Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës akuzohet për përfitime milionëshe

18 Dhjetor 2012, 20:42Rajoni TEMA

Agjencia Kadastrale e Kosovës akuzohet për keqpërdorime të shumta. Madje kryeshefi i kësaj agjencie akuzohet nga disa punëtorë të larguar së fundi nga puna për përfitime milionëshe. Kryeshefi Murat Meha i mohon akuzat, por denoncuesit pretendojnë se kanë fakte të mjaftueshme që Mehën, sipas tyre, ta dërgojnë në burg. Rasti është denoncuar edhe në organet e drejtësisë, raporton KTV.

Agjencia Kadastrale e Kosovës akuzohet për korrupsion, zhvatje dhe keqpërdorime të tenderave.

Dy persona të larguar së fundmi nga kjo agjenci akuzojnë personalisht kryeshefin ekzekutiv, Murat Meha, për përfitime milionëshe.

Ish-zyrtari i lartë ligjor në këtë agjenci, Ali Sefaj, thotë se ka informacione për keqpërdorimet e Mehës.

Sefaj përmend disa tendera, për të cilët thotë se ka fakte të mjaftueshme të cilat pretendon se vërtetojnë keqpërdorimet.

Megjithatë të pakuptimta dhe jorelevante akuzat i cilëson vetë kryeshefi Meha, ndërsa nuk frikësohet të përballet me organet e drejtësisë.

Meha konsideron se agjencia po bën punë të rëndësishme, gjithnjë duke respektuar ligjin.

Por Ali Sefaj nuk është i vetmi që pretendon se ka dëshmi për keqpërdorimet e Mehës.

Dukagjin Venhari deri vonë ka punuar si përkthyes në AKK dhe thotë të jetë sulmuar fizikisht nga kryeshefi Meha, të cilin e quan okupues të agjencisë.

Sipas Venharit, Meha kishte urdhëruar përkthimin e disa materialeve, me gjithë faktin se ato ishin përkthyer një herë në vitin 2006.

E këtë e vërteton edhe ky dokument i nënshkruar nga vetë kryeshefi Meha.

Si Venhari, ashtu edhe Ali Sefaj u janë drejtuar organeve të drejtësisë, për të denoncuar menaxhmentin, përkatësisht kryeshefin Meha./KD

3 komente në “Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës akuzohet për përfitime milionëshe”

  1. fl says:

    Te pakten ne Kosove akuzohen. Ne Shqiperine e Saliut te tille individe qe i sherbejne Familjes mafioze Berisha qorrazi promovohen

    1. KS says:

      Hiq mos u mërzit. Deri tani askush në Kosovë nuk ka shkuar në burg për plaçkitje të parave të popullit, edhe nëse është shpallur fajtor dhe bile edhe nëse e kanë parë të gjithë me thes plot me para.

      Tek shtetet demokratike kërkohet dosje e pastër për të qenë ministër. Tek ne në Kosovë është e kundërta. Nuk ekziston askush në qeverinë e Prishtinës pa dosje të drejtësisë dhe pa disa akuza.

      Nëse nuk je i akuzuar me një vepër kundër ligjit, as si pastrues nuk të marrin në punë në parlamentin e Prishtinës.

      1. BARDHI RKS says:

        KS — 18 Dhjetor, 2012 në 11:46 pm

        Nuk eshte krejt zi,jemi vetem pese vite shtet,ne kohen e unmikut eshte vjedh shume nga vendoret dhe nderkombetaret,ne keto pese vite ka zyretare te larte te akuzuar,paraburgos dhe shkarku nga detyra,procedurat gjygjesore jane te komplikuara,avokatet bejn gjithcka qe ti zgjasin proceset gjygjesore,ka zyrtar te denuar ne shkallen e pare…….Shume zyrtar te korruptuar do te perballen me drejtesin,ajo qe ndodh te ne me tenderet,punesimin eshte krim e per keto krime disa do te shkoin ne burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje