!nqs nuk e dinë një gjë të tillë të fillojnë e të interesohen sa sështë vonë!homoseksualizmi është një mënyrë e të qënit njeri!asgjë më tepër!njohja e kësaj mënyre të të qënurit nuk dëmton aspak shoqërinë!e bën më të vetëdijëshme!
    këta studentë duhet të jenë të parët që duhet ta përkrahin këtë inisiativë!

    1. asti says:

      Po ti vete e the qe jane talebane kosove. Ku di talebani te interesohet.Talebani ka frike mos ja dredhe gruaja dhe e mban te mbyllur ne shtepi e shqep ne dru,ka frike mos e zere ndonje homoseksual ne rruge dhe e trasformon ne homo dhe prandaj do ti vrase te gjithe.
      Ehu talebani na mbron shoqerine nga degjenerimi ku pyet talebani per vetedije apo per kulture seksuale.
      E lexon ç’gjuhe eshte perdorur ne artikull? Sikur ka dale nga policia fetare e arabise saudite.

      1. anticensurë says:

        nuk thashë që janë,por të japin përshtypjen nga fotoja!dhe nga mendimet që shprehin!
        pastaj taliban do të thotë student i kuranit!
        emri i organizatës/shoqatës së tyre të lë po të njëjtën përshtypje!
        harrojnë se paqja krijohet vetëm me njohje dhe jo me fshehje!mos dija të bën agresiv ndaj të panjohurës!normalisht kur njeriu e njeh gjënë është më pak agresiv!në këtë rast fjalët e tyre shprehin më shumë agresivitet se sa paqe!

      2. Nusret says:

        o mut po prej kuri je bo ti kshu i civilizum ?!!!

        po na Shqiptart e din ti shum mir se me e prek ne Familje te kallen krejt …

        po ti ndoshta je naj peder e ki deshir familjen ma ta …. najkush ruges po nuk jan Shqipetart si ty mutttt ..

        se ti je naj Far e Felliqur ..

        1. ateisti says:

          O mjeker palare.po cdo ketu ti?
          Eshte plot me fotografi femrash nudo.Ike per koke tende se do ta marre vesh allahu dhe nuk te jep ato virgjereshat pastaj.TI merr ndonje afgan virgjereshat dhe mbetesh pa gje ne parajse.
          ose te jep allahi ndonje peder ne parajse si shperblim.

  2. ani says:

    ky eshte nga zerat e pakta te te vertetes ne shoqerite tona te haperdara.

  3. rex says:

    ha ha ha ”’kurrsesi te pasojme shoqerine perendimore ne ato dukuri te cilat besojme se jane virusi i nje shoqerie te shendoshe”

    Kjo shoqata paqja studentore do te jete ndonje shoqate islamike se vetem islamiket mund te flasin per shfaqe cnjerezore,degjenerim etj.
    Keta 2 mjekrrat do ta shpetojne shoqerine kosovare nga rreziku i seksit.

  4. elio says:

    I proopozojme vellezerve kosovare qe per kete dite te shkojne ne xhami…

  5. Sem Luma says:

    Seksi eshte pune qejfi e deshire ashtu sikurse edhe feja e xhamija. Pra kush ka qejf le te shkoje te njera apo te tjetra. Eshte e vertete se teprimi si ne seks ashtu edhe n´fe e xhami nuk i ben mire njeriut. E ben objekt varesie. Vetem se duhet pranuar: Varesia nga seksi eshte me lehte i kurueshem se sa varesia nga feja (vecanerisht nga feja politike islamiste). Me obsesion seksual,ne fund te fundit, demton vetem veten dhe partnerin eventual; ndersa me obsesion dhe fanatizem fetar demton ne radhe te pare familjen dhe shoqerine. Koheve te fundit kemi me shume raste e shembuj kur Kosoves dhe shqiptareve i eshte shkaktuar me teper dem nga obsesioni e fanatizmi fetaro-islam se sa nga seksi i tepert.
    OK pra, lutje e falje apo puthje e seks te mbare!!!!!!!

  6. Belisarius says:

    Nja dy sqarime do desha. 1) Cfare eshte “Paqja Studentore” 2) Cfare eshte “Dita Kushtuar Seksit” 3) Cfare do behet ate dite qe sipas ketyre do jete “degjenerim” 4) Kush jane “Kosovo 2.0”? FLM.

  7. ABC-ja says:

    @ per Belisarius-in:

    Paqja studentore eshte njera nga 3-4 organizatat e studenteve te Universitetit te Prishtines. Eshte organizate konservative me tendenca islame.
    Per pyetjet tjera lexo kete artikullin nxjerr nga gazeta Express.
    http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,15,99154

    Kosova e seksit

    Revista ‘Kosovo 2.0’ ka vendosur të thyejë tabutë. Edicioni i ri, që pritet të dalë të premten, do t’i kushtohet tërësisht seksit.

    Në fillim ishte imazhi. Pas imazhit erdhi korrupsioni. Pas korrupsionit religjioni. E tani radha i ka ardhur seksit. Revista ‘Kosovo 2.0’, e cila pritet të dalë në shitje të premten, edicionin e saj të katërt do t’ia kushtojë tërësisht seksit. Në këtë numër i është kushtuar hapësirë e veçantë komunitetin LGBT, duke u fokusuar në situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ky numër shtjellon se sa të informuar janë të rinjtë në Kosovë, në përgjithësi, për sa i përket seksit, çfarë lloj informata ka, çfarë pikëpamje mbretërojnë dhe cilat janë stereotipet dhe presionet e ndryshme me të cilat shoqëria jonë ballafaqohet sa i përket kësaj teme.

    Besa Luci, kryeredaktore e revistës, thotë për Express se asnjëherë në Kosovë mediat nuk kanë iniciuar vërtet dhe haptas një diskutim publik për seksin dhe për seksualizmin. Sipas saj, në Kosovë seksi po vazhdon të jetë tabu, pasi që tema mbi seksin nuk shtjellohet në diskursin publik. Ajo thotë se në shoqërinë tonë, për seksin flitet duke mos folur për të.

    “Që nga fillimi i revistës ‘Kosovo 2.0’, kemi qenë gjithmonë të vendosur për t’i paraqitur gjërat ashtu siç janë, qoftë imazhin, qoftë korrupsionin, qoftë fenë (numrat tanë të mëparshëm). Prandaj, na është dukur e udhës të shkruajmë edhe për seksin”, shprehet Luci. Ajo tregon se edhe ne sistemin arsimor seksi nuk trajtohet aq sa duhet.

    Në fakt, sipas saj, seksi mbetet ndër temat më të keqinterpretuara dhe më të papranueshme, pre e pikëpamjeve kundërthënëse se çka do të thotë liria seksuale, si e përcaktojmë ne prapambetjen apo emancipimin në lidhje me seksin, ç’do të thotë të joshesh nga personat e gjinisë së njëjtë apo si e kupton njeriu trupin e vet.

    Duke folur për temën e edicionit të kaluar, që ka qenë religjioni, Besa thotë se te edicioni i religjionit, qëllimi i tyre ka qenë që të sjellin një koleksion artikujsh dhe tregimesh që pasqyrojnë përvojat dhe ndodhitë që formojnë sistemet e besimit, por njëkohësisht edhe shqyrtojnë kompleksitetin e jetëve politike, ekonomike dhe sociale që më nuk mund ta mohojnë ndikimin e fesë ndaj tyre. “Duke shqyrtuar se sa është feja e pranishme dhe se si funksionon ajo në sferën publike dhe private, se si bashkëvepron apo ndeshet ajo me shtetin, se si propagandohet dhe se si komunikon me mediet, se si feja vazhdon t’u japë karakter identiteteve të njerëzve, veçanërisht në politikë, kemi treguar kompleksitetin e religjionit në sferë publike dhe kemi tentuar të zgjerojmë diskutimin e përditshëm mbi fenë”, shprehet Luci.

    Ndërsa ky publikim mbi seksin, sipas saj, do të jetë i pari i këtij lloji jo vetëm në Kosove por edhe në rajon. Ky numër flet mbi pengesat shumështresore, që paraqiten në forma të ndryshme të trysnisë dhe të represionit. Shkrimet në këtë numër flasin për ekzistencën e tyre dhe japin një shpjegim të detajuar të raportit ndërmjet jetës së lesbikeve, homoseksualëve, heteroseksualëve, biseksualëve, transvestitëve dhe hermafroditëve, dhe identitetit, gjinisë, familjes dhe komunitetit të tyre – dhe të vështirësive të tyre si rezultat i mungesës së mbështetjes nga shoqëria dhe homofobisë së kudondodhur. Luci thotë se këtë numër e shohin si një thirrje për të gjithë që ta pranojnë publikisht dhe lirshëm orientimin e tyre seksual. “Ky numër është një thirrje për t’u dhënë fund barrierave shoqërore dhe ligjore që ua pamundësojnë njerëzve të shprehin lirshëm seksualizmin e tyre, të gëzojnë lirinë seksuale, dhe të marrin pjesë në mënyrë të barabartë në formësimin e sferës publike”, thotë ajo.

    Lidhur me çështjen e komunitetit LGBT, ajo thotë se janë përfshi artikuj që shtjellojnë jetën e personave LGBT në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Luci thotë se homofobia është e pranishme mjaft në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas saj, komuniteti LGBT përballet me vështirësi që të jetojnë një jetë shoqërore të plotë, për disa është e vështirë të dalin haptazi me orientimin e tyre seksual mbase nuk ka shume përkrahje shoqërore. “Edhe pse në disa vende, legjislacioni anti-diskriminues është modern, ka problem në implementim, shumica prej tyre edhe frikësohen për sigurinë e tyre personale dhe shpesh nuk gjejnë përkrahjen e duhur në institucionet përkatëse, si për shembull te policia, etj.”, thekson Luci.

    Duke folur për vështirësitë me të cilat përballet ky komunitet në Kosovë por edhe në rajon, Luci thotë se ka sjellje dhe gjuhë diskriminuese, si dhe incidente të dhunës. “Jo më larg se disa vjet më parë, mediat e mëdha kanë lejuar botimin e shkrimeve urrejtëse ndaj personave LGBT, e madje edhe i kanë mbështetur qëndrimet urrejtëse. Personat LGBT dhe mbështetësit e tyre në rajonin e gjerë nuk po ia dalin që të organizojnë parada, për arsye të sigurisë, pasi nuk është garantuar siguria personale e pjesëmarrësve. Institucionet shtetërore vazhdojnë të shpërfillin reformat legjislative dhe edukative që do të mundësonin pjesëmarrje dhe përfaqësim të barabartë dhe të drejtë për të gjitha gjinitë”, shprehet Luci.

    Lansimi i revistës do të bëhet të premten, me ngjarje të ndryshme të organizuara që nga ora 14:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe në ora 19:00 do të ketë lexim të disa artikujve nga revista, duke përfshirë letra personale që Lepa Mladenovic (Women in Black) dhe Igballe Rogova i kanë shkruar njëra tjetrës. Gjatë gjithë ditës, do të shfaqen një seri e videove me intervista, filma dhe shfaqje lidhur me seksin dhe gjininë në Kosovë.

    Do të shfaqet filmi ‘Tre minuta vetmi’ nga Visar Krusha, që ofron një paraqitje të shkurtë të jetës së një homoseksuali nga Kosova. Pastaj do të jepet shfaqja ‘Monologët e Vaginës’, produksion kosovar me regji të Ilir Bokshit dhe Florent Mehmetit. ‘Monologët e Vaginës’ është i përbërë nga një numër i ndryshëm i monologëve të lexuara nga një numër i ndryshëm i grave. Secili nga monologët ka të bëjë me një aspekt të eksperiencës feministe, duke prekur çështje si : seksi, dashuria, dhunimi, cikli menstrual, gjymtimi gjenital femëror, masturbimi, lindja, orgazma dhe emra të ndryshëm në lidhje me vaginën, ose thjeshtë si një aspekt fizik i trupit.

    Gjithashtu do të ketë edhe lexime dhe diskutime të shumta nga autorë të ndryshëm.

    Sipas Lucit, ajo çka e bën të veçantë edicionin mbi seksin është se gjatë procesit të përgatitjes së revistës, redaksia ka pranuar shumë letra dhe përkrahje nga lexuesit dhe publiku, duke shfaqur padurimin e tyre për të lexuar këtë numër. Kjo i ka nxitur autorët dhe stafin e revistës që t’i qasen temës guximshëm, por edhe e ka bërë të qartë se ekziston një interes që kjo temë të shtjellohet me shumë në publik.

    Revista del në gjuhën angleze 2000 kopje, në gjuhën shqipe 1500 kopje dhe në gjuhën serbe 500 kopje. Çmimi i saj është 3 euro. Luci beson se pas lansimit të revistës do të nisë një diskutim më i gjerë lidhur me këtë çështje.

    1. Belisarius says:

      ABC-ja shume faleminderit per pergjigne dhe sqarimet. Dmth keta te Paqes qenka thjeshte nje grup me mjekrosha te frikesuar nga deshtimi i tyre? Shume e qarte tani pse kane kaq frike nga kjo revista. ?

      1. bullshit says:

        he mo pederast, te pelqen ty orgjia ne sex?

        dhe prandaj ke inat islamistet?

        ateist i ndyre qe ben si i krishtere

        1. Belisarius says:

          Bullshit ashtu sci ke emrin ke edhe komentet. Akoma nuk ke kuptuar qe une jam ateist dhe kurre nuk kam thene qe jam kristian. JE pa tru fare. PEr te tjerat i lumte ketyre te Kosovo 2.0 qe duan tju bejne pak me njerezore se po te ishte per ju do ishit akoma duke ngrene me duar ne dysheme. Gjithashtu, une jam aq mashkull sa ti nuk do jesh kurre ne jeten tende! ?

  8. Nusret says:

    cka keni ju me mjekroshat be mjekroshat nanen ne …. po a ma mir nje njeri qe fal Namazin asht Musliman e deshrion shoqeri te Shendosh apo si ata qi i perkrahin homoseksualat ?!!

    a skeni be pisat e nanes naj sen tjeter me bo por ksi far fllyqtire ?!!

    per bes po te ishen ne Kosov jau kishem qij Familjen atyre pjesmarsve me Zoll shkrum i kishem ba si kakaleca se nuk kemi luftu per me u bo pedera e per ksi budallaqe be pisat e nanes ishalla Allahu i denon si asht ma keq se denimi i Allahut asht ma i mir e ma i drejt per kta pisa …

    1. ateisti says:

      o taleban vare pushken ne mur.E lexove artikullin me siper?
      eshte me qellim informativ.Do mblidhen bashke e do flasin do shikojne ndonje film e do informohen .
      kaq gje ju skandalizoi ju talebanet qe do beni hatane.
      e cna gjeti me keto kafshe.
      nuk ta prish njeri shoqerine prandaj mos kij merak.
      kjo me kujton ate skenet e filmit koncert ne vitin 36 kur i thone me shaka muslimanit qe do kendojne ne minare dhe ai hidhet perpjete.se nuk di kafsha qe bejne shaka.Aq i mbush.
      lexoni kete nuren siper.as te flase shqip nuk di ama do djege e do vrase.
      Ja dhe islami i paqes qe te gjithe perpiqen ne mohojne e nxorri koken me mjekrren e qelbur . ketij nures i ka mbetur te mbroje shoqerine.

  9. tourkofagos says:

    pune korrakesh,varu kkkkkkkk…………byrazeret e anticensure-s!

  10. studenti says:

    djemte e Paqja studentore jan njerez qe studiojne ne universitet, pra jan nxenes te dijes, pra jan njerez qe shkollohen dhe edukohen ne menyren me te mire te mundeshme.

    dikush tha qe jan me anim islamik keta studentet!!!

    edhe me mire qe jan me anim islamik, kjo e nderon njeriun.
    ku ka me mire se te jesh njeriu i Zotit, nje njeri me shkolle, i edukuar, me dije, nje njeri qe ben dallimin nga kafsha.

    keta djem po luftojne ne menyren me te larte, ne menyre te kulturuar veset e ndyra qe djalli don te i beje pjese te familjeve tona me dhune…

    nese ka njerez qe luftojne veset e ndyra jan muslimanet.

    Bravo djem, ju lumte.

  11. FBI says:

    Igballe Rogova eshte femer apo mashkull ? ?
    droj se ka zgjedh partnere te jetes nje serbe te mallkuar si kjo Lepa Mladenovic …

    eh cfare pritni nga nje shoqate “Kosovo 2.0 ” ku Kosovo shenohet ne gjuhe serbe ,e jo “Kosova 2.0” , sherbim i nentokave serbe .

    http://kosovowomenssummit.org/wp-content/uploads/2012/10/igballe-rogova.png

    1. Belisarius says:

      Ne fakt me sa di une Kosovo eshte ne ANGLISHT. ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje